• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rritja e infektimeve me COVID/ OBSH: Europa tashmë është epiqendra e koronavirusit!

by
04/11/2021 19:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Hans Kluge tha të enjten se ky kontinent është tani epiqendra e pandemisë COVID-19, me 59 për qind të të gjitha rasteve në shkallë globale. Në një konferencë virtuale shtypi nga Kopenhaga, zoti Kluge tha se ritmi aktual i transmetimit të virusit në 53 vendet e rajonit është një shqetësim i madh. Ai tha se rastet e reja po i afrohen niveleve rekord dhe se kjo i atribuohet variantit delta të koronavirusit.

Zoti Kluge tha se të dhënat e fundit të OBSH-së tregojnë se rastet e shtrimeve në spital në kontinent janë rritur më shumë se dyfish për një javë. Drejtori rajonal i organizatës tha se zyrtarët po shohin prirje të rritjes së rasteve në të gjitha grupmoshat, por se rritja e shpejtë mes së moshuarve është shqetësimi më i madh. Ai tha se kjo ka sjellë si rezultat më shumë raste të rënda dhe vdekje, me 75 për qind të vdekjeve mes personave të moshës 65 vjeç e lart.

Kluge tha se një parashikim nga një burim i besueshëm tregon se me ritmin aktual, Evropa mund të ketë gjysmë milioni vdekje të tjera nga COVID-19 deri në 1 shkurt. Kluge përmendi normat e pabarabarta të vaksinimit dhe lehtësimin e masave shëndetësore publike dhe sociale në të gjithë rajonin si shkaqe për rritjen.

Megjithëse janë shpërndarë një miliard doza vaksinash, në Evropë, vetëm 47 përqind e popullsisë totale është plotësisht e vaksinuar. Ai thotë se në tetë vende, të paktën 70 për qind e njerëzve janë vaksinuar plotësisht. Zoti Kluge vëren se norma mbetet nën 10 përqind në dy vende të tjera. Zyrtari i OBSH-së inkurajoi vendet me norma të ulëta vaksinimi që të përshpejtojnë vaksinimin, veçanërisht midis grupeve me përparësi siç janë të moshuarit. Ai u kërkoi vendeve me shkallë të lartë vaksinimi dhe rezerva të shumta, t’i ndajnë ato me vendet që nuk e kanë një mundësi të tillë.

Ai tha gjithashtu se vaksinat janë më efektive kur përdoren me masa të tjera parandaluese, si distancimi fizik dhe mbajtja e maskave. Zoti Kluge tha se nëse rajoni arrin në një përdorim universal të maskave, mund të shpëtohen 188,000 jetë nga tani deri në shkurt. “Ne duhet të ndryshojmë taktikat tona, duke kaluar nga kundërpërgjigjia ndaj rritjes” së rasteve të COVID-19 tek “parandalimi i tyre”, tha zoti Kluge./VOA

/b.h

Next Post
FOTOT/ 17 vjeçarja rrihet e përdhunohet në grup, pas pijes së kontaminuar nga taksisti

FOTOT/ 17 vjeçarja rrihet e përdhunohet në grup, pas pijes së kontaminuar nga taksisti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
Grenell: Dialogun në vazhdim ta udhëheqë ShBA-ja

Grenell pritet të largohet nga drejtimi i Kennedy Center

March 13, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Gjykata sillet sikur Balluku është ende ministre

March 13, 2026
Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

March 13, 2026
I dyshuari i sulmit në një sinagogë në SHBA kishte humbur familjen nga sulmet në Liban

I dyshuari i sulmit në një sinagogë në SHBA kishte humbur familjen nga sulmet në Liban

March 13, 2026
Meta sërish në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

Vendimi i Gjokës: Arsyeja pse Meta hoqi dorë nga kërkesa për liri në GJKKO

March 13, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri për playoffin e Botërorit 2026, FSHF hap aplikimet për biletat për tifozët shqiptarë

Ndeshja Poloni-Shqipëri për playoffin e Botërorit 2026, FSHF hap aplikimet për biletat për tifozët shqiptarë

March 13, 2026
“Vijojmë punën deri në lirimin e çdo hapësire publike”, nënkryetari i Bashkisë Tiranë prezanton raportin vjetor të IMT

“Vijojmë punën deri në lirimin e çdo hapësire publike”, nënkryetari i Bashkisë Tiranë prezanton raportin vjetor të IMT

March 13, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Porti i madh i Durrësit përtej legjendave urbane dhe politike

March 13, 2026
SHBA-të ofrojnë deri në 10 mln $ shpërblim për informacione mbi Mojtaba Khamenein

SHBA-të ofrojnë deri në 10 mln $ shpërblim për informacione mbi Mojtaba Khamenein

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In