• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rritja e çmimit të siguracionit të makinave abuzive dhe e lobuar!

by Erjon Braçe
26/08/2016 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Erjon Braçe*

Ka shkaktuar shqetesim, madje dhe irritim, sjellja e perseritur e kompanive te sigurimit, ne rritjen e vazhdueshme te cmimeve te policave te sigurimit per mjetet motorike. Natyrisht, nen pergjegjesite e mia kam kerkuar gjithe informacionin per kete ceshtje dhe sot dua tu them: Ne pikën 2 të detyrimeve për AMF-në, në rezolutën e Kuvendit për vitin 2015 thuhet:

“Brenda muajit shtator 2015 në bashkëpunim me Ministrinë e Financave duhet të paraqesë në Kuvend amendimet ligjore për sigurimin e detyrueshëm të mjeteve motorrike etj..(nënkupto sistemin Bonus-Malus)”.

Projektligji i përgatitur ka si qëllim:

miratimin e detyrimit ligjor për zbatimin e sistemit të përdorur sot në të gjithë botën, për sigurimin e mjeteve motorrike, Bonus-Malus.

Ky sistem, në thelb, rrit përgjegjësitë për personat që shkaktojnë dëme dhe aksidente, duke i detyruar të paguajnë një prim më të lartë dhe, ul tarifat e primit ose çmimin e siguracionit për ata që kanë një performancë të mirë.

Ne dijenine time, projektligji i hartuar kryesisht në konsultim me industrinë e sigurimeve, eshte diskutuar në mbledhjen e Bordit te AMF, të muajit shtator 2015 dhe, brenda afatit të përcaktuar në rezolutën e Kuvendit- shtator 2015, ju dërgua me shkresën e drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv, Ministrisë së Financave për ndjekjen e procedurës.

Njoftimi nga Ministria e Financave te Bankës Botërore, shkaktoi përmbysjen e plotë të procesit, pasi Drejtori Përgjithsëm Ekzekutiv i AMF, nuk kishte marrë fare opinionin e Bankës Botërore(?!) e cila, po asistonte nen nje marreveshje AMF me projkete specifike të asistencës teknike në tregun e sigurimeve.

Ne dijenine time, amendimet e propozuara nga Banka Botërore, kryesisht për mënyrën e funksionimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimit, duke ndarë kartonin jeshil nga fondi i kompensimit për sigurimet motorrike, u ridiskutuan në AMF për shumë kohë dhe kur ka kaluar thuajse 1 vit nga afati i rezolutës së Kuvendit, drafti nuk ka kaluar ende në Bord, megjithë kërkesat e vazhdueshme të Bordit-nen nxitjen e Kuvendit, për ta diskutuar dhe dërguar sa me shpejt për miratim në Këshillin e Ministrave e me pas ne vete Kuvend.

* Mungesa e sistemit Bonus-Malus eshte shkaku themelor i rritjes së primeve në treg

Neni 10 i ligjit aktual për sigurimin e detyrueshëm motorrik(Ligji nr. 10 455, datë 21.07.2011 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 076, datë 12.2.2009 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit””):

“Shoqëritë e sigurimeve përcaktojnë vetë tarifat e primit të sigurimit sipas kushteve të tregut”.

Duke patur parasysh se sigurimi i mjetit motorrik nga përcaktimi është “Third-Parties Liabilities-TPL-Përgjegjësi ndaj palëve të treta”, për të siguruarin, polica e sigurimit nuk ka përfitime të drejtëpëdrejta por i shërben të aksidentuarve për dëmet që mund tju shkaktojë mjeti I tij motorrik.

Për këtë arsye, çdo i siguruar kërkon ta përfitojë me çmimin më të ulët të mundshëm sepse nuk i shërben atij (ndryshe në rastin e siguracionit kasko psh ku ai do interesohej për emrin e mirë të shoqërisë së sigurimit, garancitë për pagesën e dëmeve potenciale etj), por palëve të treta dhe, elementi i vetëm i zgjedhjes konsumatore është çmimi.

