• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rritja e rasteve shton frikën/ Gjermania masa të ashpra për COVID: 50 euro gjobë kush kapet pa maskë

by Java News
28/08/2020 08:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjoba prej 50 eurosh për këdo që kapet pa maskë, ndalim i festave të mëdha publike deri vitin e ardhshëm. Gjermania shtrëngon masat për të frenuar virusin Corona.

Kancelarja Merkel dhe 16 kryeministrat e landeve njoftuan se në kuadër të një sërë masash që synojnë të zvogëlojnë numrin e rasteve të koronavirusit në Gjermani do ta zgjasin ndalimin e organizimit të festave dhe të veprimtarive të mëdha publike deri vitin e ardhshëm.

virus gjermani

Kancelarja Angela Merkel theksoi pas video-konferencës se “në tërësi mund të themi me të drejtë se  deri tani ne e kemi kaluar mirë këtë pandemi. Megjithatë ne shohim po ashtu se javët e fundit numri i infeksioneve është rritur”. Ne e marrim shumë seriozisht këtë rritje të numrit të infeksioneve gjatë muajve të verës, shtoi kancelarja.

Deutschland | PK Merkel nach EU-Videogipfel (picture-alliance/dpa/K. Nietfeld)

Masat e tjera përfshijnë një gjobë minimale prej 50 eurosh për këdo që kapet pa maskë në dyqane dhe mjetet e transportit publik. Në lidhje me kufizimin e numrit të pjesëmarrësve në festa private nuk u arrit ndonjë marrëveshje. Në vend të kësaj Merkel dhe kryeministrat e landeve u kërkuan gjermanëve të “peshojnë në mënyrë kritike” për çdo rast të caktuar nëse festa private është “e domosdoshme” dhe “e justifikueshme”.

Pushuesit dhe festuesit

Takimi midis Merkel dhe kryeministrave të landeve u zhvillua në një kohë kur në Gjermani po shënohet një rritje serioze e rasteve të koronavirusit. Shifrat e përditshme të infeksioneve në Gjermani janë rritur në nivele që nuk janë parë që nga fundi i prillit.

Si përgjegjës për përhapjen e virusit dhe për këtë rritje të infektimeve konsiderohen pjesërisht pjesëmarrësit në festat lokale, por edhe pushuesit që kthehen nga pushimet.

Coronavirus | Spanien Barcelona Nachtleben (picture-alliance/dpa/AP/F. Dana)

Kjo shpjegon edhe një masë tjetër për të cilën u ra dakord në takim: fjala është për ndërprerjen e testimeve falas për koronavirusin të udhëtarëve që kthehen nga zona jo me rrezik. Tani rëndësi do t’u jepet rregullave të karantinës për personat që kthehen nga rajone me rrezik të lartë.

Problem pakujdesia dhe shpërfillja e rregullave

Zyrat e Shëndetit Publik thonë se problem është bërë edhe pakujdesia dhe shpërfillja e rregullavenga ata persona që nuk ndjekin masat e higjenës dhe të distancimit fizik. Kjo shpjegon edhe vendimin për gjobitjen në shkallë vendi të atyre që nuk mbajnë maskë. Më parë dënimet ishin shumë të ndryshme nga shteti në shtet.

Merkel dhe kryeministrat e landeve theksuan se “mbulimi i gojës dhe hundës në mjedise të caktuara publike është i detyrueshëm dhe duhet të kontrollohet dhe sanksionohet në mënyrë të vazhdueshme nga autoritetet e rendit publik”. DW

g.kosovari

Next Post
Vranë shokun e tyre pas pijeve dhe shishave/ Apeli lë në burg dhëndrin e Qazim Sejdinit dhe mikun e tij

Vrasja e ‘Flor Qorrit’ në Elbasan, arrestohen dy persona të tjerë/ Penguan zbardhjen e vrasjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti Begaj në Prishtinë për 27-vjetorin e çlirimit: Kosova, dëshmi e gjallë se liria fitohet me sakrificë

Presidenti Begaj në Prishtinë për 27-vjetorin e çlirimit: Kosova, dëshmi e gjallë se liria fitohet me sakrificë

June 12, 2026
“Epsteini” ynë

Një përgjigje e re nga Departamenti i Shtetit dhe SPAK-u për Berishën

June 12, 2026
Përmirësimi i situatës së sigurisë në Kosovë, NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it

Përmirësimi i situatës së sigurisë në Kosovë, NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it

June 12, 2026
Mbështetësit e PS konfliktohen fizikisht me protesuesit para Kryeministrisë. Ndërhyn policia

Mbështetësit e PS konfliktohen fizikisht me protesuesit para Kryeministrisë. Ndërhyn policia

June 12, 2026
“Do jemi si Dubai”, Rama: Shqiptarët s’mund të përdoren si mish për top për ata që s’duan Trump

“Do jemi si Dubai”, Rama: Shqiptarët s’mund të përdoren si mish për top për ata që s’duan Trump

June 12, 2026
Rama në 35-vjetorin e PS-së: Investimi në Zvërnec i domosdoshëm për ekonominë e Shqipërisë

Zvërneci, Rama: Jam gati të flas nëse duan! Ejani bashkohuni me PS për më shumë zhvillim

June 12, 2026
Protestuesit i përgatisin Ramës shkresën e dorëheqjes në ditën e 13-të

Protestuesit i përgatisin Ramës shkresën e dorëheqjes në ditën e 13-të

June 12, 2026
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

Goditja e grupit të strukturuar kriminal/ SPAK njoftim zyrtar, zbulohet lista e pasurive të sekuestruara dhe llogarive bankare

June 12, 2026
35-vjetori i PS/ Rama: Sazani nuk shitet dhe nuk jepet me qira! Është pronë e Shqipërisë

35-vjetori i PS/ Rama: Sazani nuk shitet dhe nuk jepet me qira! Është pronë e Shqipërisë

June 12, 2026
“Bëj durim se shqiptari e ka zakon që kundërshton para se të marrë vesh”, Rama citon Faik Konicën në 35-vjetorin e PS

“Bëj durim se shqiptari e ka zakon që kundërshton para se të marrë vesh”, Rama citon Faik Konicën në 35-vjetorin e PS

June 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In