• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rritet numri i fëmijëve nga mosha 12 vjeç si përdorues të drogës

by Aalison Pearse Stevens
25/05/2016 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Organizatat joqeveritare që merren me trajtimin e përdoruesve të substancave narkotike vlerësojnë se janë rreth 5 mijë përdorues aktivë të këtyre substancave në Kosovë, derisa shtojnë se janë rreth 25 mijë përdorues në tërësi. Mosha mesatare e atyre që fillojnë për herë të parë të abuzojnë me narkotikë ka rënë në moshën 12 vjeç. Kështu thotë Safet Blakaj, drejtues i Qendrës Mediko-Psikoterapeutike “Labirint”.

“Numri i përafërt i përdoruesve problematikë të substancave narkotike sillet rreth 5 mijë persona. Këtë e ka verifikuar së voni edhe një hulumtim i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.”

“Mosha e përdoruesve ka rënë dukshëm, pra është mosha 12 vjeçare ajo që përdor drogën e tipit kanabis. Muajt e fundit, kanë filluar edhe rastet e para për trajtim nga kokaina. Ky është një problem që na pret në një të ardhme të afërt; pra, përdorimi problematik i kësaj droge”, thotë Blakaj.

Pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve të rendit që të parandalohet përdorimi dhe shitja e drogave, organizatat joqeveritare konsiderojnë se qasja deri te shitësit e drogave nuk është shumë e vështirë, gjë që është shqetësuese. Ato konsiderojnë se mungesa e një koordinimi të duhur të shumë mekanizmave institucionalë bën që kjo çështje të mos parandalohet. Ndërkaq, Blakaj ka folur për Radion Evropa e Lirë edhe për substanca narkotike të reja në tregun e Kosovës, të cilat vështirë po luftohen.

“Gjithashtu edhe droga ‘speed’ , e që nuk ka qenë më herët në skemën e drogave në Kosovë, ka filluar të përdoret shumë nga të gjitha grupacionet. Drogat e reja janë ato që ne nuk i dimë, e që janë problematikë në vete, dhe vështirë përballohen edhe në shtetet e BE-së. Këto lloje po keqpërdoren”, thotë ai.

Autoritetet e rendit në Kosovë kanë deklaruar se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në funksion të zbatimit të strategjive për luftimin e krimit të organizuar, veprave të ndryshme ilegale, e posaçërisht realizimin e objektivave të saj në luftën e pa kompromis kundër trafikimit me narkotikë, ka ndërmarr një numër të madh të operacioneve policore në nivel vendi. Daut Hoxha, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës, jep hollësi të tjera.

“Policia e Kosovës në vazhdimësi ka treguar gatishmëri për një bashkëpunim me shtetet e rajonit dhe më gjerë dhe si rezultat i këtij bashkëpunimi, me ato kompetenca ligjore që ka, janë realizuar edhe operacione të përbashkëta policore në nivel rajonal, dhe janë shënuar edhe rezultate konkrete në arrestimin e personave të dyshuar dhe në shkatërrimin e grupeve të ndryshme kriminale”, thotë Hoxha.

Vetëm gjatë periudhës Janar-Prill 2016, Policia e Kosovës ka trajtuar mbi 218 raste, ku të përfshirë kanë qenë mbi 300 persona te dyshuar, ndërsa gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar mbi 180 kilogramë marihuanë, mbi 10 gramë heroinë, pastaj edhe një sasi e kokainës. Hoxha tregon se si rezultat i operacioneve policore gjatë kësaj periudhe janë arrestuar mbi 250 persona të dyshuar. Sidoqoftë, sipas Blakaj, dy vitet e fundit ka rënë numri i përdoruesve të substancës narkotike heroinë, gjë që ai e cilëson si lajm të mirë.

Në Policinë e Kosovës thonë se është e rëndësishme të potencohetse anëtarësimi i Policisë së Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, si Europoli, Interpoli etj. do të jepte rezultate edhe më të mira në funksion të luftimit të krimit të organizuar në përgjithësi dhe trafikimit me substanca narkotike në veçanti, si dhe do të eliminonte çdo barrierë që ndikon në luftimin e këtyre dukurive të dëmshme, të cilat tejkalojnë kufijtë vendorë.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka miratuar një strategji për periudhën kohore 2012-2017, në kuadër të luftimit të drogave, krimit të organizuar, terrorizmit, si dhe ruajtjes dhe kontrollit të kufirit shtetëror. /rel/

ma.me

Next Post

(VIDEO) I moshuari tërheq autobusin me bishtin e flokëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump nënshkruan një urdhër që synon nxitjen e kërkimeve për shëndetin e grave

Trump nënshkruan një urdhër që synon nxitjen e kërkimeve për shëndetin e grave

October 19, 2026
Protestuesit u strehuan te Katedralja, reagon Kisha Ortodokse: Respektoni vendet e shenjta, nuk janë hapësira konflikti!

Protestuesit u strehuan te Katedralja, reagon Kisha Ortodokse: Respektoni vendet e shenjta, nuk janë hapësira konflikti!

October 19, 2026
PD, akuza nënkryetares së Gjykatës: Ka urdhëruar të mos u jepet avokatëve lista e protestuesve të arrestuar

PD, akuza nënkryetares së Gjykatës: Ka urdhëruar të mos u jepet avokatëve lista e protestuesve të arrestuar

October 19, 2026
Parisi shpall shtetrrethimin nga ora 23:00 deri në 06:00 në zona të caktuara

Parisi shpall shtetrrethimin nga ora 23:00 deri në 06:00 në zona të caktuara

October 19, 2026
Kim Jong-un në gjendje të rëndë shëndetësore? Raportimet për një hemorragji cerebrale bëjnë xhiron e botës

Kim Jong-un në gjendje të rëndë shëndetësore? Raportimet për një hemorragji cerebrale bëjnë xhiron e botës

October 19, 2026
Macron humb kontrollin mbi Francën? Shteti nën presion, grabitje, përleshje dhe rebelim në rrugë

Macron humb kontrollin mbi Francën? Shteti nën presion, grabitje, përleshje dhe rebelim në rrugë

October 19, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Reagon Koçiu: Tirana nuk duhet të kthehet kurrë në simbol të dhunës dhe kaosit!

October 19, 2026
SHBA lë në fuqi mbrojtjen e përkohshme për ukrainasit dhe sudanezët

SHBA lë në fuqi mbrojtjen e përkohshme për ukrainasit dhe sudanezët

October 19, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

Deklarata e Berishës për protestën? Alibeaj: Ai është hipokrit, qytetarët duan edhe largimin e tij

October 19, 2026
13 vite eksperimente dhe një zbulim që ‘rrëzoi’ gjithçka që besonin shkencëtarët

13 vite eksperimente dhe një zbulim që ‘rrëzoi’ gjithçka që besonin shkencëtarët

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com