• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rritja e rasteve me COVID/ Epidemiologu: Varianti Delta dominant, ka filluar t’i ngjajë gripit sezonal

by
20/08/2021 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Varianti Delta i COVID është bërë dominant në vendin tonë, duke rritur ndjeshëm numrin e rasteve të infeksionit. Kjo u konfirmua nga epidemiologu Ilir Alimehmeti, në një intervistë për “Report Tv”.

Megjithatë, sipas epidemiologut, tregues për situatën nuk është numri i rasteve të infeksionit, por shtrimet në spital, që janë në nivele mjaft të ulëta. Kjo, sipas tij tregon se pavarësisht infeksionit të lartë, rastet e rënda të sëmundjes janë të pakta dhe faktorët që kanë ndikuar për këtë janë disa, duke përmendur vaksinimin, faktin që disa e kanë kaluar edhe më parë  COVID, apo edhe temperaturat e larta.

“Është rritur infektimi, por mbetet i ultë numri i pacientëve në spital, ka ndikuar vaksinimi, fakti që shumë persona e kanë kaluar njëherë, moti i mirë që mund të ndikojë, rrezatimi ultraviolet që mund të ndikojnë që pacienti të ketë ngarkesë virale më të ulët. Në verë edhe imuniteti i njeriut është më i lartë, ndryshe nga në dimër. Delta tani është dominant, në nivel europian 98.1% e rasteve janë delta, por shihet një klinikë më e butë me Deltën. Ky është problemi sepse zbutet klinika, njerëzit dyshojnë kanë gjë apo jo dhe dalin të lirë e kjo ndikon në përhapje”, tha mjeku.

Alimehmeti theksoi se Delta ka filluar t’i ngjajë gripit sezonal, pra sëmundja zgjat pak, në krahasim me COVID në fillimet e pandemisë, ku simptomat vazhdonin për ditë të tëra.

“Klinika është shkurtuar, pra sëmundja zgjat më pak. Delta ka filluar t’i ngjajë gripit sezonal, variantet e tjera do t’i afrohen gripit. Kush e ka kaluar COVID, kush është vaksinuar, është i mbrojtur ndaj formave të rënda të sëmundjes, shtrimeve në spital. Të shtruar në spitale, 95% e njerëzve janë të pavaksinuar. Ka filluar t’i ngajë gripit ku raste të reja ka shumë, por shtrime në spital pak. Kjo është arsyeja pse shumë shtete nuk shohin më numrin e rasteve të reja, por përqinjen e shtretërve spitalorë që zihen. Lupa është vetëm në spital, jo te rastet e reja”, theksoi ai.

Në lidhje me vaksinimi e grave shtatzënë, mjeku tha se kur nëna është  e vaksinuar, antitrupat i kalojën edhe fëmijës kur lind, por megjithatë ai rekomandoi më mirë një mbrojtje natyrale për gratë që presin të bëhen nëna. Kjo për faktin se nuk ka ende të dhëna të plota nga studimet për vaksinimin e grave shtatzënë.

“Antitrupat kalojnë nga nëna te fëmija, ata kanë antitrupa kur lindin. Por moshat nën 18 vjeç, përfshirë dhe foshnjat janë shumë të mbrojtur edhe vetë. Mundësia që të kalojën antitrupat është shumë e lartë dhe nëna e mbron fëmijën në këtë mënyrë, por nuk është vetëm ky element që duhet parë.  Shtatzënia nuk është sëmundje, por gjendje shëndetësore e veçantë ku ne i ruhemi gjithçkaje. Duhet parë në mënyrë më komplekse, nëse është mundësia që nëna të rri e distancuar të ruaj në mënyrë natyrale shëndetin e saj dhe të fëmijë, kjo është më e këshillueshme. Për të tjerat nuk kemi të dhëna për gra që janë vaksinuar dhe më pas kanë mbetur shtatzënë, por janë vaksinuar ndërsa ishin shtatzënë”, theksoi mjeku.

Ai vuri theksin edhe njëherë te rëndësia e vaksinimit, duke u shprehur se ul ndjeshëm rrezikun e formave të rënda të sëmundjes, ndërsa i bëri apel qytetarëve që t’i drejtohet qendrave të vaksinimit.

“Vaksinimi ul tmerrësisht shumë rastet e rënda. Kush nuk është vaksinuar, t’ drejtohet qendrave të vaksinimit”, bëri thirrje Alimehmeti.

/b.h

Next Post
Rrjepacakët vodhën shtetin për 30 vjet, keni për të parë kur t’ua shtetëzojnë pasurinë. Shpejt do dëgjoni bëma

"Kemi inteligjencë të lartë, por..."/ Ngjela: Tetë defektet tona thelbësore në këtë kohë historike që po jetojmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump paralajmëron zbulime të reja për zgjedhjet e 2020: Të enjten fjalim me dokumente të deklasifikuara

Trump paralajmëron zbulime të reja për zgjedhjet e 2020: Të enjten fjalim me dokumente të deklasifikuara

July 13, 2026
“Më vodhët votat, nuk frymëzoni”, ish-aleati i Berishës përplaset me Telitin

“Më vodhët votat, nuk frymëzoni”, ish-aleati i Berishës përplaset me Telitin

July 13, 2026
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

July 13, 2026
Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

July 13, 2026
“Berisha fitoi një betejë, jo luftën me drejtësinë”/ Minxhozi: Rama theu një tabu. Beteja e fituar diplomatike me Greqinë, shenjoi 2024-ën

Protesta është ulur tek “Taivani”

July 13, 2026
“Njerëzit ndihen të fyer, madje të poshtëruar”, Rama flet për problemet në administratë

Rama: Protestat pasqyrojnë rritjen e pritshmërive të qytetarëve, jo vetëm pakënaqësitë!

July 13, 2026
VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

July 13, 2026
Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

July 13, 2026
Pse revolucioni u shua dhe ‘xhiron’ me moton, ‘të bëjmë dhe pak dëm’?!

Protesta merr rrugët e Tiranës, qytetarët nisin xhiron e mbrëmjes

July 13, 2026
Banka e Shqipërisë heq licencat për 83 zyra këmbimi valutor, zbardhen shkeljet

Banka e Shqipërisë heq licencat për 83 zyra këmbimi valutor, zbardhen shkeljet

July 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In