• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rritja ekonomike në Eurozonë, BSH: Efekte pozitive në Shqipëri

by A R
21/11/2016 22:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekonomia e Eurozonës u rrit në tremujorin e dytë të vitit, por me një ritëm të ngadalësuar krahasuar me tremujorin paraardhës, bëri të ditur Banka e Shqipërisë, duke nenvizuar faktin se kjo ecuri pozitive jep ndikim edhe në ekonominë shqiptare.

Sipas BSH-së, komponentët ku është mbështetur rritja ekonomike kanë qenë eksportet neto dhe shpenzimet konsumatore. Ndonëse niveli i papunësisë ka mbetur i pandryshuar, punësimi vijon të rritet. Ky fenomen, së bashku me çmimet e ulëta të naftës, kanë ndikuar në rritjen e të ardhurave të disponueshme të familjeve, çka është përkthyer në rritje të shpenzimeve konsumatore.

Përçimi i politikës monetare në tregjet financiare dhe lirimi i kushteve të kreditimit pritet të sjellin një rritje të mëtejshme të konsumit dhe një përmirësim të investimeve në tremujorët në vazhdim. Megjithatë, citon BSH-ja në raportin e publikuar se fundi, aktiviteti tregtar pritet të ndikohet negativisht nga dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga Eurozona. Pasojat tërësore të Brexit-it mbeten ende të paqarta. Inflacioni ka ndjekur një trajektore rritëse gjatë muajve të fundit, por ai vijon të mbetet në nivele të ulëta dhe larg objektivit të Bankës Qendrore Evropiane.

Sipas parashikimeve të fundit të BQE-së, inflacioni pritet të rritet mbi nivelin 1% në vitin e ardhshëm, për t’iu afruar objektivit 2% vetëm në vitin 2018. Raporti tremujor i politikës monetare, 2016/IV Raporti tremujor i politikës monetare, 2016/IV 16 Banka e Shqipërisë Banka e Shqipërisë 17 Sipas ndarjes gjeografike, ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Eurozonë kanë qenë Gjermania, Spanja dhe Holanda, ndërsa Italia dhe Franca nuk kanë shfaqur rritje në tremujorin e dytë. Në veçanti, ekonomitë e vendeve partnere tregtare, si Greqia dhe Italia, kanë treguar një ecuri të dobët në tremujorin e dytë të vitit. Ekonomia italiane është rritur në terma të ngadaltë, ndërsa ekonomia greke ka vijuar të shfaqë norma rritjeje negative. Normat e inflacionit kanë vijuar të jenë të ulëta në të dy vendet, por me dinamika të kundërta: në Itali ajo ka kaluar në territor pozitiv, duke ndjekur një trajektore rritëse, ndërsa në Greqi ajo është rikthyer në vlera negative, pas një rritjeje disamujore, veren raporti i BSH-së./ATA/am.

Next Post
Aksident tragjik, këngëtari 22 vjeçar dhe miku i tij përplasen me motor

Aksident tragjik, këngëtari 22 vjeçar dhe miku i tij përplasen me motor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

October 8, 2026
Kurti takon presidenten e re të Kosovës: Na presin shumë punë…

Kurti takon presidenten e re të Kosovës: Na presin shumë punë…

October 8, 2026
15 bashki rrezikojnë shkrirjen, kryebashkiakët para Kuvendit: Mos e votoni, nuk u shërben qytetarëve

15 bashki rrezikojnë shkrirjen, kryebashkiakët para Kuvendit: Mos e votoni, nuk u shërben qytetarëve

October 8, 2026
Shqipëria në BE më 2030: afati i mundshëm dhe kushtet e tij

Shqipëria në BE më 2030: afati i mundshëm dhe kushtet e tij

October 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vetëvendosje, Doktor, jo nënshtrim para të huajve

October 8, 2026
Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

October 8, 2026
Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

October 8, 2026
Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira

Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira

October 8, 2026
PD kërkon tërheqjen e Reformës Territoriale, Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

PD kërkon tërheqjen e Reformës Territoriale, Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

October 8, 2026
U dënua me grupin e Call Center-ave dhe u dërgua në burg me foshnjën, lirohet 33-vjeçarja

U dënua me grupin e Call Center-ave dhe u dërgua në burg me foshnjën, lirohet 33-vjeçarja

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com