• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rritja e rasteve me koronavirus, Brataj: Dëmin më të madh e kanë shkaktuar gjithollogët, përcjellin informacion jo të vërtetë

by Ardit Rada
08/07/2020 22:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavarësisht rritjes me ritme të shpejta të numrit të të infektuarve nga koronavirusit në Shqipëri, shumë qytetarë sërish nuk respektojnë masat parandaluese. Shumë persona mblidhen grumbull nëpër parqe pa maska e doreza.

Kjo neglizhencë ka ardhur nga shumë arsye, por për Drejtorin e Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, dëmin më të madh e kanë shkaktuar gjithologët të cilët nuk janë të asaj fushe.

Në një intervistë për Ora News, ai shprehet njerëzit publik si politikanë, VIP-a, këngëtarë luajnë një rol shumë të rëndësishëm pasi kanë ndikim të madh në opinionin publik.

Brataj: Ne ecim akoma me atë idenë që nuk ka virus. Është një ndarje e ndikuar nga shumë faktorë por që përkeqëson gjendjen dhe është shumë kritike. Duhet që të jenë vetëm profesionistët në këtë moment të thonë realitetin dhe jo të përcjellin mesazhe se mesazhet i përcjellin të gjithë. Por kush është realiteti është diçka tjetër.

Dëmin më të madh të shkaktuar nga gjithollogët që përcjellin një informacion jo të vërtetë që vjen si pasojë e një lumi informacionesh si pro dhe kundër realitetit. Dhe njerëzit e kanë të vështirë që të dinë me detaje sepse nuk janë të gjithë përpara televizioneve. Kur më pyesin a ka luajtur rol politika në këtë situatë. Normal që shumë persona luajnë rol, një politikan, një sportist, një VIP.

Ka shumë persona pranë tij dhe një gjë që e thotë këngëtari, artisti të cilin e ke përqafuar atëherë e beson si të vërtetë. Atëherë beson idenë e asaj që thotë gjithësecili prej nesh. Kjo është dëmtuese. Ne po vuajmë pasojat e muajit qershor. Kjo ndodhi sepse karantina zgjati dy muaj dhe numri i të infektuarve shkoi gati në zero. Pas 18 majit ndodhën shumë evente, nuk u respektuan masa dhe duhej 3-4 javë që virusi të bëjë punën e vetë. Ne erdhëm nga një rezultat gati dy muaj izolim.

Ndërkohë që shumë persona ja vendosin fajin qeverisë për kemenaxhimin e situatës, Brataj shprehet se ne nuk duhet të fokusohemi tek fajtorët por si të zgjidhim këtë situatë.

Ai nuk e mohon mundësinë e izolimit por shprehet se ndërgjegjësimi i qytetarëve luan një rol kyç në këtë moment.

Brataj: Lëre kush e ka fajin pasi nuk na dërgon askund. Ne duhet të shohim realitetin. Duke analizuar mund të gjesh gabime për t’i korigjuar por jo për të nxjerë fajtor. Me jetën e njerëzve nuk duhet të luajë askush. Kjo ka të bëjë me individin, normalisht që dhe shteti ka peshën e vetë por ndërgjegjësimi i njerëzve është pika kyçe. Sot ne jemi në transmetim komunitar. Çdo person që është i infektuar nuk e di se ku e ka marrë. Tani janë gjithandej dhe ti nuk e gjen dot. Gjithçka vjen zinxhir. 

Siç po shohim shumë shtete po izolohen sërisht. U mbyll Melburni, Australi vetëm për 179 të infektuar në ditë. Të gjithë skenarët janë të mundshëm. Pavarësisht se mund të themi që e përballojmë dhe nuk pati shtet që nuk mori masa drastike. Ne e kemi vetë në dorë tashmë të mbrojmë veten. Ne kemi thënë që virusi ka një jetëgjatësi prej 3 javësh. A nuk mundemi ne që të punojmë dhe të jetojmë duke respektuar këto rregulla që të mbrojmë veten.

Next Post
“Kryeministri “pjellor” që do të rrisë popullsinë”, teoria e Neritan Cekës për Bashën: Kemi nevojë për një njeri që pas pune kthehet tek gruaja

"Kryeministri "pjellor" që do të rrisë popullsinë", teoria e Neritan Cekës për Bashën: Kemi nevojë për një njeri që pas pune kthehet tek gruaja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka nevojë të shkojmë deri në Kuç!”- Rama ndan fotot dhe mesazhin pas Asamblesë: 9 Maji 2027 do të jetë Dita e Europës dhe e PS-së

“Nuk ka nevojë të shkojmë deri në Kuç!”- Rama ndan fotot dhe mesazhin pas Asamblesë: 9 Maji 2027 do të jetë Dita e Europës dhe e PS-së

November 14, 2026
Seanca maratonë/ Abuzimet me tokat në Kadastrën e Fierit, Gjykata jep masat e sigurisë për 4 personat e akuzuar, vetëm njëri…!

Seanca maratonë/ Abuzimet me tokat në Kadastrën e Fierit, Gjykata jep masat e sigurisë për 4 personat e akuzuar, vetëm njëri…!

November 14, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

“Britania të mos përdorë armë bërthamore!”- Lufta, zbulohen kushtet e Putinit për paqe me Ukrainën: Nëse sulmojmë vendet europiane…

November 14, 2026
Nations League/ Haaland vulos fitoren e Norvegjisë, Hungaria mposht Gjeorgjinë

Nations League/ Haaland vulos fitoren e Norvegjisë, Hungaria mposht Gjeorgjinë

November 14, 2026
Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç

Njerëzit e Vuçiçit në rrugë, studentët në pushtet: Çfarë e pret Serbinë?

November 14, 2026
Mashtrimi me vizat në Britani, BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve

Mashtrimi me vizat në Britani, BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve

November 14, 2026
Aksidentet/ E shtuna përgjak rrugët, 2 viktima dhe 5 të plagosur në “Rrugën e Arbrit”, një viktimë në Thumanë!

Aksidentet/ E shtuna përgjak rrugët, 2 viktima dhe 5 të plagosur në “Rrugën e Arbrit”, një viktimë në Thumanë!

November 14, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Po tenton të kontrollojë Drejtësinë? Trump kërkon t’i heqë më shumë pushtet gjyqësorit, konflikti thellohet deri në Gjykatën e Lartë!

November 14, 2026
Zbulim i befasishëm në Alpet e Italisë, shpella e fshehur për mijëra vite zbulon “varrezën” e arinjve gjigantë të Epokës së Akullnajave! (FOTO)

Zbulim i befasishëm në Alpet e Italisë, shpella e fshehur për mijëra vite zbulon “varrezën” e arinjve gjigantë të Epokës së Akullnajave! (FOTO)

November 14, 2026
Rrugorja aksion në Durrës ndaj shoferëve problematikë, 950 masa administrative dhe 9 të drejtues të proceduar!

Rrugorja aksion në Durrës ndaj shoferëve problematikë, 950 masa administrative dhe 9 të drejtues të proceduar!

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In