• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rritet numri i sektorëve që jepen me konçesion, tashmë edhe burgjet, arsimi, godinat shtetërore…

by A R
11/08/2016 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deri tani jemi mësuar të dëgjojmë për koncesione në energjetikë, transport apo burime natyrore, por qeveria e ka shtrirë fushën e zbatimit të këtyre lloj kontratave në thuajse çdo aktivitet shtetëror. Ministria e Ekonomisë ka bërë publike fushat e aktiviteteve publike që do jepen me koncesion.

Ato tashmë do të shtrihen dhe në telekomunikacion; shkencë dhe arsim; turizëm, argëtim dhe hoteleri; kulturë dhe sport; shëndetësi; shërbime sociale; burgje dhe infrastrukturë gjyqësore; rehabilitim i tokës dhe pyjeve.

Subjekt koncesionesh, apo partneriteti privat publik do jenë dhe godinat e administratës publike, si dhe teknologjia e informacionit dhe infrastrukturë e bazës së të dhënave. Po ashtu dhe në prodhimin dhe shpërndarje e ujit, trajtim, mbledhje, shpërndarje dhe menaxhim i ujërave të zeza, ujitje, drenazhim, pastrim i kanaleve dhe digave.

Në transport koncesionet do përfshijnë sistemin e hekurudhave, transportin hekurudhor, portet, aeroportet, rrugët, tunelet, urat, parkimin, transportin publik. Në energjetikë do përfshijnë dhe prodhimin e shpërndarjen e energjisë elektrike dhe energjisë për ngrohje.

Fushat e veprimtarisë mbi të cilën mund të zbatohen koncesionet/partneritetet publike private:

a) transport (sistemin e hekurudhave, transportin hekurudhor, portet, aeroportet, rrugët, tunelet, urat, parkimin, transportin publik);
b) prodhim dhe shpërndarje e energjisë elektrike dhe energjisë për ngrohje;
c) prodhim dhe shpërndarje e ujit, trajtim, mbledhje, shpërndarje dhe menaxhim i ujërave të zeza, ujitje, drenazhim, pastrim i kanaleve dhe digave;
ç) menaxhim i mbeturinave, duke përfshirë mbledhjen, trajtimin, transferimin dhe depozitimin e tyre;
d) telekomunikacion;
dh) shkencë dhe arsim;
e) turizëm, argëtim dhe hoteleri;
ë) kulturë dhe sport;
f) shëndetësi;
g) shërbime sociale;
gj) burgje dhe infrastrukturë gjyqësore;
h) rehabilitim i tokës dhe pyjeve;
i) parqe industriale, miniera dhe infrastrukturë të ngjashme për mbështetjen e biznesit;
j) strehim;
k) godina të administratës publike, teknologji e informacionit dhe infrastrukturë e bazës së të dhënave;
l) shpërndarje e gazit natyror;
ll) rehabilitim dhe zhvillim urban dhe suburban.

Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrive të linjës apo propozime që këto i marrin nga autoritete të njësive të qeverisjes vendore apo të organeve qendrore të politikës së koncesioneve/partneriteteve publike private, vendos për koncesionet/partneritetet publike private që zbatohen në sektorë të tjerë./Shqiptarja/a.m.

Next Post

Zgjohet nga koma Beneti, 13-vjeçari shqiptar i plagosur në Munih

Comments 1

  1. sifi says:
    9 years ago

    Turpi ka kufi por te japesh me koncension gjithe shtetin kjo perben krim shteteror dhe per mua eshte tradheti kombetare duke kthyer shqipta skllever ne token dhe pronen e tyre ..Kjo qeveri e rilindjes se Rames duhet te dale para drejtesise dhe asnje shqiptar nuk e besonte se qeveria Rama do ti bente kete menxyre vendit te tije . Harram votat qe te dhane socialistet

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Non grata” 2 gazetarët shqiptarë në Greqi/ Deputeti socialist Ardit Bido kërkon listën e personave të ndaluar në kufi

“PD kërkon të zhbëjë reformën”, Bido: PS në mbrojtje edhe pse është goditur nga brenda

December 28, 2025
“Presim drejtësinë dhe jo 700 tenxheret e…”, Rama: Zhurma histerike nuk e zhbën dot rezultatin fantastik të AKSHI-t

“Presim drejtësinë dhe jo 700 tenxheret e…”, Rama: Zhurma histerike nuk e zhbën dot rezultatin fantastik të AKSHI-t

December 28, 2025
Lë pas Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Francën/Raporti: Shqipëria, vend i mirë për të dalë në pension

Si do të ndryshojë pensioni në Shqipëri: Reforma gati në 2026-ën, nuk preken kontributet

December 28, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

Pse e Majta shqiptare po e dëmton veten?

December 28, 2025
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Nuk po luftohet korrupsioni, por ekonomia

December 28, 2025
Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban…

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban…

December 28, 2025
“Jemi shumë pranë marrëveshjes për Gazën”/ Netanyahu pranon planin e Trump, pritet vendimi i Hamas 

Gaza dhe Irani në fokus?! Netanyahu niset drejt SHBA-ve, do të takojë Trump

December 28, 2025
Dita e sotme parashikohet me diell në të gjithë territorin

Dita e sotme parashikohet me diell në të gjithë territorin

December 28, 2025
Kosova provon përsëri, mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Kosova provon përsëri, mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

December 28, 2025
Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com