• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rritja e infektimeve nga COVID/ “Mund të hapen spitalet COVID 3 dhe 4”, Brataj: Ja cilat maska nuk duhen përdorur

by Ardit Rada
23/10/2020 19:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendimi i qeverisë për të bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës edhe në ambiente të hapura solli reagim të madh në opinionin publik, ndërsa për këtë çështje ka folur edhe drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj.

Sipas Brataj, maska është shumë e rëndësishme, ndërsa shtoi se nuk duhen përdorur maskat me valvul, pasi nëse një person i infektuar nxjerr ajrin nga këto maska, ky ajër nuk kalon në filtra dhe bëhet burim infeksioni për të tjerët.

“Ne kami patur një ulje të vdekshmërisë. Maska nuk mund të bëjë dëm. Maskat më të mira mund t’i gjesh. Maskat me valvula nuk duhen përdorur. Ato janë bërë për ambientet me pluhura dhe janë për personel profesional. Ato janë për personel profesional. Unë jam mjek dhe punoj brenda në një repart me të infektuar me COVID dhe nuk kam se çfarë e infektoj atë. Maska me valvul më lejon që kur marr frymë, ajri kalon përmes filtrave, ndërsa kur nxjerr ajrin, valvula hapet dhe ajri nuk kalon përmes filtrave. Po ta kem jashtë maskën në një ambient të jashtëm, kur nxjerr ajrin, nëse jam i infektuar do ta nxjerr ashtu të infektuar pasi ajo nuk kalon tek filtrat. Maskat profesionale bëjnë filtrimin si në hyrje ashtu edhe në dalje”, tha Brataj në Report Tv.

Ndërkohë ai thotë se spitalet janë të gatshme që të presin rritjen e numrit të të shtruarve dhe se me këtë nivel të rritjes mund të hapen dhe spitalet COVID 3 dhe 4.

“Është rritur numri në këto 10 ditët e fundit. Ka 1300 që kishim në shtator, tani kemi 2000 thirrje nga ku 500-700 janë për COVID. Kjo shndërrohet në vizita në banesë por dhe transferime në spitale. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kishte 65 raste ku 33 u trajtuan në banesë dhe 32 në spitale me COVID. Qytetari hyn në sistem përmes mjekut të familjes, qendrës shëndetësore. Çdo rast i dyshuar për COVID i dërgohet epidemiologëve dhe kontaktohet më pas nga këto. Nëse simptomat janë të lehta, ai mund të trajtohet në shtëpi. Nuk duhet të filluar që në fillim terapia me antibiotik pasi nuk japin efekt. Mund të kenë dhe efekte anësore. Ankthi dhe frika e personave që dyshojnë se janë të infektuar shtohet shumë. Brenda javës nuk shihen rezultate, ato do të shihen pas 2-3 javësh. Numri 306 është fiziologjike rritja që ndodhi. Duhet të jetë i kontrolluar. Duhet bërë bilanci mes të shëruarve dhe të sëmurëve. Unë besoj se me rritjen e këtyre numrave duhet të hapen spitalet 3 dhe 4. Vera nuk mundësoi hapjen e tyre pasi kushtet ishin në anën tonë” – tha Brataj

/e.rr

Next Post
Rëndohet situata në Itali: Rekord infektimesh nga COVID-19, mbi 10 mijë persona të shtruar në spital

Rëndohet situata në Itali: Rekord infektimesh nga COVID-19, mbi 10 mijë persona të shtruar në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In