• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rritja e sigurisë për punëtorët e minierave, drafti diskutohet në komisione

by A R
20/12/2016 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin diskutoi projektligjin “Për sigurinë në punë, emergjencat e shpëtimin në veprimtarinë minerare dhe në ndërtimin e punimeve nëntokësore në veprat hidroenergjetike”.

Ky projektligj ka si qëllim të garantojë sigurinë dhe shëndetin e punonjësve, që kryejnë punë në veprimtarinë minerare dhe në punimet nëntokësore të veprave hidroenergjetike. Aktet ligjore e nënligjore që janë në fuqi për sigurinë në punë, adresuar kësaj kategorie janë të miratuara para disa viteve, ndaj ndryshimet e propozuara në këtë projektligj, janë në përputhje me etapat e zhvillimit të industrisë minerare dhe sipas standardeve evropiane.

Sipas relacionit që shoqëron këtë projektligj, ndryshimet ligjore merrin në konsideratë zhvillimet aktuale në ndërtimin e punimeve nëntokësore të veprave hidroenergjetike dhe nevojën e një rregullimi ligjor edhe për këto projekte.

Projektligji synon të garantojë sigurinë në punë, përballimin e emergjencave dhe shpëtimin në veprimtarinë minerare dhe në ndërtimin e punimeve nëntokësore të veprave hidroenergjetike.

Sot industria minerare dhe energjetike janë degë të rëndësishme të ekonomisë kombëtare, me shtrirje në të gjithë territorin e vendit. E drejta e ndërtimit dhe e shfrytëzimit të tyre është, tërësisht në duart e sektorit privat dhe vetëm e drejta e pronësisë mbi pasuritë natyrore është e shtetit. Pjesëmarrja e sektorit privat në këto industri ka sjellë një ndërthurje të re ndërmjet investitorëve dhe subjekteve kontraktore e nënkontraktore, që marrin pjesë në ndërtimin, shfrytëzimin e zhvillimin e kësaj industrie./a.m.

Next Post
FOTOT/ Pasojat e sulmit terrorist në Berlin, parë nga lart (gjak kudo)

FOTOT/ Pasojat e sulmit terrorist në Berlin, parë nga lart (gjak kudo)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com