Rritja e vazhdueshme e çmimeve të energjisë elektrike dhe pozicioni si importues i Shqipërisë është sfida kryesore që ka përpara ekonomia e vendit dhe që mund të frenojë rritjen e saj.
Banka e Shqipërisë thotë se nëse ekonomia ngadalësohet, kjo mund të ndikojë në rënien e aftësisë paguese të bizneseve e të familjeve.
Për të dytin muaj radhazi besimi në ekonomi është në rënie duke reflektuar ndikimin negativ që po jep rritja e përgjithshme e çmimeve.
Banka e Shqipërisë thotë se treguesi i ndjesisë ekonomike regjistroi rënie me 1.8 pikë në muajin gusht.
Rënia e besimit reflektoi rënien e besimit në sektorët e industrisë, të shërbimeve dhe të tregtisë. Nga ana tjetër, besimi konsumator dhe besimi në sektorin e ndërtimit u përmirësuan në muajin gusht.
/e.d