• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rritja e përdorimit të internetit s’ndalet/ Në periudhën janar-mars u rri me 33%

by Java News
08/06/2021 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përdorimi i internetit nga celularët ka shënuar rritje edhe në tremujorin e parë të këtij viti dhe në raport me janar-mars 2020 ishte të paktën 33 për qind më shumë. Të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare tregojnë se sasia e trafikut data (Internet) në rrjetet celulare gjatë T1 2021 ishte rreth 31 Milion GByte. Një përdorues aktiv i aksesit broadband celular ka përdorur mesatarisht rreth 5.15 GB Internet në muaj në T1 2021, që përbën një rritje me 15.5% në krahasim me T4 2020 dhe një rritje me 33% krahasuar me T1 2020.

Numri i përdoruesve aktivë të aksesit broadband në Internet nga rrjetet celulare në T1 2021 ishte rreth 2 milionë që përbën një rritje me 1.5% me tremujorin e mëparshëm, dhe një rritje me 16.9% në krahasim me Tremujorin e parë 2020.

Krejt e kundërta ka ndodhur nga ana tjetër me thirrjet në celular dhe mesazhet që kanë pësuar rënie. Konsumi mesatar mujor për përdorues aktiv i shërbimeve celulare gjatë T1 2021 ishte: 184 minuta dalëse, 18 SMS dhe 5.15 GB Internet. Krahasuar me T4 2020, konsumi mesatar i thirrjeve pati një rënie me 1%, konsumi mesatar i SMS-ve pati një rënie me 10.5% dhe konsumi mesatar i internetit u rrit me 15.5.

Sipas AKEP numri i pajtimtarëve të shërbimeve celulare sipas kartave SIM në fund të T1 2021 ishte rreth 3,169,950 që përbën një rënie me 5% në krahasim me tremujorin e mëparshëm, dhe një rënie me 2.7% në krahasim me T1 2020;

“Numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare gjatë T1 2021 arriti në rreth 2.49 milionë që përbën një rënie me rreth 0.8% me T4 2020 dhe rritje me rreth 0.6% me T1 2020; – Totali thirrjeve dalëse të gjeneruara nga pajtimtarët celularë në Shqipëri në T1 2021 ishte rreth 1.38 miliardë minuta, me një rënie prej 1.7% në krahasim me tremujorin paraardhës dhe me një rritje prej 8.2% me T1 2020.

Sasia e thirrjeve drejt rrjeteve të tjera celulare kombëtare (off-net) u rrit me 0.5% në krahasim me T4 2020 dhe u rrit me 16.1% në krahasim me një vit më parë në T1 2020;

Sasia e thirrjeve on-net u ul me 3.5% në krahasim me T4 2020 dhe pësoi një rritje me 2.7% në krahasim me T1 2020. Numri i mesazheve SMS të dërguara nga pajtimtarët e rrjeteve celulare në T1 2021 ishte rreth 135 milion që përbën një rënie me 11.1% krahasuar me T4 2020 dhe një rënie me 31.8% me T1 2020” vlerëson AKEP./ monitor

g.kosovari

Next Post
“Mbi 88 mijë familje përfituan bonusin e bebes”/ Rama: Në 5 muajt e parë të vitit janë bërë 15 837 lindje

"Mbi 88 mijë familje përfituan bonusin e bebes"/ Rama: Në 5 muajt e parë të vitit janë bërë 15 837 lindje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

August 31, 2026
Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

August 31, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Policia britanike heton si vrasje vdekjen e një foshnjeje, shtatë në pranga

August 31, 2026
E rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin. Nisin hetimet për shkakun e ngjarjes

Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

August 31, 2026
Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

August 31, 2026
Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

August 31, 2026
Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

August 31, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com