• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rritja e çmimeve, Sula: Pse nuk funksionon Mbrojtja e Konsumatorit? Qeverisë s’i intereson të…

by A R
17/04/2023 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PD Dashnor Sula, ka ngritur shqetësimin për çmimet e larta në vend.

Në një status në “Facebook”, Autoriteti për Mbrojtjen e Konsumatorit nuk funksionon dhe nuk ka ndërhyrë për të mbrojtur konsumatorin.

Gjithashtu, thekson se në tregun ndërkombëtar është shënuar rënia e çmimeve, por qeverisë Rama i intereson që të mbajë çmime të larta për t’u marrë më shumë para qytetarëve shqiptarë.

STATUSI:

Pse nuk funksionon Autoriteti për Mbrojtjen e Konsumatorit te ulë çmimet?

Për shkak të pandemisë, por edhe më shumë pas luftës në Ukrainë, çmimet e produkteve bazë të ushqimeve pësuan një rritje të madhe. Në disa raste si me vajin, miellin etj, çmimet edhe u dyfishuan. Qeveria shqiptare nuk mori asnjë masë për tu ardhur në ndihmë qytetarëve të saj për të zbutur sadopak këtë efekt.

Por sipas një raporti të fundit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, indeksi standard i çmimeve ndërkombëtare të produkteve ushqimore ra për të 11-tin muaj radhazi në Shkurt 2023. Pra në 11 muajt e fundit çmimet e ushqimeve bazë vetëm se janë ulur, por jo në Shqipëri.

Indeksi i Çmimeve të Ushqimit të ishte mesatarisht 129.8 pikë në Shkurt, me rënie 0,6% nga Janari 2023 dhe rënie 18,7% nga kulmi i saj në Mars 2022.

Rënia e çmimeve në tregun ndërkombëtarë është e theksuar. Por pse nuk ndodh kjo në Shqipëri?

Përse nuk ndërhynë autoriteti për mbrojtjen e konsumatorit?

Mirë që kur qytetarët kishin aq shumë nevojë, qeveria nuk uli asnjë taksë, po tani që çmimet në tregun ndërkombëtarë kanë rënë, përse në Shqipëri nuk ulen çmimet?

Neglizhenca e qëllimshme e organeve shtetërore ka bërë që siç konfirmoi Ministria e Financave të ulet ndjeshëm konsumi. Që shqiptarët të mos blejnë mjaftueshëm ushqime.

E them neglizhencë e qëllimshme sepse autoritetet përkatëse nuk hynë qëllimisht. Sepse duke mbajtur çmimet e larta, të ardhurat që shteti mbledh në buxhet prej TVSH-së por jo vetëm janë shumë herë më shumë.

E thënë thjeshtë: çmimet janë ulur por qeverisë i intereson që ti mbaj të larta sepse në këtë mënyrë u merr më shumë para nga xhepi qytetarëve. Ua merr përmes taksave të larta që vendos dhe me çmime të ushqimeve të larta. Taksat bëhen edhe më të shtrenjta. Praktikisht edhe ajo që po propagandon kryeministri për rritje page nuk është e vërtetë. Nuk po ju rriten pagat por po ju kthen paratë që ju ka marrë padrejtësisht nga xhepi, madje shumë herë më pak.

500 milionë euro më shume mblodhi në 2022 shteti nga TVSH për shkak të rritjes së çmimeve, ndërsa ajo që ju kthen ju është vetëm 120 milionë euro. Kaq është fondi shtesë për pagat nga rritja që propagandohet. 380 milionë euro të tjera shpërndahen mes 10 vetave në qeveri dhe klientët e tyre.

Next Post
“Është në gjendje të mirë, komunikon”, Shefi i Kirurgjisë flet për operimin e Ramës: Rikuperimi total pas 2-3 ditësh

"Është në gjendje të mirë, komunikon", Shefi i Kirurgjisë flet për operimin e Ramës: Rikuperimi total pas 2-3 ditësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Raporti sekret: Irani kërkon 2 milionë dollarë për kalimin në Hormuz

April 7, 2026
Politika e “aneksit”, në nivel mjeran

Një fajtor për të mbuluar mëkatet e PD me Integrimin. Narrativa e opozitës dhe jo vetëm…

April 7, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

“I bëhet qejfi ndërkombëtarëve dhe opozitës…”, Beqaj në GJKKO: Unë, Veliaj dhe Meta jemi të padënuar, por…

April 7, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

April 7, 2026
Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

April 7, 2026
“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

April 7, 2026
FOTO/ Ditën e votimit si ministër, Gonxhe tregon bashkëpunimin me paraardhësen Margariti

“11% turistë më shumë në mars”, Gonxhja: Oferta shqiptare po fiton vëmendjen e botës

April 7, 2026
SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

April 7, 2026
“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

April 7, 2026
Ulet për herë të parë për këtë vit çmimi i naftës: Ja sa do të kushtojë një litër

Nafta 224 lekë, Konfindustria: Rishikoni politikën fiskale të karburanteve

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In