• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rritje e madhe e rasteve me COVID dhe shtim i frikës/ Pse Spanja u bë përsëri “e sëmura e Evropës”, ç’po ndodh

by Java News
09/09/2020 08:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deirdre Carney dyshoi se mund të kishte COVID-19 kur pa se kishte një temperaturë mbi 37 gradë.

“Ishte disi tronditëse kur u diagnostikova. Nuk mund ta besoja që isha infektuar. Nuk kisha pasur kontakt me shumë njerëz”, i tha Zërit të Amerikës Carney, një mësuese anglishteje nga Kalifornia që jeton në Madrid.

Në kryeqytetin spanjoll, që ka tani rreth një të tretën e rasteve të koronavirusit të Spanjës, autoritetet janë detyruar që të vendosin disa kufizime në përpjekje për të frenuar fluksin e infeksioneve.

Që kur vendosi një nga izolimet më të rrepta në Evropë, Spanja u bë i pari vend i Evropës Perëndimore që njoftoi mbi 500 mijë raste, thanë autoritetet e shëndetësisë të hënën.

Me numrin e infeksioneve që arriti në 525 mijë të martën, Spanja ka 255.9 raste për 100 mijë banorë, krahasuar me 35.2 në Britani, 125.2 në Francë dhe 30.6 në Itali, që ishte një nga vendet e prekura më rëndë në fillim të pandemisë.

E izoluar për shkak të sëmundjes, Carney tha se nuk ishte kontaktuar nga gjurmuesit e rasteve, një mangësi e madhe që ekspertët thonë se është pjesë e arsyes për fluksin e infeksioneve.

“Vetëm vendi im i punës e bëri procesin e gjurmimit”, tha ajo.

Kufizime të reja

Madridi, një qytet me 6.6 milionë banorë që jetojnë kryesisht në lagje me popullsi të dendur, do t’i kufizojë grumbullimet sociale deri në 10 vetë në ambjente të mbyllura apo të hapura.

Shumë nga vatrat janë të lidhura me grumbullimet familjare, ose kur të rinjtë mblidhen për të pirë në ambjente të hapura.

Baret, restorantet, martesat dhe funeralet do të përballen gjithashtu me kufizime për pjesëmarrjen.

Vala e re e infektimeve ka qenë më pak vdekjeprurëse sesa në fillim të pandemisë dhe numri i infektimeve duket të jetë ngadalësuar nga kulmi ditor prej 10 mijë vetësh para më shumë se një jave.

Numri i të vdekurve mbetet gjithashtu shumë më i ulët sesa në prill kur mbi 900 vetë vdiqën në një ditë.

Megjithatë shumë po shtrojnë pyetjen se pse Spanja u bë përsëri “e sëmura e Evropës”.

Ekspertët sugjerojnë se një kombinim faktorësh kanë kontribuar në rikthimin mbrapsht të vendit, pikërisht në momentin kur 8 milionë fëmijë kthehen në shkolla dhe spanjollët rikthehen në punë.

“Ne kishim masa shumë të rrepta mbylljeje që u hoqën shumë shpejt në një vend me një prirje të madhe për jetë sociale dhe ku familjet janë shumë të afërta me njëra-tjetrën”, i tha Zërit të Amerikës, Ildefonso Hernández, profesor i shëndetit publik në Universitetin “Miguel Hernández”, pranë Alikantes në juglindje të Spanjës.

“Duhet të them gjithashtu se numri i testeve është rritur në mënyrë drastike që nga marsi dhe prilli, prandaj po shohim më shumë diagnoza pozitive”, tha ai.

Zoti Hernández tha gjithashtu se pjesë e përgjegjësisë i takon edhe përgjigjeve të autoriteteve rajonale ndaj fermerëve migrantë që mbledhin fruta që udhëtojnë në gjithë vendin, duke gjetur punë ku janë të korrat. Shumë prej tyre janë të detyruar të rrinë në hapësira të ngushta kur distancimi fizik është i vështirë, në mos i pamundur.

Gjendje shqetësuese

Në Madrid, numri i shtretërve të spitaleve me pacientë me COVID-19 është afro 18%, krahasuar me 7% në pjesën tjetër të vendit.

