• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rritja e çmimeve, problemi më i madh i ekonomisë shqiptare”, Tabaku: 800 mijë pensionistë në mëshirë të qeverisë

by S T
04/03/2025 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka denoncuar në një video të publikuar në rrjetet sociale krizën ekonomike që po rëndon mbi qytetarët shqiptarë, veçanërisht pensionistët dhe punëtorët e ndershëm.

Sipas Tabakut, rritja e çmimeve është problemi më madhor i ekonomisë sot, duke u përkeqësuar nga taksat e larta, korrupsioni dhe mungesa e konkurrencës, që kanë krijuar një ekonomi të kapur nga monopole të cilat favorizojnë një grusht të vogël njerëzish.

“Mbi 800 mijë pensionistë sot jetojnë në mëshirë të qeverisë,” deklaroi Tabaku, duke theksuar se rritja e pagave dhe pensioneve nuk mund të bëhet vetëm në prag të zgjedhjeve, por duhet të jetë një politikë e vazhdueshme dhe e qëndrueshme për të garantuar dinjitetin e qytetarëve.

Si zgjidhje për këtë krizë, ajo prezantoi paketën e Partisë Demokratike, e cila pritet të vihet në zbatim pas 11 majit. Pikat kryesore të kësaj pakete përfshijnë:

Vendosjen e minimumit jetik prej 200€
Rritjen e pensionit mesatar në 400€
Rritjen e pagës mesatare në 1,200€

“Zgjidhjet nuk vijnë brenda një dite, por me vullnet politik dhe me një vizion të qartë mund të vendosim interesin e qytetarëve në qendër dhe të ndërtojmë një ekonomi të drejtë dhe konkurruese,” përfundoi Tabaku.

Postimi i plotë:

Nuk ka problem më të madh për ekonominë shqiptare sot sesa rritja e çmimeve.

Një rritje e vazhdueshme që vjen si pasojë e taksave të larta, korrupsionit, mungesës së konkurrencës dhe kapjes së gjithë zinxhirit ekonomik, duke krijuar monopole që rëndojnë mbi qytetarët.
Por kush vuan më shumë nga rritja e çmimeve?
Më të prekurit janë pensionistët dhe ata që punojnë ndershmërisht.
Sot, mbi 800 mijë pensionistë në Shqipëri jetojnë në varësi të qeverisë, me një pagesë që shpesh vjen vetëm në prag të zgjedhjeve. Ata nuk kanë një të ardhme të sigurt dhe janë të lënë në mëshirë të politikave të qeverisë.
Por ka një zgjidhje reale!
Pas 11 majit, paketa e Partisë Demokratike nuk do të jetë thjesht një masë emergjence, por një plan i plotë për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Në 100 ditët e para, ky plan ka në bazë:
✅ Minimumin jetik prej 200€
✅ Pensionin mesatar prej 400€
✅ Rritjen e pagës mesatare në 1,200€
A janë këto masa të mjaftueshme? A mund të realizohen brenda ditës?
Jo menjëherë, por me vullnet politik, duke vendosur interesin e qytetarëve të parin, mund të ndërtojmë një ekonomi më të drejtë dhe të ndihmojmë shumicën.
Ky është prioriteti!
Ky është plani i Partisë Demokratike!

Next Post
Primaret në Partinë Demokratike, 19 të vjetrit dalin direkt deputetë

Berisha koalicion me 25 parti/ Zv. ministri: Do të dështojnë! Është një çorbë e gatuar me...

Comments 1

  1. SiNjona SiQetra says:
    1 year ago

    Balonës tabake, Sal Brrisha, ka ka kput bishtin, ne qkshtuna, balona tabake o balonë pa bisht or tëj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In