Mbrëmjen e djeshme Turqia u trondit fuqishëm nga një tërmet me magnitudë 5.7 ballë, ku shkaktoi dëme të mëdha. Nga mediat vendase mësohet se numri i të plagosurëve është rritur në 18 nga 9 që u konfirmuan ditën e djeshme.
Ndërkohë vetëm një person ka vdekur si shkak i lëkundjeve të forta që u rregjistruan të dielën, ndërsa të plagosurit po marrin trajtimin në spital pas plagëve.
Në fotot e publikuara nga mediat turke shihet që tërmeti ka shkaktuar edhe shumë dëme materiale, në dhjetëra banesa në zonën e Bingölit.
Në Bingöl, zona ku është regjistruar tërmeti është i rrethuar me male dhe liqene të shumta, e si shkak i relievit lëkundjet e forta kanë bërë që toka të çahet dhe të rrëshqasë.
Tërmeti në Bingöl u shkaktua nga linja që vijon për 650 kilometra nga Turqia lindore deri në Mesdhe. Ekspertët vunë në dukje se pllaket tektonike janë kthyer sërish aktive pas dëmeve të shënuara në shekullin e 16 dhe 19. Në tërmetin e rënë në janar, në Turqi humbën jetën të paktën 41 njerëz dhe 1,607 të tjerë nga një lëkundje me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter.
g.kosovari