• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rritja e parë pas 3 vitesdh, ja sa bëhen pagat për punonjësit e administratës

by A R
05/03/2017 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka përfunduar hartimi i vendimeve për rritjen e pagave për të gjithë punonjësit e administratës shtetërore nga Ministria e Finanacave.  Burimet zyrtare kanë bërë të ditur se ekspertët kanë hartuar shtesat për çdo kategori, si dhe për ndryshimin e pagës minimale në shtet, teksa të mërkurën pritet që vendimet të miratohen në Këshillin e Ministrave. Po ashtu bëhet e ditur se efektet do të shtrihen prej datës 1 mars. Duket se me afrimin e zgjedhjeve parlamentare qeveria ka nxituar në rritjen si të pagave por dhe të pensioneve. Megjithatë, janë 6900 punonjës që do të përfitojnë nga rritja e pagës minimale, e cila është përcaktuar të shkojë në 37.500 lekë. Porsa i përket sektorit të Shëndetësisë janë rreth 13700 infermierë dhe 4600 mjekë që d të përfitojnë shtesë. Sa i përket këtyre të fundit paga do të rritet në 78.095 lekë, ndërsa për infermierët do të shkojë në 45.561 lekë. Rritje të pagave, do të ketë dhe për mbi 34 mijë mësuesit. Sipas propozimit të ministrisë së financave, paga e tyre do të rritet me 10 për qind. Mësuesit e shkollave 9-vvjeçare do të kenë një shtesë prej 3 mijë lekësh në muaj, kjo si porsa i përket pagës minimale por dhe asaj maksimale. Ndërsa arsimtarët e shkollave të mesme do të përfitojnë një pagë prej 67.950.

Ministria e financave parashikon një shtesë me 10 për qind dhe për pedagogët në universitete Një vëmendje e veçantë u është dhënë përfitimeve të Forcave të Rendit por dhe të Ushtrisë. Shtesa porsa i përket policisë do të jetë nga 10 për qind deri në 35 për qind. Do të jenë inspektorët që do të kenë një shtesë prej 35 për qind dhe gradat më të larta do të prekin një shtesë deri në 10 për qind. Tashmë, me vendimin e qeverisë inspektorët do të kenë një pagë bruto prej 69 mijë lekësh. Një tjetër propozim është dhe ndryshimi i gradave të Policisë së Shtetit ku përfshihet dhe roli i nëninspektorit. Ndryshe nga forcat e rendit, ushtarakët do të për fitojnë një shtesë që shkon nga 8 për qind deri në 10 për qind. Prej tyre përfitojnë rreth 6750 ushtarakë. Për gradën e kapitenit paga rritet në nivelin prej 10% apo 5700 lekë, duke shkuar në 62.700 lekë. Burimet kanë saktësuar se tashmë ministria e Financave e ka dorëzuar paketën e vendimeve në Këshillin e Ministrave ku do të marrë dhe votën e anëtarëve të kabinetit për tu bërë më pas e zbatueshme. Teksa pagat e ndryshuara do të merren me ato të muajit mars.

Prej tre vitesh rritja e pagave është ngrirë prej Qeverisë “Rama”. Kjo nën argumentin e reformave të marra për të ulur nivelin e borxhit në vend. Ndërsa dhe më parë ka pasur propozime për rishikimin e disa kategorive por ka qenë FMN që ka kundërshtuar këto propozimeve. Prej qeverisë Rama është deklaruar se prioritet kanë qenë shlyerja e detyrimeve për kompanitë që kanë kryer shërbime.

*Paga minimale për privatin*

Në tryezën e Këshillit të Ministrave mësohet se është dhe propozimi për rishikimin e pagës minimale për punonjësit e kompanive private. Ministri Blendi Klosi ka kërkuar që dhe për ta paga minimale të jetë 37500 lekë nga 24 mijë që është sot. Por një ndryshim i tillë është konsideruar i rrezikshëm për sipërmarrësit, pasi do të rriste kostot e prodhimit. Megjithatë ata kanë pranuar një shtesë në rrogë e cila mund të shkojë nga 10 deri në 20 për qind. Po ashtu është propozuar miratimi i një strategjie, ku rritja e pagave minimale do të jetë e përvitshme deri në krijimin e një standardi të minimumit jetik. Burimet e Ministrisë së Financave janë shprehur se nuk pritet që kjo shtesë të miratohet në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave pasi po vijohet me konsultime me grupet e interesit. Ndryshimet e pagës minimale do të kenë efekt dhe në pagesën e kontributeve shoqërore si dhe në shumën e pensionit që do të marrë çdo përfitues pas mbushjes së moshës./Shekulli/a.m.

Next Post
FOTO/ Bukuroshja shqiptare që po ‘pushton’ Instagramin, arsyet janë të thjeshta…

FOTO/ Bukuroshja shqiptare që po 'pushton' Instagramin, arsyet janë të thjeshta...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
“Aferat e Gërdecit”, Geri Kokalari: Trebicka? Ina Rama bëri lojën e Berishës

“Aferat e Gërdecit”, Geri Kokalari: Trebicka? Ina Rama bëri lojën e Berishës

March 26, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe reagon pas vendimit të Bordit: Mos vallë na kanë grabitur te ky çmimi ‘neto’ pa taksa i naftës?

March 26, 2026
Poloni 2 – 1 Shqipëri, Pilo “djeg” avantazhin. Zielinski shënon supergol

Poloni 2 – 1 Shqipëri, Pilo “djeg” avantazhin. Zielinski shënon supergol

March 26, 2026
Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

Paralajmërimi i fortë i gazetares: Pas një jave do shihni se ç’sjell lufta në Shqipëri

March 26, 2026

Rrugë pa strategji: paradoksi i aksit dytësor Tiranë–Vorë

March 26, 2026
Misteri pse Kosta Trebicka shkoi vetëm për gjueti/ Zbulohen dëshmitë dhe dyshimet e miqve: Sa herë që vinte në Maliq takohej…

“Mjekët që bënë autopsinë e Kosta Trebickës shoqëroheshin me Sali Berishën”

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In