• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rritet sërish numri i azilkërkuesve në Gjermani

by
14/07/2015 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri i azilkërkuesve nga Shqipëria drejt Gjermanisë vijon të rritet. Zyra për Emigrantët dhe Refugjatët në Gjermani ka publikuar shifrat për qershorin, të cilat tregojnë se 5 932 shqiptarë aplikuan për azil këtë muaj.

Me këtë numër kërkesash, azilkërkuesit shqiptarë renditen në vendin e dytë, pas atyre sirianë me 7562 kërkesa. Në krahasim me muajin e kaluar janë shënuar rreth 1 mijë kërkesa më shumë nga shtetasit shqiptarë dhe rreth 3 mijë më shumë nga prilli.

Për gjysmën e parë të këtij viti, autoritetet gjermane kanë regjistruar mbi 22 mijë kërkesa për azil nga shqiptarët, rreth 19 mijë më shumë se e njejta periudhë e vitit 2014. Nëse bëhet krahasimi për të njejtën periudhë të dy viteve, vetëm Kosova ka rritje të tillë drastike me rreth 27 mijë kërkesa më shumë.

Edhe fluksi i kërkesave për azil nga Kosova është sërish në rënie. Për qershorin janë regjistruar 366 kërkesa më pak, krahasuar me muajin pararendës. Kosova renditet në vendin e 6 të listës së Ministrisë së Brendshme Gjermane.

Për muajin qershor, autoritetet gjermane regjistruan 35 449 kërkesa për azil. 35.7% të totalit të tyre e përbëjnë kërkesat nga shtetasit e Ballkanit Perëndimor. Numri i tyre ka rënë krahasuar me Majin, kur kërkesat nga ky rajon përbënin 41.3% të totalit.

Next Post

Qeni që frikësohet nga pupla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com