• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rritje dyshifrore e çmimit të ushqimeve, INSTAT: Produktet e shportës, 25-50% më shtrenjtë se vjet

by Java News
20/10/2023 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Artikujt e shportës po pësojnë rritje të çmimit të shitjes me pakicë. Nga të dhënat e raportit të INSTAT dallohet qartë që produktet si fruta-perimet, zarzavatet apo edhe mishi janë shtrenjtuar krahasimisht me një vit më parë.

Me një rritje në përqindje dyshifrore, një kilogram qepë shitet 108 lekë për kile nga 70 që ishte vjet, duke u shtrenjtuar me 54%.

Rritje çmimi ka pësuar edhe patatja, e cila është sot 40% më e shtrenjtë duke u shitur me 97 lekë për kilogram nga 69 lekë që shitej vitin e kaluar.

Domatet dhe specat janë rritur me mesatarisht 20% ndërkohë që produktet e bulmetit si gjalpi dhe djathi, krahasimisht me një vit më parë, reflektojnë një çmim më të shtrenjtë mbi 25% mesatarisht. Kështu, një kilogramë djathë i bardhë, nga 692 lekë që ishte, shitet sot 880 lekë.

Frutat si molla dhe portokalli janë shtrenjtuar me mbi 15%, ku një kile mollë dhe një kile portokall sot shiten respektivisht 148 dhe 154 lekë për kile.

Mishi në anën tjetër rezulton se është shtrenjtuar me mbi 10%, ku një kile mish pule kushton 50 lekë më shtrenjtë se vjet.

Shtrenjtimi i artikujve bazë të shportës vjen si pasojë e problemeve dhe vështirësive që ka hasur prodhimi vendas. Ndryshimet klimatike, reduktimi i tufave të bagëtive si dhe eksporti i të vjelave në masë ka shkaktuar dështim të plotësimit të kërkesës në treg dhe rritjen e çmimeve. Nga ana tjetër, rritja me gati 30% të numrit të vizitorëve të huaj ka shtuar kërkesën në tregun e brendshëm duke rritur më tej çmimet.

Ndërkohë, vaji i lulediellit është i vetmi produkt që shënoi rënie të madhe në çmim me 34% si pasojë e rënies së çmimit në tregjet ndërkombëtare./m.j

Next Post
Tensionet në Kosovë/ Kulluri: Përgjegjësia vetëm e Albin Kurtit. Veprimet e tij e kanë kthyer Serbinë në viktimë

Kulluri: Mënyra si po bëhet opozitë është e gabuar, Berisha të tërhiqet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In