• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rritja e ndikimit rus në Ballkan alarmon SHBA, prapaskenat e vizitës në Tiranë të shefit të CIA

by A R
08/12/2016 08:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkëpunimi në luftën kundër ISIS-it dhe një “ofensivë” e interesit rus në Ballkan gjatë muajve të fundit sollën dje në Tiranë drejtorin e CIA-s, John Brennan. Vizita e djeshme u bë publike nga ambasada amerikane në Tiranë, e cila njoftoi shkurtimisht për takimet që Brennan pati me Nishanin, Ramën, Kodhelin dhe titullarë të agjencive të sigurisë. Një vit më parë, Tiranën e vizitoi zv/drejtori i CIA-s, por në ndryshim nga tani, amerikanët vendosën ta mbanin sekret qëndrimin e tij në Shqipëri. “Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) John Brennan vizitoi Shqipërinë për t’u takuar me drejtues të ndryshëm dhe për të diskutuar një gamë çështjesh përfshi sigurinë rajonale, bashkëpunimin kundër terrorizmit, shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës, si dhe çështje të tjera dypalëshe. Gjatë vizitës së tij, drejtori Brennan u takua me kryeministrin Rama, presidentin Nishani, ministren e Mbrojtjes Kodheli dhe drejtues të komunitetit të inteligjencës”. Kjo ishte e vetmja fjali që përmblodhi deklaratën zyrtare të ambasadës së SHBA-ve në Tiranë me rastin e vizitës së shefit të CIA-s.
Burime qeveritare thanë për “Gazetën Shqiptare” se 2 kanë qenë temat kryesore që janë trajtuar në takimet e John Brennanit me autoritetet shqiptare.
E para, është bashkëpunimi i Shqipërisë në luftën antiterrorizëm. Në këto takime është trajtuar politikisht vullneti i Shqipërisë për të luftuar ashpër dhe dënuar çdo tentativë të shqiptarëve për t’ju bashkuar ISIS-it ose Al Nusras në Siri dhe Irak. Gjithashtu, është prekur tema e rëndësisë së bashkëpunimit rajonal në fushën e shkëmbimit të informacionit me vendet e tjera në rajon. Siç dihet, ka mbi 100 shqiptarë të Shqipërisë që luftojnë në Siri dhe Irak përkrah ISIS-it. Pak javë më parë, të gjitha mediat shkruan se një atentat i planifikuar ndaj ekipit izraelit të futbollit u parandalua në momentin e fundit nga shërbimet e huaja në bashkëpunim me policinë shqiptare. Gazetat shkruan për përgjime të bisedave të Lavdrim Muhaxherit me celulën e Kosovës ku paralajmëroheshin këto atentate.
Asgjë nga ato që shkroi media nuk u përgënjeshtruan as nga autoritetet në vend, shteti i Izraelit apo nga ambasadat e huaja. Madje, senatori amerikan, Eliot Engëll deklaroi se u parandalua një tragjedi që do të ishte më keq se ajo e Mynihut 1972, ku mbetën të vrarë 11 izraelitë të ekipit olimpik.
E dyta, një mësymje e pazakonte ruse në muajt e fundit në Ballkan ishte temë diskutimi mes drejtorit të CIA-s, Brennan dhe autoriteteve shtetërore shqiptare. Autoritetet shqiptare kanë konfirmuar gatishmërinë e plotë të bashkëpunimit me agjentë të sigurisë amerikane për të garantuar stabilitetin në vend dhe në rajon raporton BW.
“Rusia po shkakton trazira në Ballkan”, shkruan “The Economist” më 2 nëntor. Vetëm në 3 muajt e fundit, stabiliteti rajonal është tronditur rëndë pas dyshimeve se shtetas të huaj në bashkëpunim me terroristë vendës kanë tentuar të ekzekutojnë 2 kryeministra në rajon: Aleksandër Vuçiç dhe Milo Gjukanoviç. Kryeministrat e Serbisë dhe të Malit të Zi kanë konfirmuar tashmë orientimin euroatlantik të vendeve të tyre: Beogradi ka hapur negociatat për anëtarësim final në BE, ndërsa Mali i Zi u anëtarësua pas një referendumi të vështirë në NATO. Menjëherë pas këtyre 2 lëvizjeve të forta gjeostrategjike kanë ndodhur si më poshtë:
Në muajin tetor, qeveria e Beogradit dëboi disa shtetas rusë nga Serbia. Menjëherë pas kësaj lëvizjeje, u publikua fakti i zbulimit të një atentati të dështuar ndaj kryeministrit Aleksandër Vuçiç. Armatim i rëndë u kap fare pranë banesës së kreut të qeverisë serbe dhe mu përballë banesës së vëllait të tij. “The Guardian” shkroi në fund të nëntorit se kreu i Këshillit të Sigurimit rus, Nikolai Patrushev fluturoi në Beograd për të siguruar Vuçiçin se Moska zyrtare nuk qëndronte pas tentativave të tilla. Më 6 nëntor, prokuroria e Malit të Zi akuzoi ndërhyrjen serbe dhe ruse për një plan të dështuar për të vrarë kryeministrin Milo Gjukanoviç. Kryeprokurori special për Krimin e Organizuar, Milivoje Katniç tha në një konferencë të jashtëzakonshme se provat janë të mjaftueshme dhe se ato sugjerojnë se grupi kriminal është formuar në Rusi, Serbi dhe Malin e Zi. Sipas tij, qëllimi ishte rrëzimi i Gjukanoviçit, i njohur për kursin e tij properëndimor qeverisës. “Planifikonin ndërmarrjen e disa sulmeve terroriste për të rrëzuar qeverinë e dalë nga zgjedhjet. Nuk kemi prova që në këtë grup vetë shteti rus të ketë luajtur ndonjë rol, por dy anëtarë të grupit të arrestuar janë me kombësi ruse”, deklaroi Katniç.
DEKLARATAT ZYRTARE
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli në një takim që mbajti me drejtorin e CIA, John O. Brennan, deklaroi se vizita e tij në Shqipëri ishte për çështje të sigurisë rajonale. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Kodheli u shpreh: “Sot në Tiranë me drejtorin e CIA John O. Brennan për çështje të sigurisë rajonale, luftën kundër terrorizmit dhe marrëdhëniet e shkëlqyera Shqipëri-SHBA”.
Gjatë vizitës në vendin tonë ditën e djeshme, shefi i CIA-s, John Brennan zhvilloi takime me krerët më të lartë të shtetit dhe një takim me drejtorin e Policisë, Haki Çako. Në takimin e zhvilluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Shtetit, drejtori i CIA Brennan ka vlerësuar dhe përgëzuar bashkëpunimin me Policinë e Shtetit, veçanërisht me Drejtorinë e Antiterrorit. “Ky bashkëpunim ka dhënë rezultate pozitive në ndjekjen e çështjeve të përbashkëta. Bashkëpunimi i Policisë së Shtetit me agjencitë e tjera brenda dhe jashtë vendit është për t’u marrë shembull”, theksoi Brennan. Drejtori Çako tha se bashkëpunimi është në interes të mbrojtjes së interesave të të dyja vendeve. Në këtë takim Çako shoqërohej nga zv.drejtori Rebani Jaupi dhe drejtori i Antiterrorit, Gledis Nano./a.m.

