• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rritet tensioni në Kosovë, Serbia paralajmëron: Do të dërgojmë 1 mijë trupa në veri

by Java News
09/12/2022 11:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një patrullë e policisë së Kosovës u sulmua të enjten në veriun me shumicë serbe, me pasojë plagosjen e një efektivi, vetëm dy orë pas shtimit të pranisë policore në zonë, në përgjigje të incidenteve gjatë ditëve të fundit. Në një njoftim, policia bëri të ditur se një grup i armatosur ka qëlluar me armë nga një automjet i tipit Audi me targat KM, ndaj një patrulle policore në fshatin Serbovc të komunës së Zveçanit, rreth orës 23:00 të mbrëmjes.

Policia e Kosovës kishte njoftuar më herët rritje të pranisë në komunat veriore përgjatë ditëvë në vazhdim, për të siguruar rendin, pasi policët serbë dhanë dorëheqjen muajin e kaluar, në shenjë proteste lidhur me targat.

Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkovic, tha se policia e Kosovës nuk ka të drejtë të shkojë në veri, dhe se po konsideronin dërgimin e rreth 1 mijë pjesëtarëve të forcave te sigurisë.

“Duke konsideruar zhvillimet e fundit, Beogradi me siguri që do të konsiderojë rikthimin e rreth 1 mijë forcave tona të sigurisë në Kosovë, sipas rezolutës 1244. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, e ka përsëritur disa herë se dhuna ndaj serbëve të Kosovës në vitin 2004, apo operacioni “Stuhia” që rezultoi me dëbimin e 250 mijë serbë nga Kroacia në 1996, nuk do të përsëriten më”, tha Petar Petkoviç.

Autoritetet vendase e ndërkombëtare nuk e komentuan deklaratën e zyrtarit serb, ndërsa policia tha se në veriun e Mitrovicës po patrullojnë njësitë e rregullta të saj dhe jo njësitë e posaçme. Prania e saj është përqendruar në lagjet me popullsi të përzier në veriun e qytetit.

Incidentet e fundit në komunën e Mitrovicës së Veriut dhe Zubin Potoku ndodhën ndërsa policia po i shoqëronte zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në procesin e hapjes së Komisioneve komunale përzgjedhjet për kryetarë të katër komunave, që janë caktuar për datën 18 dhjetor. Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, akuzon Beogradin për mbështetjen e grupeve kriminale në veri.

/s.f

Next Post
Botërori ‘Katar 2022’/ Nisin sot çerekfinalet, Neymar sfidon ballkanasit, Messi kundër fortesës ‘portokalli’

Botërori 'Katar 2022'/ Nisin sot çerekfinalet, Neymar sfidon ballkanasit, Messi kundër fortesës 'portokalli'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Rrëfehet mes lotësh vajza e Trump: Nga vdekja e nënës, te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

VIDEO / Rrëfehet mes lotësh vajza e Trump: Nga vdekja e nënës, te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

April 10, 2026
Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

April 10, 2026

Në 5 vjet: 22.1% rritja e çmimeve, 51.4% rritja e pagave, 24% rritja e pensioneve

April 10, 2026
Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

April 10, 2026
Me pistoletë dhe kokainë, kapet në hotelin ku qëndronte 42-vjeçari në Mamurras

Me pistoletë dhe kokainë, kapet në hotelin ku qëndronte 42-vjeçari në Mamurras

April 10, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk është marrëveshja që kemi

April 10, 2026
Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

April 10, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat maksimale 21 gradë

April 10, 2026
“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In