• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rritja e siguracionit për makinat, Kuvendi thërret kreun e AMF dhe përfaqësuesit e kompanive

by A R
21/01/2025 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave kërkoi sot seancë dëgjimore me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare si dhe kompanitë e sigurimeve që operojnë në treg lidhur me policat e reja të sigurimit të mjeteve, ndërsa kërkoi mbajtjen sa më shpejt të një seance dëgjimore me drejtuesen e AMF-së dhe përfaqësuesit e kompanive të sigurimit .

Deputeti i PS-së, Erion Braçe tha se çmimet e sigurimit të detyrueshëm të makinave janë rritur përtej logjikës së ligjit nga aplikimi i sistemit bonus-malus, ose me bazë risku.

“Ka një shqetësim të madh në treg, sikurse nga qytetarët që po përballen me rritje të çmimeve. Ka një argumentim nga grupi i shoqatave apo shoqatat që merren me mbrojtjen e interesave të kompanive të sigurimit me çfarë po ndodh në treg. Mu duk se një pjesë e tyre ishin kundër rritjes së primeve për sigurimin e detyrueshëm të mjeteve motorike”, u shpreh Braçe.

Braçe vuri në dukje se situata vijon të mbetet e paqartë, dhe sipas tij, kjo vjen nga rregullorja e vet AMF-së, e cila vendos parimet dhe ndërkohë që në aneksin e saj shoqërues, që është detyrues për kompanitë e sigurimit, përmbys parimet që ka vendosur vet.

“Shqetësimi më i lartë është për mjetet e punës, që janë të një fuqie motorike më të madhe, ashtu sikundër të një vjetërsie më të madhe. Primet e sigurimit janë rritur më tepër se sa logjika apo se sa normalja”, theksoi ai.

Braçe tha se prej vitesh është kërkuar aplikimi i këtij sistemi, ndërsa theksoi rëndësinë e zbatimit korrekt të tij.

“Pas kaq vitesh që kemi kërkuar aplikimin e këtij sistemi, është e domosdoshme ta bëjmë mirë, jo thjeshtë dhe vetëm për të kaluar radhën”, u shpreh ai.

Shqetësimit iu bashkua edhe kreu i Komisionit, Eduard Shalsi, i cili theksoi se nevojitet që të dëgjohen palët për të bërë të mundur që vizioni që ishte për aplikimin e këtij sistemi të gjejë zbatim në praktikë pa u deformuar.

“E gjej me vend dhe besoj se mund të mos mjaftojë vetëm dëgjesa me drejtuesen e AMF-së, por duhet të thërriten edhe përfaqësuesit e kompanive të sigurimit në treg, për të kuptuar më mirë situatën dhe bërë të mundur që vullneti dhe qëllimi të realizohet sikundër ishte vizioni”, tha ai.

Sipas tij, nëse në praktikë, ka raste ku nuk përputhet vizioni me praktikën, duhet ndërhyrë.

Nga 1 janari 2025 nisi aplikimin sistemi i ri bonus-malus, që në thelb kishte si qëllim edukimin e drejtuesve të mjeteve dhe në një farë mënyre edhe shpërblimin e atyre që zbatojnë rregullat e qarkullimit.

Për policën e re të sigurimit, njohur ndryshe si siguracioni i automjetit, me hyrjen në fuqi të këtij sistemi nuk ka tarifë fikse, por llogariten disa elementë, si fuqia motorike, rajoni, mosha e të siguruarit, eksperienca e shoferit, vjetërsia e mjetit apo edhe arsyeja e përdorimit të mjetit, që mund të jetë për qëllime personale apo për biznes.

Sistemi përcakton çmime më të larta për drejtuesit e mjeteve në moshën 18-21 vjeç. Mosha e makinës ka ndikim, pasi është synuar mbështetja për makinat e reja, përfshirë edhe ato elektrike, apo hibride.

Çmimi i siguracionit rritet në mënyrë të qenësishme nëse makina do të përdoret nga bizneset. Me rregullat e reja ka një koeficient 20% rritje për bizneset pasi llogaritet që rreziku është më i lartë në rastet kur ka disa përdorues.

Sipas rregullores, koeficienti që lidhet me historikun e aksidenteve të shkaktuara në policën e këtij vitit llogaritet “1” për policën e sigurimit të këtij viti dhe sistemi shpërblyes bonus-malus do të fillojë nga 2026-ta bazuar mbi historikun e 2025-ës.

Kryetari i Shoqatës së Siguruesve, Kadri Morina në një deklaratë për mediet javën e shkuar shpjegoi se faktorë kryesorë me ndikim në policë janë mosha e përdoruesit të mjetit si dhe e makinës.

Ai informoi se për mjetet deri në 1800 CC njohur në gjuhën e përditshme se 1.8 kubik, polica shënon rënie deri në 10 %.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bën të ditur se janë 959 416 mjete motorike të regjistruara në Shqipëri deri në fund 2024-ës, por vetëm 17 023 janë të gjeneratës së fundit, me deri në 3 vite qarkullim.

Next Post
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Më dhatë helmin pa më dëgjuar”/ Fuga i shkruan Kushtetueses: Pse më përjashtuat nga seanca, jam i rrezikshëm?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

November 4, 2026

1Win Canada Bonus Codes 2026 – Sign Up, Welcome Bonus & No Deposit

November 4, 2026
Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

November 4, 2026
Transferimi i Veliajt në Fier, Gogu i kthen përgjigje Xhafajt e Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin

Pas ankesave për shëndetin dhe gjetjeve të “Helsinkit”, Veliaj zhvendoset në sektorin spitalor të burgut të Fierit

November 4, 2026
“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

November 4, 2026
Vrasja e të riut në Shkodër, shoqërohen 20 persona, gjenden 6 gëzhoja në vendngjarje

U raportua se e sulmoi ariu në Bulqizë, ekspertiza zbulon se 62-vjeçari është vrarë me armë

November 4, 2026
Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

November 4, 2026
Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë pas akuzave të SHBA-së për pirateri kibernetike

Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë pas akuzave të SHBA-së për pirateri kibernetike

November 4, 2026
Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

November 4, 2026
“The Times” përfshin Shqipërinë mes destinacioneve për pushime në pranverën e vitit 2027

“The Times” përfshin Shqipërinë mes destinacioneve për pushime në pranverën e vitit 2027

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In