COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Virusi ka prekur tashmë 165 nga gjithsej 196 shtete të botës.
Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 7,989 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë.
Ndërsa 82,779 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,237 numri i viktimave.
Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 2503 persona. Ndërkohë në Francë kanë humbur jetën 175 persona, në Gjermani 26 dhe në SHBA 116.
Koronavirusi është përhapur edhe në Greqi, ku deri më tani numërohen 5 viktima, ndërsa në Maqedoninë e Veriut ka vetëm 31 persona të infektuar. Sa i përket Shqipërisë janë 55 raste, mes tyre një viktimë dhe në Kosovë ka 16 persona të infektuar.
g.kosovari











