• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rritja e çmimeve të gazit çon në falimentim kompanitë energjetike në Britaninë e Madhe

by A R
22/10/2021 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Goto Energy është bërë kompania e fundit energjetike në Britaninë e Madhe që ndërpret tregtinë, në mes të një rritjeje të mprehtë të çmimeve të gazit me shumicë, sipas BBC. Kompania furnizonte me gaz dhe energji elektrike rreth 22 000 konsumatorë vendas, të cilët tani do të zhvendosen te një furnizues i ri.

Ajo i bashkohet një numër firmash të vogla që janë shkatërruar plotësisht pas rritjes globale të çmimeve të gazit. Rregullatori britanik i energjisë, Ofgem, tani do të gjejë një furnizues të ri për këto familje. Kolapsi i Goto Energy e çon numrin e klientëve të prekur nga vala aktuale e falimentimeve të kompanive energjetike në BM në më shumë se dy milionë.

“Rritja e paparë e çmimeve globale të gazit, që janë rritur 250 për qind që nga fillimi i vitit, – po bën presion financiar mbi furnizuesit”, deklaroi Ofgem. Sipas Justina Miltienyte, eksperte e politikave të energjisë në Usëitch.com, Goto Energy tashmë është furnizuesi i 16-të që del nga tregu, që nga fillimi i vitit 2021.
Javën e kaluar, ishte Pure Planet, që mbështetej nga gjiganti i naftës BP dhe Colorado Energy, që falimentoi. Furnizuesit që kanë falimentuar së fundmi janë edhe Avro Energy, People Energy dhe Green Supplier Limited.

/a.r

Next Post
Çuçi mbledh drejtuesit e IKMT: Nisni shembjen e ndërtimeve që nuk legalizohen

Çuçi mbledh drejtuesit e IKMT: Nisni shembjen e ndërtimeve që nuk legalizohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com