• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rritja e infektimeve nga COVID, Merkel apel për disiplinë gjermanëve: Hiqni dorë nga udhëtimet dhe festat

by Ardit Rada
18/10/2020 10:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shifrat e Coronës në Gjermani shënojnë rritje. Në video-mesazhin e saj javor kancelarja Merkel thekson, se jemi në një fazë shumë serioze të pandemisë dhe se këto ditë e javë vendosin si do të jetë ky dimër.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka apeluar tek disiplina e qytetarëve gjermane në luftë kundër përhapjes së virusit Corona. “Takohuni me sa më pak vetë, brenda apo jashtë shtëpisë. Ju lutem: mos kryeni asnjë udhëtim që nuk është patjetër i nevojshëm, hiqni dorë nga çdo festim që nuk është patjetër i nevojshëm. Qëndroni, nëse është e mundur, në qytetin tuaj”, u shpreh Merkel në video-podcastin e saj javor.

“E di, se kjo nuk tingëllon vetëm e ashpër, dhe në raste të veçanta madje është shumë e vështirë të heqësh dorë nga disa gjëra”, pranon Merkel, por kjo do të jetë vetëm për një kohë të caktuar, e në fund të fundin njerëzit në Gjermani e bëjnë këtë edhe për veten e tyre. “Për shëndetin e vet dhe të gjithë atyre, që mund t’ua kursenim sëmundjen. Për atë që sistemi ynë shëndetësor të mos mbingarkohet, që shkollat dhe kopshtet të qëndrojnë të hapura. Për ekonominë tonë dhe vendet tona të punës.”

Pandemia po përhapet me shpejtësi

Se si do të jetë ky dimër, si do të jenë krishtlindjet tona, kjo vendoset këto ditë dhe javë, tha Merkel. “Këtë e vendosim ne me sjelljen tonë”, është shprehur kancelarja gjermane, e cila në video-mesazhin e saj javor ka vlerësuar kujdesin e gjermanëve që duke respektuar rregullat bënë që Gjermania të përballojë krahasimisht mirë pandeminë në gjysmën e parë të vitit.

Deutschland Mitarbeiter zur Ermittlung von Coronavirus-Kontaktpersonen (Britta Pedersen/dpa/picture-alliance)Punonjës të zyrës së shëndetësisë duke kërkuar kontaktet pas rasteve të infektimit 

Ajo vlerësoi edhe punën e zyrave të shëndetësisë, por theksoi, se nëse pandemia përhapet kaq shpejt, nuk do mund të identifikohen dot kontaktet. Që këtë javë po bëhet e qartë, se kemi arritur në “një fazë serioze të pandemisë”, tha Merkel. “Ditë për ditë po rritet shpejt numri i infektimeve të reja. Pandemia po përhapet me shpejtësi, më shpejt se në fillim, para një gjysmë viti.”, shpjegon Merkel.

Pas një vere krahasimisht të relaksuar, para nesh qëndrojnë muaj të vështirë, tha Merkel. Tani duhet bërë gjithçka që virusi të mos përhapet në mënyrë të pakontrolluar. “Këtë moment llogaritet çdo ditë”, tha Merkel./DW/

/e.rr

Next Post
Meta kujton 4 heronjtë e Topanasë në Vlorë: Ranë heroikisht për të mos vdekur kurrë

Meta kujton 4 heronjtë e Topanasë në Vlorë: Ranë heroikisht për të mos vdekur kurrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In