• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rritet oreksi, De Biasi tani mendon për të ardhmen

by A R
07/11/2015 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gianni De Biasi ishte i pranishëm në Kryeministri, gjatë prezantimit të librit të autorit Alaistair Campbell “Fitimtarët”, ku nën shoqërinë dhe të ish-trajnerit të njohur italian Arrigo Sacchi, tani në pozicionin e lektorit, dhe kryeministrit Rama e pati të vështirë të mënjanonte çështjen e së ardhmes së tij me kuqezinjtë duke qenë se këtë herë i erdhi dhe një pyetje e drejtëpërdrejtë nga kreu i qeverisë. Rama me humor i kërkoi De Biasit të zgjidhte mes një kontrate të majme dhe mungesës në Francë dhe një kontrate të mirë por të thjeshtë si ajo që mund të ofrojë FSHF. Përgjigja e De Biasit ishte po aq me humor dhe diplomatike sa ajo e Ramës teksa trajneri kuqezi deklaroi.

“Mos më thuaj që këtë pyetje e menduat bashkë me presidentin Duka, që është gjithashtu i pranishëm në sallë! Përtej shakasë, me Shqipërinë ne arritëm një rezultat të jashtëzakonshëm. Kur arrin majën është e vështirë të përmirësohesh, pasi tani që u kualifikuam në Europian ne dëshirojmë që dhe të shkojmë në Botëror, por duhet të shohim. Personalisht unë jam i kënaqur nga ky vend që më ka dhënë shumë dhe që sot jam i gatshëm që mund të fillojmë të flasim për këtë cështje me Federatën por ajo që ka rëndësi për momentin është përfaqësimi në Francë”.

Trajneri De Biasi gjithashtu deklaroi gjatë këtij prezantimi se kualifikimi i Shqipërisë në Europian ka sjellë dhe dicka pozitive për të rinjtë, që tashmë do të kenë idhujt e tyre shqiptarë si Berisha e Cana e jo më vetëm Messin e Ronaldon. Në këtë eveniment De Biasi ishte i shoqëruar dhe nga Arrigo Sacchi që këtë të Shtunë do të ketë dhe një takim me të gjithë trajnerët e ekipeve kombëtare të Shqipërisë.

Supersport

Next Post

Gramoz Ruçi: Pse nuk e përjashtojmë nga PS Ben Blushin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com