Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se ka aprovuar rekomandimin nga komiteti për imunizim kundër COVID-19 për vaksinimin e fëmijëve mbi moshën 12-vjeçare.
Një gjë e tillë është bërë e ditur nga vetë institucioni nëpërmjet një komunikate për mediat, ku theksohet se do të vaksinohen edhe fëmijët 12-vjeçar në bazë të indikacioneve shëndetësore me vaksinën Pfizer.
“Duke marrë parasysh që vaksina Pfizer BioN/Tech është aprovuar nga FDA dhe EMA për vaksinimin e moshave mbi 12 vjeç, plotësimi i planit përfshin: Vaksinimin e personave mbi 16 vjeç me vaksinën Pfizer dhe vaksinimin e grup moshës 12-15 vjeç me prioritet dhe sipas indikacioneve shëndetësore”, thuhet në njoftim.
Ky vendim vjen pas rritjes së numrit të të infektuarve të grupmoshave të reja.
Vetëm përgjatë 24-orëve të fundit, sipas raportit të IKSHPK’së, 14 fëmijë deri në moshën 9-vjeçare janë infektuar me Covid-19.