Ky fenomen nuk ndodh për asnjë produkt-shërbim tjetër, ku si rregull, konsumatori përveç çmimit interesohet për cilësinë, funksionet, karakteristikat e produktit etj..

Në këto kushte, në vitin 2013 shoqëritë u futën në procesin e vetëpërcaktimit të primit duke ulur tarifat përfundimtare në nivelin 3000 lekë për kategoritë masive të autoveturave(B1/B2) ndërkohë që vetëm TVSH atëkohë ishte 2800 lekë(?!), duke ulur ndjeshëm aftësinë paguese të shoqërive të sigurimit, rritjen disa fish të provigjoneve dhe mospagesën e dëmeve.

Duke patur parasysh seritë kohore pak a shumë kush është probabiliteti i aksidenteve në Shqipëri dhe dëmeve të shkaktuara(sidomos ato me pasoja fatale), pra mbi këtë bazë, aktuarët llogariten primin e pastër të riskut (pa përfshirë tatimin 10 për qind, shpenzimet operacionale, komisione agjenti, brokeri etj) për kategorinë B1/B2 (mbi 1600 cm3); ishte 10,500 lekë për vitin 2015 dhe me një rritje shumë të lehtë për vitin 2016.

*shih linkun;(http://amf.gov.al/…/1520_34%20Vend%20miratim%20rregullore%2… ).

Si konkluzion, sistemi aktual ka dy zgjidhje:

ose përfshitjen e shoqërive të sigurimit në një process konkurrues me ulje të njëpasnjëshme çmimesh deri në rënien e aftësisë paguese;

ose shitjen në formën aktuale duke mbajtur të fiksuar tarifat dysheme të sigurimit të automjeteve nëpërmjet sistemit të brokerimit.

Por rrisqet, duke patur parasysh sjelljen disa vjecare te kompanive te sigurimit ne kete vend, do jene te medha.

Zgjidhja e vetme-jo vetem sipas meje;

është implementimi i ligjit të ri për sigurimet motorrike dhe vendosja e sistemit Bonus-Malus me 16 klasa sipas historikut te demeve, mjetit motorik dhe kohes se patentes.

Ne dijenine time, janë krijuar kushtet e para- lidhja online me sistemin e gjendjes civile dhe drejtoritë e transportit, janë akumuluar të dhënat për aksidentet.

Ajo qe nuk eshte bere deri tani, eshte projektligji, sipas detyrimeve te vendosura nga Kuvendi ne Rezoluten e tij.

Per tua thene troc;

Kjo vonesë është tërësisht e pajustifikuar.

Une kam arsyet e mia te them se kjo vonese eshte edhe abuzive, ne linjen qe u pershkova me lart- dërgimi i projektligjit nga ekzekutivi i AMF për miratim në Bord dhe më pas në Kuvend.

Komisioni i Ekonomise ka ne proces analizen e punes se AMF;

E ka nisur nga raporti i veprimtarise se institucionit per vitin 2015, ju them sot se: mospërmbushja e detyrimeve të vendosura në rezolutë nga Kuvendi për AFM, do të rëndojë shumë fort.

As une e as komisioni, nuk mund te mbajme me, pergjegjesine e nje institucioni, te cilit, i kemi dhene te gjithe fuqine dhe pavaresine per te bere detyren ne sherbim edhe te qytetareve ne kete vend dhe, nuk e ben.

*Kryetar i Komisionit të Ekonomisë

ma.me

Next Post
VIDEO/ Momentet e vendosjes së tritolit dhe shpërthimi te autobusi në Tiranë

Tritoli te autobusi/ Arrestohet autori i krimit, kundërshtoi me forcë efektivët e policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

August 8, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hipokrizia e së majtës evropiane me dezinformimin rreth Marokut

August 8, 2026
Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

August 8, 2026
FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

August 8, 2026
FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

August 8, 2026
“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

August 8, 2026
Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

August 8, 2026
1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

August 8, 2026
Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

August 8, 2026
Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com