• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rritja e frikshme e rasteve/ Manastirliu: Po përgatisimin strukturën e re ‘Covid’ në QSUT, forcojmë kapacitetet spitalore

by Java News
15/06/2020 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Situata po monitorohet me shumë kujdes. Edhe pse shifrat janë rritur këto ditë, Komiteti i Ekspertëve ka vlerësuar se nuk ka kthim mbrapa por ka nevojë për një vëmendje të shtuar të të gjithë qytetarëve për të respektuar rregullat, që të kufizojmë përhapjen e Covid-19, ndërsa sistemi shëndetësor po përgatitet për forcimin e kapaciteteve”. Deklarata u bë nga ministrja e Shëndetësisë, gjatë ceremonisë së dorëzimit të pajisjeve mjekësore të Bashkimit Europian për përballimin e epidemisë në vend.

Në kuadër të marrëveshjes së lidhur me BE për ndihma me pajisje mjekësore për përballimin e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, së bashku me ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca kanë vizituar Spitalin Universitar të Traumës ku kanë mbërritur pjesa e dytë e pajisjeve, mbështetje për institucionet shëndetësore shqiptare, ndihmë nga Bashkimi Europian, duke theksuar se do të vijojë forcimi i kapaciteteve të sistemit shëndetësor për përballimin e luftës kundër Covid-19.

“Sistemi shëndetësor vijon të jetë në gatishmëri. Ne jemi duke u përgatitur për forcimin e kapaciteteve. Siç bëmë me spitalin e ri karantinë, jemi duke përfunduar përshtatjen e një strukture tjetër brenda QSUT, po fuqizojmë kapacitetet për testimet ndërsa po forcojmë kapacitetet me aparatura mjekësore për të përballuar situatën. Ndaj edhe këto 5 autoambulanca që fuqizojnë flotën e Urgjencës Kombëtare dhe 15 respiratorë transporti, e një seri aparaturash jetëshpëtuese do të rrisin kapacitetet e reanimacioneve në spitalet tona”, u shpreh Manastirliu.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca deklaroi se Bashkimi Europian do të vijojë të jetë krah Shqipërisë dhe vendeve të rajonit, si ditën e parë të epidemisë.

“Këto pajisje padyshim do të ndihmojnë sistemin shëndetësor shqiptar për përballimin e situatës por dua t’i bëj një apel çdo qytetari shqiptar që të respektojë rregullat e vendosura nga autoritetet pasi kriza nuk ka mbaruar, ndaj bëni kujdes sepse vetëm bashkë mund ta përballojmë këtë situatë”, tha ambasadori Soreca.

Në kuadër të marrëveshjes së lidhur me BE për ndihma me pajisje mjekësore për përballimin e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, në vlerën 4 milion euro, vjen mbështetja e dytë për institucionet shëndetësore shqiptare. Në këtë paketë me vlerë 650 mijë euro janë të përfshirë 5 autoambulanca të cilat do të shërbejnë për fuqizimin e urgjencës paramjekësore në territor, 15 respiratorë transporti, 20 oksigjeneratorë, 140 maska nazale, 140 maska fytyre, 750 sete intubimi, 55 laringoskopë dhe 57 pulse oksimetra, pajisje të cilat do të ndihmojnë në forcimin e kapaciteteve të shërbimeve të reanimacioneve në vend. Brenda pak ditëve mbërrin në vend dhe mbështetja me 100 shtretër me vlerë prej 126 mijë euro.

g.kosovari

Next Post

Shifrat e INSTAT / Mbizotëron aktiviteti ekonomik tregtar, mbi 44,300 ndërmarrje të regjistruara në vitin 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe kapin 4 raketa balistike dhe 6 dronë, raketa edhe në Tel Aviv

Emiratet e Bashkuara Arabe kapin 4 raketa balistike dhe 6 dronë, raketa edhe në Tel Aviv

March 15, 2026
Deklaratat e Vuçiç, Bushati: Rajoni nuk ka nevojë për narrativa lufte, Shqipëria të mos ia lërë inercisë prioritetet

Deklaratat e Vuçiç, Bushati: Rajoni nuk ka nevojë për narrativa lufte, Shqipëria të mos ia lërë inercisë prioritetet

March 15, 2026
Dyshohet se spiunonin tek Izraeli forcat iraniane të sigurisë, 20 të arrestuar rrezikojnë dënimin me vdekje

Dyshohet se spiunonin tek Izraeli forcat iraniane të sigurisë, 20 të arrestuar rrezikojnë dënimin me vdekje

March 15, 2026
E vlefshme për play Off-in e Botërorit, të hënën nis procesi i aplikimit për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri

E vlefshme për play Off-in e Botërorit, të hënën nis procesi i aplikimit për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri

March 15, 2026
PD mbledh Kryesinë të hënën, priten ndryshime në statut! Në pikëpyetje “neni Basha” pas lëvizjes së Salianjit

PD mbledh Kryesinë të hënën, priten ndryshime në statut! Në pikëpyetje “neni Basha” pas lëvizjes së Salianjit

March 15, 2026
Teherani i përgjigjet Trump: Khamenei është mirë dhe qeveris Iranin

Teherani i përgjigjet Trump: Khamenei është mirë dhe qeveris Iranin

March 15, 2026
Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që ta lehtësojë atë?

Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që ta lehtësojë atë?

March 15, 2026
Fermerët pjesëmarrës dhe përfitues të rivitalizimit rural

Fermerët pjesëmarrës dhe përfitues të rivitalizimit rural

March 15, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

Berisha i përgjigjet Ramës: Çështja Balluku nuk mbyllet kurrë

March 15, 2026
U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In