• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rritet me shpejtësi numri i të huajve që hyjnë në Shqipëri, në Janar 34.5 % më shumë

by A R
23/02/2018 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Turizmi ka vijuar të ruajë ritmin pozitiv edhe në muajin e parë të këtij viti.

Sipas statistikave të INSTAT, në janar kanë hyrë në Shqipëri 232 mijë shtetas të huaj, me një rritje prej 34,5 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndryshe nga viti i kaluar, kur u vu re një rënie e dukshme e turistëve nga Kosova, ata kanë filluar të rikthehen sërish këtë vit. Shtetasit nga Kosova qëndrojnë në vend të parë për nga hyrjet, me 77 mijë, me një rritje prej 34.3% në raport me janarin e një viti më parë.
Në vend të dytë janë maqedonasit, me 37 mijë hyrje, të cilët kanë shënuar edhe rritjen më të madhe me 47,2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në vend të tretë vijojnë grekët me 31 mijë hyrje dhe rritje 31%.

Më pas janë malazezët dhe italianë, me përkatësisht 28 mijë dhe 19 mijë hyrje.

Turistët e tjerë, që vijnë kryesisht në sezonin e verës, si anglezët, polakët etj kanë qenë në pakët në numër në janar.

Edhe në 2018-n turizmi pritet të përjetojë një vit pozitiv, në vijim të sezonit të kaluar, ku Shqipëria u “zbulua” nga polakët, çekët, anglezët etj. Hotelet e mëdha në bregdet janë tashmë të rezervuara dhe krahas polakëve që mbizotëruan vjet, këtë vit pritet të ketë edhe shumë nordikë e më pak ukrainas.

Lëvizjet
Në total, numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në vend, në muajin Janar 2018 është 605.444, duke u rritur 29,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Shtetasit shqiptarë dhe të huaj të dalë nga vendi, gjatë muajit Janar 2018, janë 726.463 duke shënuar një rritje me 30,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Janar 2018, është 448.103. Krahasuar me Janar 2017, ky numër është rritur 20,8 %.

Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të të huaj në muajin Janar 2018, në rrugë tokësore zënë peshën më të madhe të hyrjeve gjithsej me 79,8 %, ndërsa hyrjet në rrugë ajrore zënë 16,6 % dhe detare zënë 3,6 %. /Monitor/a.m.

Next Post

Flet Idlir Karkini: I çuditur për akuzat, kam bërë ballafaqim me Forcat Ajrore për pronat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Situatë e tensionuar/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në sheshin Skënderbej, “breshëri” fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve

Situatë e tensionuar/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në sheshin Skënderbej, “breshëri” fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve

October 24, 2026
Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit vendosin “yjet” metalikë në bulevard për të shpuar gomat e makinave të policisë

Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit vendosin “yjet” metalikë në bulevard për të shpuar gomat e makinave të policisë

October 24, 2026
Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

October 24, 2026
Dalin pamjet e fundit me dron, ja përmasat reale të protestës së dhunshme në Tiranë

Dalin pamjet e fundit me dron, ja përmasat reale të protestës së dhunshme në Tiranë

October 24, 2026
Sheshi “Skënderbej” mbulohet nga gazi lotsjellës!

Sheshi “Skënderbej” mbulohet nga gazi lotsjellës!

October 24, 2026
Çupi me akuza të forta ndaj Arlind Qorit: Kobure në dorën e Berishës! Rekruton studentë për Antifa, duhet izoluar

Çupi me akuza të forta ndaj Arlind Qorit: Kobure në dorën e Berishës! Rekruton studentë për Antifa, duhet izoluar

October 24, 2026
Protestuesit e maskuar sulmojnë Bankën e Shqipërisë

Protestuesit e maskuar sulmojnë Bankën e Shqipërisë

October 24, 2026
Momente paniku/ Merr flakë efektivi pas hedhjes së molotovëve nga protestuesit, kolegët vrapojnë për ta shpëtuar!

Momente paniku/ Merr flakë efektivi pas hedhjes së molotovëve nga protestuesit, kolegët vrapojnë për ta shpëtuar!

October 24, 2026
Dalin pamjet/ “Depoja e molotovëve: Selia e PD”

Dalin pamjet/ “Depoja e molotovëve: Selia e PD”

October 24, 2026
Breshëri molotovësh drejt policisë! Stresi në krye të protestuesve, këtë herë pa maskë

Breshëri molotovësh drejt policisë! Stresi në krye të protestuesve, këtë herë pa maskë

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In