• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rritja e çmimeve/ PD akuza qeverisë: Ka braktisur qytetarët në nevojë, pensionistët dhe bizneset

by Java News
06/08/2022 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

PD ka akuzuar Qeverinë Rama se ka braktisur qytetarët dhe bizneset, duke mos u ofruar asnjë paketë mbështetëse atyre në krizën e thellë ekonomike që ka goditur vendin për shkak të rritjes së çmimeve.

PD thotë se duhet një ndërhyrje e menjëhershme në buxhetin e vitit 2022.

Në një deklaratë për mediat, anëtari i Këshillit Kombëtar, Dorian Teliti tha se një nga kërkesat e PD për qeverinë është që kjo e fundit të ndërprese “një orë e më parë pagesat buxhetore për të gjitha PPP-të korruptive, për të cilat janë rreth 120 milionë euro të parashikuara për tu paguar gjatë vitit aktual”.

“Çdo lek shtesë që ka ardhur në arkën e shtetit si pasojë e rritjes së çmimeve, ti kthehen sa më shpejt qytetarëve dhe bizneseve nëpërmjet paketave mbështetëse”, tha ai.

DEKLARATA E PLOTE

Kush më mirë se ju e ndjen krizën ekonomike që vazhdon të thellohet dita ditës?
Çmimet vazhdojnë të rriten, ata që marrin ushqime me listë shtohen çdo ditë, jetesa po bëhet gjithnjë e më e papërballueshme.

Sipas raportit të fundit të OKB, 1 në 3 shqiptarë jeton në pasiguri ushqimore.

Disa muaj më parë, qeveria ndërmori një paketë 3-mujore ndihmë. Fatkeqësisht ishte më e ulëta në rajon dhe asgjë më shumë se një “lemoshë” . Paketa prill-maj-qershor nuk i dha aspak përgjigje nevojës për të luftuar efektet e krizës.

Që nga 1 korriku paketë mbështetëse nuk ka më. Qeveria i ka braktisur të gjithë: qytetarët në nevojë, pensionistët dhe bizneset.

Ndaj, Partia Demokratike kërkon që të ndërhyhet menjëherë në buxhetin e vitit 2022:

· Të shkurtohen të gjitha shpenzimet operative jo të domosdoshme.
· Të pezullohen të gjitha procedurat e prokurimeve publike që s’kanë lidhje me rritjen e ekonomisë & mirëqenies, por vetëm për fryrjen e xhepave të një grushti njerëzish.
· Të ndërpriten një orë e më parë pagesat buxhetore për të gjitha PPP-të korruptive, për të cilat janë rreth 120 milionë euro të parashikuara për tu paguar gjatë vitit aktual.

Çdo lek i kursyer nga masat e mësipërme dhe çdo lekë shtesë që ka ardhur në arkën e shtetit si pasojë e rritjes së çmimeve, ti kthehen sa më shpejt qytetarëve dhe bizneseve nëpërmjet paketave mbështetëse.
Për kujtesë: vetëm gjatë periudhës janar-qershor 2022 janë mbledhur 22.7 miliardë lekë më shumë TVSH krahasuar me janar-qershor 2021.
Lekët janë dhe gjenden lehtësisht në buxhet, por duhet vullneti politik i qeverisë për të konkretizuar një orë e më parë një paketë të dytë serioze antikrizë, në vend të “lemoshës” së paketës së parë.

Vullneti qeveritar nuk mungoi para ca ditësh kur u prezantua PPP-ja e fundit, shtrimi i një rruge “me flori”, me kosto prej 800 milionë eurosh.
Vullneti qeveritar nuk mungoi as një muaj më parë kur firmave të ndërtimit afer qeverise iu dhanë 80 milione euro kompensim për rritjen e kostove të ndërtimit.
Po kostot e rritura të qytetareve dhe biznesëve, a nuk duhen kompensuar?
A nuk e meritojnë shqiptarët e thjeshtë dhe bizneset e ndershme të njëjtën vëmendje nga qeveria?
Justifikimet e qeverisë për çdo vonesë nuk pijnë ujë.

Next Post

… që shqiptarët të mos vrasin më Jonadat e tyre!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In