• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rritja e çmimeve/ Ahmetaj: Nëse vazhdon lufta, mund të ketë paketë të dytë!

by
17/03/2022 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse lufta vazhdon dhe rritja e çmimeve në vendin tonë thellohet, zv.kryeministri Arben Ahmetaj nga salla e Kuvendit ka deklaruar se qeveria mund të bëjë një paketë të dytë dhe të tretë të rezistencës sociale. Ahmetaj ka nënvizuar se 3 momentet më të vështira të qeverisjes sipas tij janë tërmeti, pandemia dhe lufta në Ukrainë.

“Një qeveri e dikurshme ka vrarë qytetarë në protesta. Qeveria e sotme në mandatin e parë që në momentet e para u tërhoq nga një marrëveshje me partnerët strategjikë për pseudo armët kimike. Cila ishte dhe është përgjigjia e qeverisë 3 ose 4 vitet e fundit. Kujtoj 3 momentet e vështira që po kalojmë. Tërmetin. Ka qenë legjitim dyshimi nëse qeveria do përgjigjej. Ja ku jemi sot,  të gjitha familjet po kthehen në shtëpi. Po pandemia! E mbani mend.  Pjesa tjetër lufta. Ne nuk jemi në kufijtë e luftës fizike. Fati i madh që jemi këtu ku jemi dhe jemi vend i NATOS. Por lufta ka ardhur në shtëpitë tona me të gjitha ato  që ka ndodhur me ekonomitë.  Çmimi në 2010 ka qenë 2 mijë lekë të vjetra dhe s’ka pasur taksa qarkullimi. Përgjigjur ditë tjetër se sot s’ke kohë. Ku i  çuar ato para ua çuat oligarkëve”.

A është paketa e duhur? Ahmetaj deklaroi se qeveria po bën diçka që nuk e ka bërë asnjë qeveri në Europë duke mos rritur koston e faturës së energjisë elektrike.  Teksa tha se Kaskada është mirëmenaxhuar, shtoi se duhet të blihet energji pasi nuk ka rënë shi.

“Po e duhur. A është e mjaftueshme? Nuk e dimë kur mbaron lufta. Është rritur çmimi i miellit. Ti the e keni parashikuar në buxhet. Po more në buxhet e kemi parashikuar sepse është pjesë e paketës për të mbështetur qytetarët. Kaskada e super menaxhuar por kemi nevojë të blejmë, sepse s’jemi profetë që sjellim shiun. Kjo është paketa më e madhe a e dini ça do të thotë kjo. Do vazhdojmë nëse do ketë nevojë. Vetëm energjia ka vend për të bërë këtë që bën qeveria shqiptare. Ça po bën bordi  i administrimit të naftës. Po bën  transparancë.  Paketa është 5.2 miliardë për të mbajtur aq sa mundet qeveria se populli normalisht që ka nevojë më shumë. Vendi me taksat më të ulëta. S’ka biznesi i vogël taksa.Më shumë se gjysmë milion qytetarë që përfitojmë. Kjo është qeveria Rama. Iu referove turp kryeministri, për ça? Pse u drejtohet qytetarëve me modesti, duke thënë se është vendi i vetëm që proteston”.

Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës, Ahmetaj tha se qeveria Rama ka rekorde shumë të mira, referuar këtu pandemisë dhe tërmetit.

“Nëse gjërat përkeqësohen mund të bëjë paketën e dytë dhe të tretë siç bëri me pandeminë. Sepse ne kemi rekorde shumë të mira. Paketa e rezistencës sociale shkojnë në shpirt të qeverisë shqiptare. Ne kemi debatet tona a mund të bëjmë më shumë se nuk jemi ujë i ndenjur. Një maxhorancë e dikurshme që ka vrarë qytetarët, s’krahasohet me ne”.

/b.h

Next Post
“Refuzova ofertën marramendëse…”/ Berisha: Si tentoi GazProm të më korruptonte

“Refuzova ofertën marramendëse…”/ Berisha: Si tentoi GazProm të më korruptonte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Më shumë të ardhura sesa shpenzime! Suficiti për 11-mujorin arrin në 72 miliardë lekë

Sa janë rritur kontributet? 8-mujori, mbi 1.4 miliardë euro derdhen në buxhet nga të punësuarit

September 26, 2026
Karremi i Putinit për Trump-in

Senatorët republikanë dhe demokratë i drejtohen Trump: Mos e fto Putin në Miami, shqetësim serioz!

September 26, 2026
“Fjala e Ramës në OKB ishte e turpshme”- Berisha: Nuk përmendi as Kosovën dhe as UÇK-në! Ka ngritur narkoshtet

“Fjala e Ramës në OKB ishte e turpshme”- Berisha: Nuk përmendi as Kosovën dhe as UÇK-në! Ka ngritur narkoshtet

September 26, 2026
VIDEO/ Ambasadori i SHBA merr zyrtarisht detyrën, Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave pas gati 2 orësh takimi

VIDEO/ Ambasadori i SHBA merr zyrtarisht detyrën, Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave pas gati 2 orësh takimi

September 26, 2026
Lula ndalon lojërat e fatit online përpara zgjedhjeve presidenciale në Brazil -

Prsidenti Lula ndalon lojërat e fatit online përpara zgjedhjeve presidenciale në Brazil!

September 26, 2026
Pse Moody’s rrit vlerësimin për ekonominë e Shqipërisë?

Pse Moody’s rrit vlerësimin për ekonominë e Shqipërisë?

September 26, 2026
Fasoneritë kërkojnë ndihmë! Euroja e dobët dhe kostot në rritje, prodhuesit duan ndryshime fiskale për 2027

Fasoneritë kërkojnë ndihmë! Euroja e dobët dhe kostot në rritje, prodhuesit duan ndryshime fiskale për 2027

September 26, 2026
E pazakontë/ Trinjaket nga Kukësi nisin universitetin bashkë: Zgjedhin Farmacinë për të qenë pranë njëra-tjetrës!

E pazakontë/ Trinjaket nga Kukësi nisin universitetin bashkë: Zgjedhin Farmacinë për të qenë pranë njëra-tjetrës!

September 26, 2026
EMRI/ Atentati në Athinë ku mbeti e plagosur edhe 10-vjeçarja shqiptare, urdhri dyshohet se u dha “Klodi”, bosi i ‘Mafies së burgjeve’! Babai i vajzës, pronar i…

EMRI/ Atentati në Athinë ku mbeti e plagosur edhe 10-vjeçarja shqiptare, urdhri dyshohet se u dha “Klodi”, bosi i ‘Mafies së burgjeve’! Babai i vajzës, pronar i…

September 26, 2026
Ylli Manjani: Ore demokratë, po Berishën pse nuk e shani me libër shtëpie tani që mbrojti armikun?

Në kohën e Super Inteligjencës, merremi me Super Budallëqe

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com