• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rritja e çmimeve të naftës, gazit e bukës/ Guvernatori i BSH: Pritshmëritë, për tremujorin e tretë. Ja si do reagojmë nëse inflacioni ngrihet

by Java News
06/10/2021 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një konferencë për mediat, guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko foli mbi skenarët e mundshëm të rritjes së inflacionit dhe politikat që do të ndërmarrë institucioni që ai drejton.

Sejko tha se momentalisht në Shqipëri është rritur vetëm çmimi i naftës dhe i bukës, ndërsa ka pritshmëri për rritje në tremujorin e tretë të vitit. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë bëri me dije se Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën e interesit. Ai shtoi se nëse do të kemi një rritje të inflacionit mbi parashikimet atëherë do të reagohet me rritje të normës së interesit.

“Këshilli Mbikëqyrës i BSH vlerësoi se qëndrimi aktual i politikë s monetare mbetet i përshtatshëm. Rrjedhimisht Këshilli Mbikëqyrës vendosi të  lërë  të  pandryshuar normë n bazë  të  interesit në  nivelin 0, 5 për qind, gjithashtu të  lërë  të  pandryshuara normat e interesit te kredive një ditore, në  nivelet e 0,1 dhe 0,9 për qind”, tha Sejko.

“Rritja e çmimeve vjen si pasojë e inflacionit të importuar nga tregjet ndërkombëtare. Është rritur nafta, gazi dhe energjia veçanërisht në Eurozonë. Gjithësesi në tregun e brendshëm, me përjashtim të rritjes së çmimit të naftës dhe bukës nuk kemi parë rritje të çmimeve. Pritshmëria është për tremujorin e fundit të këtij viti dhe tremujorin e parë të vitit të ardhshëm. Në dimër nevoja për energji dhe gaz do jetë më e lartë. Gjithësesi është për tu parë si do reagojnë tregjet. BSH do monitorojë situatën dhe do të shohë si do të reflektohet kjo në inflacion. Nëse inflacioni bazë, pra i brendshëm do rritet më shpejt se parashikimet, ne do reagojmë. Do kalojmë në politikën monetare shtrënguese, pra me rritje të normës së interesit”, vlerësoi guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

Sejko u shpreh se rritja ekonomike shënoi nivelin 17.9 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti, ndërsa shtoi se ekonomia shqiptare tanimë ka rikuperuar tërësisht humbjet e shkaktuara nga tërmeti dhe pandemia.

“Sipas të dhënave të  INSTAT-it rritja ekonomike shënoi nivelin 17.9 për qind në  tremujorin e dytë  të  kë tij viti. Kjo ecuri sugjeron se ekonomia shqiptare ka rekuperuar tërësisht humbjet në  aktivitetin ekonomik të shkaktuara nga tërmeti dhe nga pandemia. Analiza e të  dhënave të disponuara tregon se rritja e tremujorit të dytë , pasqyron jo vetë m efektin e fortë  bazë  të  rënies ekonomike gjatë tremujorit të  dytë  të  vitit të  kaluar, por edhe gjerë sinë  dhe forcë n e faktorë ve që kanë ushqyer rritjen në  gjysmë n e parë  të  kë tij viti.

Po ashtu analiza e të dhënave sugjeron për norma të  shpejta rritje edhe gjatë  tremujorit të tretë, por edhe gjatë gjysmës së  dytë të kë tij viti. Rritja e aktivitit ekonomik shfaqet në bazë të gjerë. Në terma të kërkesës agregate ajo pasqyroi zgjerimin e konsumit dhe të  investimeve private, rritjen e shpenzimeve buxhetore, si dhe zgjerimin e eksporteve të  mallrave dhe shpenzimeve. Në  terma sektorialë , kjo rritje pasqyroi zgjerimin e aktivitetit ndërtues, industrial dhe të shërbimeve. Punësimi u rrit me 1.1 për qind gjatë tremujorit të dytë, ndërsa shkalla e papunësisë zbriti në nivelin e 11.6 për qind“, u shpreh ai./m.j

Next Post
Topalli: E premte e zezë për PD, Lulzim nuk më josh dot!

"Basha nuk e donte Berishën në parti"/ Topalli paralajmëron: Do kthehem në PD kur...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In