Rritja e çmimit të bukës/ Nënkryetari i Shoqatës, Nela: E vendos tregu dhe jo prodhuesit

Nela

I ftuar në emisionin “Alert”, në News24, nga Granit Sokolaj, Rasim Nela, nënkryetar i Shoqatës së Bukës, ka folur për rritjen e çmimit të bukës, a duhet të ketë një standard mbi çmimin e bukës, peshës dhe masat që duhet të marrë shteti për përmirësimin e situatës.

“Çmimi dhe pesha nuk është njësuar as sot, nuk ka një standart mbi çmimin apo gramaturën. Asnjë nga prodhuesit e bukës nuk kanë penalitet, por nëse e ka bërë bukën 650 gram dhe e shet edhe 1 mijë lekë duhet ta shënojë në letër. S’ka detyrim ligjor se sa duhet të jetë çmimi i bukës. Konsumatori nuk e ka kulturë as për të parë listën. Mosparaqitja e listët është penalitet, por s’kemi detyrim ligjor tek çmimi. Çmimin e ka vendosur tregu, jo prodhuesit e bukës.

Kur lënda e parë ka një ngritje, rritet çmimi, por jo cilësia. Ne si shoqatë, kemi kërkuar që në mars apo në prill takim me Shalsin, që ishte ministër i Bujqësisë dhe drejtorin e AKU për standartizimin e peshës së bukës. Patëm takim me shoqatën homologe të Greqisë, të cilët kanë 15 vite që e kanë, e normalizuan përmes peshës standarde në treg. Një ide u hodh për 3 pesha, masive e madhe 750 gram, peshë te mesme dhe 100 gram e vogla.

Ke tre gramatura në treg dhe pastaj çmimin e ke personal në bazë të cilësisë. Shoqata nuk ka forcë të njësojë çmimin, e ka tregu. 1 kg miell merr 62 lekë. Të gjithë konsumatorët marrin atë çfarë paguajnë. Kostot dhe çmimet janë rritur, ndaj ka edhe rritje të çmimit të bukës. Në rrethe ke bukë 1 kg e 200 gram me 1 mijë lekë.

Çmimi është alternativë, është i lirë, detyrimi ligjor është gramaturë dhe çmim, pasi është penalitet. Pandemia solli kulturën e gatimit në shtëpi. Shteti duhet të futet te gruri, ta subvencionojë, kemi vite që kërkojmë uljen e TVSH, të zbresë të pakën në 6-10%, siç ishin në vende të ndryshme të Europës, por nuk bindëm dot anëtarët për uljen e TVSH.

Mielli i Serbisë nuk përdoret në pastiçeri. Mielli i verdhë e ka proteinën mbi 12, për ta bërë bukën më të fryrë. Mielli i verdhë sot përdoret edhe tek buka masive, konsumatori merr atë që paguan”, tha Rasim Nela. BW

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com