• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rritet turizmi në Sazan-Karaburun, rreth 9 mijë vizitorë vetëm në qershor

by E S
24/07/2025 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parku Detar Kombëtar Sazan-Karaburun, i vetmi i këtij lloji në Shqipëri, vijon të tërheqë një numër të madh turistësh vendas dhe të huaj gjatë sezonit turistik. Ky destinacion natyror unik ofron një eksperiencë të veçantë për vizitorët, të cilët udhëtojnë me anije nga porti i Vlorës për të eksploruar bukuritë e tij natyrore dhe kulturore.

Agjencia Telegrafike Shqiptare duke iu referuar të dhënave të Kapitenerisë së portit të Vlorës, shkruan se gjatë muajit qershor parku është vizituar nga 8 mijë e 876 turistë, ndërsa në korrik pritet të vazhdojë fluksi i lartë i vizitorëve.

“Për muajin qershor ky park u vizitua nga 8876 turistë vendas e të huaj. Edhe gjatë korrikut ka një numër të lartë vizitorësh jo vetëm vendas, por edhe nga vende të ndryshme të Evropës dhe botës”, është përgjigja e Kapitenerisë së Portit të Vlorës.

Në total, 12 anije turistike të licencuara operojnë nga porti i Vlorës, duke ofruar udhëtime të rregullta drejt këtij parku të mrekullueshëm.

Parku Detar Sazan-Karaburun shtrihet në një zonë prej rreth 1.9 km në det dhe përfshin shumë atraksione natyrore si Shpella e Haxhi Aliut, që është ndër më të vizituarat, Gjiri natyror dhe kulturor i Gramës dhe ishulli i Sazanit, që është dhe atraksioni kryesor i parkut. Për vizitorët që kërkojnë qetësi dhe relaks në natyrë, brigjet e Shën Vasilit, Shën Janit dhe Gjirit të Djallit ofrojnë peizazhe të jashtëzakonshme dhe një eksperiencë të paharrueshme.

Ky park është gjithashtu habitat i shumë specieve të rralla, duke përfshirë breshkën e detit, fokën e Mesdheut, delfinët dhe peshkaqenët, duke e bërë atë një zonë të rëndësishme ekologjike dhe turistike për Shqipërinë.

Në përgjithësi, Parku Detar Kombëtar Sazan-Karaburun po afirmohet si një nga destinacionet kryesore natyrore në vend, duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e turizmit lokal dhe promovimin e bukurive natyrore të bregdetit shqiptar.

Next Post
Kohëmatës për gjyqet, KLP vendos afate nga 1 muaj deri në një vit për shqyrtimin e dosjeve penale dhe civile

Kohëmatës për gjyqet, KLP vendos afate nga 1 muaj deri në një vit për shqyrtimin e dosjeve penale dhe civile

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krim pasioni në Itali, 30-vjeçari shqiptari qëllohet për vdekje nga bashkatdhetari

Krim pasioni në Itali, 30-vjeçari shqiptari qëllohet për vdekje nga bashkatdhetari

March 21, 2026
Ekspertja e OKB, Albanese: Izraeli po torturon sistematikisht palestinezët nëpër burgje

Ekspertja e OKB, Albanese: Izraeli po torturon sistematikisht palestinezët nëpër burgje

March 21, 2026
Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

March 21, 2026
“Pa ne jeni tigër prej letre”, Trump ashpërson tonet ndaj NATO-s: Frikacakë, do ta kujtojmë!

“Pa ne jeni tigër prej letre”, Trump ashpërson tonet ndaj NATO-s: Frikacakë, do ta kujtojmë!

March 21, 2026
“E pafalshme çfarë ndodhi në Tiranë!” Klosi: Nuk njohim gjithë listën, nuk na ka ndodhur as në opozitë

“E pafalshme çfarë ndodhi në Tiranë!” Klosi: Nuk njohim gjithë listën, nuk na ka ndodhur as në opozitë

March 21, 2026
Kina: S’kemi varësi nga nafta iraniane

Kina: S’kemi varësi nga nafta iraniane

March 21, 2026
Klosi: Rezultati i 2025 me 300 mijë vota më shumë se opozita, mesazh për qeverisje serioze nga Edi Rama

Klosi: Rezultati i 2025 me 300 mijë vota më shumë se opozita, mesazh për qeverisje serioze nga Edi Rama

March 21, 2026
Sulme me dronë ndaj bazës amerikane në Bagdad, NATO tërhiqet

Sulme me dronë ndaj bazës amerikane në Bagdad, NATO tërhiqet

March 21, 2026
LIVE! Asambleja e PS, Klosi: Shkodra dhe Kukësi, territore ku beteja vijon! Opozita shkon vetëm në rënie

LIVE! Asambleja e PS, Klosi: Shkodra dhe Kukësi, territore ku beteja vijon! Opozita shkon vetëm në rënie

March 21, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Heshtja kushtetuese përballë ndjekjes penale pa ligj

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In