• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rritje e numrit të universiteteve private, punimi i diplomës gati kundrejt pagesës

by Java News
25/02/2019 08:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bum i ri arsimor në tregun turk?

Punimet shkencore për „Bachelor“, „Master“ apo disertacion ofrohen të gatshme kundrejt pagesës. Universitetet private janë më të prekura.

Universitetet turke ndeshen me një sfidë të re,që nuk ka të bëjë shumë me shkencën – porositjen e punimeve shkencore kundrejt pagesës.

Gati çdo lloj punimi shkencor nga detyrat me shkrim të seminareve deri tek disertacionet mund të porositer kundrejt pagesës.

Ky treg i ri lulëzon veçanërisht në universitetet private. Në Turqi aktualisht renditen 63 shkolla të larta, shumica janë themeluar në 5 vitet e fundit. Një kërkim online të tregon, se ekzistojnë rreth 50 qendra të specializuara për shkrimin shkencor me porosi.

Për çdo punim ofrohen 500 deri në 3000 euro, çdo muaj përpilohen rreth 50 punime. Kjo i përgjigjet një fitimi prej 25 milionë euro në vit.

Rritje e pakontrolluar e universiteteve private

Dr. Görkem Doğan, kryetari i Sindikatës së Pedagogëve në Arsim dhe Shkencë, “Eğitim Sen” e shikon këtë rritje të numrit të disertacioneve të blera në përkim me rritjen e pakontrolluar të universiteteve private. Doğan kujton, se pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, pas përpjekjes për puç ushtarak në vitin 2016, një numër akademikësh humbën punën. Vetëm me dekretin e presidentit Erdogan humbën punën më shumë se 6000 akademikë. „Nuk mund të provohet me saktësi, nëse ky largim nga puna lidhet drejtpërdrejt me rritjen e punimeve shkencore me porosi. Por ajo që dihet, është, se këto largime nga punë e dëmtuan edhe më shumë studimin shkencor që edhe pa të i kishte problemet e tij.”

Reporterë të Deutschen Welles të paraqitur si studentë, pyetën një përfaqësues të qendrave të tilla për çmimet aktuale. Ky punonjës ofroi këto të dhëna: Ai është vetë studiues me titullin e doktorit shkencor. „Në të njëjtën kohë jam edhe në komisionin e provimit si për provimin me gojë ashtu edhe për seancën e pyetjeve shkencore. Çdo punim shkencor e bëj për një çmim prej 7000 lirash (afër 1200 euro). ”

Shumica e kërkesave nga mjekësia

Në bisedë bëhet e qartë, se kjo qendër është e specializuar për mjekësinë, psikologjinë klinike dhe menaxhimin. „Rreth 70% e studentëve, që ne i shoqërojmë me punime vijnë nga fakultetet e mjekësisë. Kur bëjmë një punim për ta, atëherë ne përdorim dijen e specialistëve të kirurgjisë apo ortopedisë. Studiuesit, me të cilët bashkëpunojnë marrin nga ne një honorar prej 800 deri në 1200 euro. Çmimet për detyra shkencore në mjekësi shkojnë nga 1700 euro e më lart.”

Këto punime shkencore „kryhen kundrejt pagesës. Nuk është ilegale, ndoshta disi jo etike”, thotë ky punonjës. I pyetur, nëse mund të krijohen probleme me komisionin e provimit, ky punonjës thotë se, „jam vetë anëtar i komisionit dhe marr përsipër rolin e atij, që shtron pyetjet kritike. Në komision janë të ulur edhe miq të profesorit, njëri mund të flasë kundër punimit, një tjetër do t’iu lëvdojë fort. Dhe i treti është aty që të hajë ëmbëlsirën e ofruar.”

Në Turqi shkrimi me porosi nuk sanksionohet nga ana ligjore. Agjencitë që marrin përsipër të bëjnë punime shkencore kundrejt pagesës, janë aktive nën mbulojën e „konsulentit shkencor”. Honorari i marrë klasifikohet si „punë zyre”. Por nëse një universitet informohet, se studenti nuk e ka kryer vetë punimin, por një person i tretë, atëherë ai mund të llogarisë me largimin nga universiteti. Në të njëjtën kohë kërkohet që të ripunohet detyra e dorëzuar. Dënimet për personelin akademik janë më të rënda. Në dhjetor 2016, Këshilli i Arsimit të Lartë, YÖK kërkoi që të dënohen me gjoba personat akademikë që shkruajnë kundrejt parave. Madje ata kërcënohen edhe me përjashtimin nga universiteti, por propozimi i këtij këshilli ka mbetur deri më tani në letër.

Vërtetimi i akuzave i vështirë

Universitetet private nga Stambolli Üsküdar und Nişantaşı shihen si universitete të dyshuar për lejimin apo nxitjen e këtij fenomeni. Deutsche Welle ka pyetur Sevil Atasoy, zëvendësrektroren e universitetit Üsküdar lidhur me akuzat që në universitetin e tyre ofohen diploma të bëra me pagesë. Ajo përgjigjet se „ata që bëjnë akuzat duhet të sjellin edhe provat.” Atasoy kundërpërgjigjet më tej se „punonjësit tanë janë të ndërgjegjshëm dhe punojnë me profesionalitet të lartë.”

Edhe kryetari i Sindikatës së Kualifikimit Profesional (ÖGESEN) Dr. Vahdet Özkoçak e njeh problemin, dhe e sheh si nevojë akute „krijimin e një ministrie për çështjet e punimit shkencor”. Sipas Özkoçak në universitetet shtetërore punimi me pagesë është shumë më i vështirë të futet, ndërkohë që universitetet private i shohin studentët si klientë me fuqi blerëse. Me shqetësim ai sheh një humbje të madhe të kompetencës shkencore në 20 vitet e fundit.(dw)

E.Xh./

Next Post
Rama: Kjo qeveri i ka dhënë fund tranzicionit! Nga 1 Janari….

"Kur ata e lanë pushtetin pas shumë vitesh", Rama publikon videon dhe krahason dy qeveritë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In