Next Post
Betonohet krejt ndarja e Mitrovicës

Betonohet krejt ndarja e Mitrovicës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Në protesta ka aktorë që synojnë destabilizimin”/ Ish-diplomati për Hudutin: Ka qenë një person destruktiv në Shqipëri

“Në protesta ka aktorë që synojnë destabilizimin”/ Ish-diplomati për Hudutin: Ka qenë një person destruktiv në Shqipëri

June 25, 2026

A është rrëzimi i Edi Ramës një çeshtje e Preshevës, Prishtinës apo Shkupit?

June 25, 2026
Ambasada e Republikës së Shqipërisë mirëpret ekspozitën e bashkëshorteve të ambasadorëve

Ambasada e Republikës së Shqipërisë mirëpret ekspozitën e bashkëshorteve të ambasadorëve

June 25, 2026
Ish-kreu i Kasacionit: Spiunët dhe terroristët nuk duhet të lejohen të marrin pjesë në protesta

Ish-kreu i Kasacionit: Spiunët dhe terroristët nuk duhet të lejohen të marrin pjesë në protesta

June 25, 2026
Tërmeti shkatërrues në Venezuelë, mbi 10,000 persona të zhdukur

Tërmeti shkatërrues në Venezuelë, mbi 10,000 persona të zhdukur

June 25, 2026
Ish-themeluesi UÇK: Dritan Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant! Unë s’kam qenë eprori i tij

Ish-themeluesi UÇK: Dritan Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant! Unë s’kam qenë eprori i tij

June 25, 2026
“Do ta luftojmë Amerikën dhe Izraelin”, ja si vajza e Ikballe Hudutit kërcënonte nga Irani aleatët e Kosovës

“Do ta luftojmë Amerikën dhe Izraelin”, ja si vajza e Ikballe Hudutit kërcënonte nga Irani aleatët e Kosovës

June 25, 2026
Fraksioni i “Toyota Yaris”, GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj

Fraksioni i “Toyota Yaris”, GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj

June 25, 2026
Simboli i protestave në Tiranë! Flamingot ”pushtojnë” Facebook-un e Ramës

Simboli i protestave në Tiranë! Flamingot ”pushtojnë” Facebook-un e Ramës

June 25, 2026
U shpall ‘person i padëshiruar’ në Shqipëri, Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb!

U shpall ‘person i padëshiruar’ në Shqipëri, Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb!

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In