• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rritet trafikimi i njerëzve dhe shfrytëzimi seksual

by Java News
07/01/2019 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kombet e Bashkuara raportojnë për gjithnjë e më shumë raste të trafikimit me qenie njerëzore. Në raportin e Zyrës së OKB për Luftimin e Drogës dhe Krimeve në Vjenë (UNODC), thuhet se në vitin 2016 janë regjistruar 25.000 viktima të trafikimit, që është dukshëm më shumë se një vit më parë.

Por OKB paralajmëron se numri është rritur edhe si pasojë e hulumtimeve më të mira të rasteve të trafikimit në disa rajone të botës. Krahasimet e të dhënave nga 45 vende të ndryshme, që publikojnë të dhënat për trafikime me njerëz, dëshmojnë një rritje prej 39% të rasteve, krahasuar me vitin 2011.

Format e trafikimit me njerëz

Si trafikim me njerëz në Protokollin e OKB quhet: “Rekrutimi, transportimi, transferimi, akomodimi ose pritja e personave (…) me qëllim shfrytëzimi”. Kjo ndodhë në të shumtën e rasteve përmes “kërcënimeve, përdorimit të dhunës apo formave të tjera të detyrimit përmes rrëmbimit, mashtrimit, keqpërdorimit të pushtetit ndaj një personi dhe keqpërdorimit të njerëzve në rastet e pashpresë”.

München Bettlerin Symbolbild Zwangs-Bettler (picture-alliance/Winfried Rothermel)

Shumica e viktimave të trafikimit me njerëz – rreth 60% – keqpërdoren seksualisht. Në veçanti në Amerikë, Evropë dhe Azinë Jugore dominon kjo formë e shfrytëzimit. Një e treta e viktimave, siç thuhet në raport, detyrohet të punojë. Kjo formë e shfrytëzimit është regjistruar në veçanti në Afrikë dhe Lindjen e Mesme. Një formë tjetër e trafikimit me njerëz është edhe detyrimi i tyre që të dalin në rrugë dhe të lypin para, por edhe trafikimi me qëllim marrjen e organeve. Dy përqind e viktimave shfrytëzohen njëkohësisht në disa forma të ndryshme .

Kush janë viktimat?

Numri më i madh i viktimave janë gra (49 %) dhe vajza (23 %). Shumica dërmuese prej tyre keqpërdoret për qëllime seksuale. Meshkujt e rrëmbyer përdoren kryesisht për punë të detyrueshme. Sipas të dhënave të UNICEF-it, rreth 28% e viktimave janë fëmijë. Shkaqet më të shpeshta për trafikim janë varfëria dhe të jetuarit si refugjat.

A ka përparime?

“Gati çdo vend ka ndërkohë një rregullim ligjor për luftën e trafikimit me njerëz”, thuhet në raportin e OKB. Por në disa rajone, shumë persona që merren me këtë lloj trafikimi nuk dënohen me burg. Autorët e studimit thonë se në vendet e Afrikës në jug të Saharasë ka shumë nevojë për veprim dhe përmirësim ligjor në luftën kundër trafikimit.

Zyra federale për luftën kundër krimininalitetit (BKA) njofton se numri i viktimave të trafikimit është rritur edhe në Gjermani. BKA ka kumtuar në gusht të vitit të kaluar, se gjatë vitit 2017 në Gjemani janë regjistruar 671 raste të shfrytëzimit seksual të njerëzve. Ndërsa në rastet e lupësve në rrugë dhe njerëzve që detyrohen të punojnë, numri është rritur për 25 %, krahasuar me një vit më parë. OKB kërkon nga bashkësia ndërkombëtare një angazhim edhe më të fuqishëm kundër trafikimit me njerëz në të gjitha shoqëritë. Për këtë luftim i nevojshëm është edhe një koordinim dhe bashkëpunim më i mirë mes të gjitha vendeve.DW/a.meta

Next Post
Ngritja e SPAK, mblidhet Këshilli i Lartë i Prokurorisë

Ngritja e SPAK, mblidhet Këshilli i Lartë i Prokurorisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Shërbimet sociale, në nivel vendor! Gonzato: Po investojmë më shumë se 100 mln €

Rama: Shërbimet sociale, në nivel vendor! Gonzato: Po investojmë më shumë se 100 mln €

February 11, 2026
Sesioni i ri parlamentar, Basha-Berisha shkëmbejnë akuza: Aleanca Rama-Doshi-Brava është realiteti i ri

Po Berisha, a i mban mend protestat e Bashës?

February 11, 2026
Nis procesi gjyqësor kundër Arben Ahmetajt, për çështjen “Buka”

Nis procesi gjyqësor kundër Arben Ahmetajt, për çështjen “Buka”

February 11, 2026
Rama ndan foton: Ja bombat e partisë që i shkon mbrapa një 80 e kusur vjeçari të lajthitur e damkosur! Drejtësia të veprojë…

Rama ndan foton: Ja bombat e partisë që i shkon mbrapa një 80 e kusur vjeçari të lajthitur e damkosur! Drejtësia të veprojë…

February 11, 2026
“Epstein”/ Nga ish-CEO i Victoria’s Secret te një biznesmen, 6 emrat që u fshehën lexohen me zë të lartë në Kongres

“Epstein”/ Nga ish-CEO i Victoria’s Secret te një biznesmen, 6 emrat që u fshehën lexohen me zë të lartë në Kongres

February 11, 2026
Bilanci i protestës: Katër deputetë të PD-së nën hetim, 8 të mitur të ndaluar dhe 19 efektivë të plagosur

Bilanci i protestës: Katër deputetë të PD-së nën hetim, 8 të mitur të ndaluar dhe 19 efektivë të plagosur

February 11, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Imuniteti funksional, imuniteti fizik dhe zhurma mediatike

February 11, 2026
FOTOLAJM / Molotovë me shishe plastike dhe kapsolla, çfarë iu kap militantëve të Berishës

FOTOLAJM / Molotovë me shishe plastike dhe kapsolla, çfarë iu kap militantëve të Berishës

February 11, 2026
Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania

Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania

February 11, 2026
Reshjet e dendura përmbytin disa zona në Lezhë, probleme edhe me energjinë elektrike

Reshjet e dendura përmbytin disa zona në Lezhë, probleme edhe me energjinë elektrike

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In