• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rritja e pagave për personelin e shëndetësisë, ja sa përfiton secila kategori

by A R
25/11/2016 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej 1 marsit të vitit 2017, pagat e mjekëve dhe infermierëve do të rriten me 10 për qind. Jo vetëm kaq, për kategori të caktuara shtesa mujore do të jetë edhe më e lartë. Tre muaj para skadimit të mandatit, Qeveria vendos të tregohet dorëlëshuar duke shpërblyer me rritje trupën e bluzave të bardha. Veç tyre, shtesës do të mund t’i gëzohen edhe sanitarët, për të cilët rritja do të jetë deri në 35 për qind.
RRITJA

Referuar Ministrisë së Shëndetësisë, një mjek i cili aktualisht përfiton 54 mijë lekë, me shtesën që do të nisë të aplikohet pas 1 marsit, do të marrë 59.400 lekë. Por përtej rritjes së pagave, që është një politikë e përgjithshme në të gjithë sektorët ku shëndetësia ka një rritje me 10 për qind, që nga një 1 marsi do të dyfishohet edhe shpërblimi për shërbimin e mjekut roje.

Kjo do të thotë që nga 17 mijë lekë që paguhet ekstra aktualisht, një mjek roje do të mund të përfitojë 34 mijë lekë. Pra, në këto kushte paga shkon mesatarisht 94.400 lekë në muaj për ata që punojnë turni i tretë. Një tjetër kategori për të cilën është menduar më tepër, në raport me të tjerët, janë edhe punonjësit e shërbimit të urgjencës dhe ata të reanimacionit.

“Kush punon në shërbimet e urgjencës në çdo spital, në QSUT, Spitalin Universitar të Traumës, në dy maternitetet e Tiranës, po edhe për këdo që shërben për çdo lloj shërbimi reanimacioni, do të marrë edhe një shtesë tjetër 25% mbi pagën”, ka pohuar ministri Beqaj. Gjithsej bëhet fjalë për 4650 mjekë dhe 13.765 infermierë që përfitojnë.

Për mbulimin e këtyre shpenzimeve, në buxhetin e shtetit Qeveria ka parashikuar një fond rreth 1.3 miliardë lekë ose rreth 9.3 milionë euro vetëm për rritjen e pagave.

BONUSI

Bonusi i ofruar nga Qeveria për mjekët që do të pranonin të punonin larg qendrës së tyre të banimit, nuk ka dhënë rezultatet e pritura. Shtesa 1 milion lekë të vjetër në muaj veç pagës, nuk i bindi bluzat e bardha për të lidhur kontratë në spitalet rajonale. E zënë ngushtë dhe në kushtet kur kriza për mjekë specialistë në rrethe sa vjen e bëhet më shqetësuese, është parë e udhës rritja e bonusit.

Rreth 2 milionë lekë të vjetër pagë do të kenë në dispozicion ata mjekë që do të vetofrohen për të punuar larg zonës së banimit. “Kush pranon të punojë në këto spitale dhe të lërë Tiranën, do të ketë një të ardhur mujore rreth 2 milionë lekë të vjetra”, bëhet e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga të dhënat zyrtare mësohet se janë rreth 200 vende vakante në spitalet rajonale dhe bashkiake të vendit. Kur ka kaluar më shumë se një vit nga lançimi i nismës, duket se shifrat janë ende shumë larg pritshmërive. Vetëm 7 kontrata të firmosura për të përfituar nga bonusi. Kriza për mjekë specialistë është prezente më së shumti në zonat e thella të vendit, si Pukë, Has, Kukës, Malësi e Madhe, Tropojë, Dibër dhe Bulqizë.

Next Post
Shqipëri- Itali do të luhet në Palermo ( stadiumi i vogël, që tifozeria kuqezi t’mos “mbysë” italianët)

Shqipëri- Itali do të luhet në Palermo ( stadiumi i vogël, që tifozeria kuqezi t'mos "mbysë" italianët)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

January 10, 2026
Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

January 10, 2026
Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

January 10, 2026
Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

January 10, 2026
Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

January 10, 2026
“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të  Berishës

“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të Berishës

January 10, 2026
U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

January 10, 2026
Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

January 10, 2026
Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

January 10, 2026
Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In