• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rritja tronditëse e divorceve dhe pse nuk martohen të rinjtë

by Alfons Çupaj
15/06/2017 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfons Çupaj

Pasiguria për të ardhmen është problemi themelor më të cilin po përballen të rinjtë e sotëm. Frika se nuk do ia dalin dot është kthyer në një fenomen shqetësues për rininë shqiptare. Të gjendur në kushtet e pasigurisë në punë, pagave mizerabël, vështirësive të mëdha ekonomike, mungesës së një apartamenti, qirave të shtrenjta, të rinjtë janë të detyruar të tregohen të kujdesshëm në vendimet që marrin. Por, përveç pasigurisë në punë dhe pagave të ulëta, stresi dhe depresioni janë elementë që rëndojnë shumë mbi brezin e tanishëm, për të shtuar, kreditë, sigurimet shëndetësore, konkurrenca e tregut të punës, rritja e çmimeve për përballimin e një shtëpie apo një familje, faktorë të cilat e kanë vështirësuar së tepërmi jetën.

Në të tilla kushte, shumë të rinj kanë ‘frikë’ të martohen dhe të krijojnë familje, ndërsa shihet se edhe çiftet e reja po përballen me probleme të shumta, të cilat shpesh përfundojnë në zgjidhje martese.

Një raport tronditës i INSTAT tregon se qëndrueshmëria e familjeve shqiptare është cënuar ndjeshëm dhe ka një rritje dramatike të numrit të divorceve, sidomos tek çiftet e reja, dhe një rënie të frikshme të numrit të martesave.

E thënë me thjeshtë, të rinjtë shqiptarë kanë ‘hequr’ dorë masivisht nga martesa (të paktën përkohësisht), ndërsa 1/3 e çifteve të martuara gjatë vitit 2013 ka përfunduar me divorc.

Sipas INSTAT, në vitin 2007 në 100 martesa kemi 14.7 divorce, në vitin 2013 në 100 martesa kemi 15.8 divorce, në vitin 2014 në 100 martesa kemi 17.8 divorce, në vitin 2015 në 100 martesa kemi 21 divorce, për të kulmuar në vitin 2016, ku në 100 martesa kemi 31.2 divorce, afërsisht 1 në 3 çifte janë ndarë.

Mundësitë reale të të rinjve shqiptarë për të krijuar një familje të shëndetshme janë të pakta. Nëse bëjmë një analizë të thjeshtë, shohim se paga mesatare e të rinjve të punësuar është 30 mijë lekë të vjetra, ndërsa rreth 33% e tyre janë të papunë. Shifrat flasin se shumica e të rinjve që përfundojnë studimet, qëndrojnë në Tiranë, pasi mundësia për të gjetur punë në rrethe, bazuar në profilet e tyre të studimeve, është e pamundur. Por çfarë mund të bëjë një i ri me një pagë nga 25-45 mijë lekësh të reja? Të paguajë qiranë, të ushqehet, të blejë libra, të blejë rroba, të paguajë telefonin, internetin, apo të ndjekë një shfaqje në teatër apo film në kinema. Të gjitha kërkesa minimale, por të detyrueshme për t’u përmbushur. Për të mos folur pastaj për argëtim, pushime, apo një fundjave relaksuese, e cila është e pamundur në këto kushte.

Rritja e numrit të divorceve dhe rënia e numrit të martesave ka sjellë efektin zinxhir të rënies së numrit të lindjeve, rritjen e moshës mesatare dhe plakjen e popullsisë. Në vitin 2016, numri i personave në pension arriti në 611,544, me një shtesë prej mbi 12 mijë e 600 pensionistësh nga 2015-a. Ky trend mund të ketë pasoja të rrezikshme edhe për ekonominë shqiptare. Nëse u referohemi sërish shifrave, numri i lindjeve në 2016  krahasur me vitin 2014 është rreth 3 mijë lindje më pak. Më pak se 32 mijë foshnje lindën në Shqipëri gjatë vitit 2016 duke shënuar nivelin më i ulët të lindjeve të shënuar që nga vitet 1930. Kjo shifër dramatike paralajmëron një krizë të rëndë demografike në të ardhmen e afërt.

Fatkeqësisht, pavarësisht se jemi në kulmin e fushatës elektorale, liderët e partive kryesore nuk kanë paraqitur asnjë plan konkret për fuqizimin e rinisë, mbështetjen e tyre, stimulimin financiar dhe planin për punësim. Mënyra e duhur do të ishte dhënia e banesave sociale çifteve të reja, çka do te eliminonte qiratë që shkojnë dëm dhe të rinjtë do të paguanin për një banesë që do kthehet në pronë të tyre. Rritja e bonusit për çdo bebe të lindur dhe caktimi i një bonusi martese, do të ishte një nxitës i fortë që të rinjtë të martohen dhe do të stimulonte rritjen e lindshmërisë. Ka ardhur koha që të rinjtë të mos shihen si ‘mish për top’ në sytë e politikës. (Javanews.al)

Next Post
Marrëveshja, zgjedhjet e Kavajës në të njëjtën ditë me zgjedhjet e përgjithshme

Trupi diplomatik monitorim të rreptë zgjedhjeve, grekët numrin më të lartë të vëzhguesve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kreshnik Spahiu: Monitorimi i zgjedhjeve nga SPAK, shpresa e vetme që votat s’do manipulohen

Kush e drejton protestën: Gjenerata Z apo niveli ZH?

June 25, 2026
Helmohen sërish nga ushqimi 50 kursantë të Akademisë së Sigurisë

Helmohen sërish nga ushqimi 50 kursantë të Akademisë së Sigurisë

June 25, 2026
Shqipëria renditet ndër vendet me rezerva të ulëta të arit

Shqipëria renditet ndër vendet me rezerva të ulëta të arit

June 25, 2026
Rama ‘kapet’ me ish-zv.ministrin e tij: Presioni ndaj sipërmarrësve për shkak të bindjeve politike është i papranueshëm

Rama ‘kapet’ me ish-zv.ministrin e tij: Presioni ndaj sipërmarrësve për shkak të bindjeve politike është i papranueshëm

June 25, 2026
Kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, reshje lokale në zonat malore

Kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, reshje lokale në zonat malore

June 25, 2026
Përfituesit/ Detaje nga ligji i ri: Ja cilat janë pronat për të cilat nuk do paguhen taksa

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

June 25, 2026
“As mos e çoni ndërmend dorëheqjen”, emigranti i shkruan Ramës: E di që ju nuk po shisni asgjë!

“As mos e çoni ndërmend dorëheqjen”, emigranti i shkruan Ramës: E di që ju nuk po shisni asgjë!

June 25, 2026
Historike! Afrika e Jugut mund Korenë dhe avancon për herë të parë në fazën me eliminim direkt të Botërorit

Historike! Afrika e Jugut mund Korenë dhe avancon për herë të parë në fazën me eliminim direkt të Botërorit

June 25, 2026
Bind Meksika, mund çekët 3-0 dhe i dërgon në shtëpi

Bind Meksika, mund çekët 3-0 dhe i dërgon në shtëpi

June 25, 2026
Brazili fiton me “tris” dhe kualifikohet si kryesues, Maroku ia del me përmbysje

Brazili fiton me “tris” dhe kualifikohet si kryesues, Maroku ia del me përmbysje

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In