• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rritja e çmimit të energjisë/ Rama u përgjigjet komentuesve: Jemi të varur nga tregu ndërkombëtar

by Java News
08/10/2021 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama këtë të premte përmes një video mesazhi në rrjetin  social Facebook ka reaguar sërish në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Kreu i qeverisë ka dhënë përgjigje disa prej komentuesve të cilët janë shprehur të shqetësuar në lidhje me këtë fakt dhe kërkojnë se pse çmimi i energjisë duhet të rritet kaq shumë.

Rama shprehet se kriza energjitike është në të gjithë botën dhe se është e pashmangshme për vendin tonë.

“Ne prodhojmë kur kemi reshje të mjaftueshme dhe mbushen hidrocentarlet dhe blejmë kur ka thatësirë sidomos kur është e zgjatur në kohë thatësira. Shqipëria është e varur njëlloj si të gjithë vendet e tjera nga çmimet e tregut ndërkombëtar”, ka thënë Rama.

Ndërkaq pyetjes se pse duhet që kostoja e vendeve të zhvilluara si Spanja dhe Gjermania duhet të krahasohen me rrogat në vendin tonë, por Rama është shprehur se çmimet e bursës për energjinë në tregun ndërkombëtar janë të njëjta.

“Çmimet e bursës së energjisë në tregun ndërkombëtarë ku Shqipëria blen energji Shqipëria nuk bën ndonjë dallim me vendet e tjera në raport me rrogën, ne nuk kemi bërë krahasim të fuqisë blerëse por kemi informuar mbi influencën e çmimeve të energjisë elektrike në të gjithë tregjet ndërkombëtare në këtë krizë që ka prekur të gjithë vendet”, ka theksuar Rama.

Kreu i qeverisë ndër të tjera në përgjigjen e tij për komentuesit është shprehur se vendi ynë nuk e prodhon sasinë e energjisë që përdor ndaj është e detyruar që të ndjekë tregjet ndërkombëtare.

Sipas tij çmimi i energjisë për familjarët është nën koston reale dhe kjo është falë masave të marra për mbrojtjen e konsumatorit.

“Shqipëria nuk e prodhon sasinë e naftës që përdor, ajo që prodhon është e cilësisë së naftës së rëndë që shkon kryesisht në tregun ndërkombëtarë për tu përdorur në industrinë e bitumit. Rreth 600 mijë ton që përdoren në vendin tonë janë nënprodukte që vijnë nga importi.

Nafta dhe në Shqipëri gjenerohet dhe prodhohet nga subjekte private që e blejnë sipas çmimeve të bursës në tregjet ndërkombëtare.

Ne prodhojmë vetë vetëm një pjesë të energjisë që prodhojmë dhe kjo bën që të kemi një çmim të rregulluar dhe jo të liberalizuar. Edhe sot që flasim çmimi i energjisë për familjarët është nën koston reale, falë subvencionimin nga shteti dhe për familjarët dhe biznesin e vogël çmimi është nën koston reale”, ka thënë ndër të tjera Rama.

g.kosovari

Next Post
Japonia dhe Singapori kanë pasaportat më të fuqishme në botë/ Shqipëria renditet në vendin e…

Japonia dhe Singapori kanë pasaportat më të fuqishme në botë/ Shqipëria renditet në vendin e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Polici i fshatit dhe rrugaçi i fshatit

March 7, 2026
Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

March 7, 2026
Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 7, 2026
Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In