“Gjendja në Madrid është shqetësuese. Numri i rasteve me COVID-19 po ushtron presion ndaj aftësisë së disa spitaleve për të bërë operacione të tjera”, paralajmëroi prof. Hernández.

Analistët përmendin si faktor edhe dobësitë në sistemin e qeverisjes së Spanjës.

Spanja është një nga vendet më të decentralizuara në Evropë, me përgjegjësinë për kujdesin shëndetësor dhe arsimin të shpërndarë mes 17 qeverisjeve rajonale.

“Në fillim të pandemisë, qeveria qendrore mori kontrollin e menaxhimit të krizës. Përveç mospërputhjeve ideologjike, doli në pah edhe krenaria rajonale”, i tha Zërit të Amerikës, Miguel Otero-Iglesias, një ekonomist në Institutin Mbretëror Elcano, një organizatë në Madrid.

“Në të njëjtën kohë, rajonet i kthejnë sytë nga qendra për udhëheqje. Spanja nuk ka një qeveri qendrore të fortë dhe nuk ka një shtet federal”, shton ai.

Për të përmirësuar procesin e gjurmimit të kontakteve, Spanja ka thirrur ushtrinë, duke dislokuar 2 mijë ushtarakë për të ndihmuar autoritetet rajonale.

Ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa u përpoq të fashiste frikën.

“Gjendja e tanishme nuk është aspak si në mars apo prill, përsa i takon presionit për numrin e shtretërve të spitaleve apo njësive të kujdesit intensiv”, u tha ai gazetarëve në një konferencë për shtyp. VOA

g.kosovari

Next Post
Klientët duhet të kenë…/ Hapen shtëpitë publike, Gjermania merr vendim pas protestave të punonjëseve të seksit

Klientët duhet të kenë.../ Hapen shtëpitë publike, Gjermania merr vendim pas protestave të punonjëseve të seksit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestimi i 14 doganierëve, Greqia zgjat orarin në kufirin me Shqipërinë

“Doganat” arkëtojnë 66 milionë lekë, falin 168 milionë tjera. Kush përfiton deri më 31 dhjetor?

July 7, 2026
Fundi i epokës Le Pen? Bardella gati për betejën e madhe për garën presidenciale

Fundi i epokës Le Pen? Bardella gati për betejën e madhe për garën presidenciale

July 7, 2026
QKB thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare brenda 31 korrikut, shmangni penalitetet

QKB thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare brenda 31 korrikut, shmangni penalitetet

July 7, 2026
Kryeministri i Norvegjisë shpreh gatishmërinë e vendit të tij për të zgjeruar bashkëpunimin me Kinën

Kryeministri i Norvegjisë shpreh gatishmërinë e vendit të tij për të zgjeruar bashkëpunimin me Kinën

July 7, 2026
Berisha pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Lista dinjitoze, përfaqësojnë elitën

Berisha: Nuk marrim pjesë në Parlament për sa kohë Rama bllokon kërkesat e protestuesve

July 7, 2026
I bëri atentat oligarkut në Monaco, gjendet e vrarë autorja e sulmit

I bëri atentat oligarkut në Monaco, gjendet e vrarë autorja e sulmit

July 7, 2026
Sulmuan Komisariatin Nr.3 dhe u përleshën me Policinë, 1 në pranga dhe 4 në kërkim

Sulmuan Komisariatin Nr.3 dhe u përleshën me Policinë, 1 në pranga dhe 4 në kërkim

July 7, 2026
4 milionë euro për koncertin e Kanye West, Rama: Shqipëria nuk ndalet, të hidhen përpjetë ata që s’duan

4 milionë euro për koncertin e Kanye West, Rama: Shqipëria nuk ndalet, të hidhen përpjetë ata që s’duan

July 7, 2026
Pastruan para përmes blerjes së tokave në Dhërmi, SPAK çon për gjykim 4 persona. Skema, përmes 3 kompanive fasadë

Pastruan para përmes blerjes së tokave në Dhërmi, SPAK çon për gjykim 4 persona. Skema, përmes 3 kompanive fasadë

July 7, 2026
“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

495 persona morën shtetësinë shqiptare, 173 e lanë gjatë 2025-ës

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In