• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rritet interesi i biznesit kinez për produktet shqiptare

by A R
25/11/2016 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tetë kompani tregtare nga Provinca Zhejiang, Nimbo, që ndodhet në jug të Kinës, janë të vendosura në një pavion të veçantë si pjesë e panairit “Klik Ekspo Klik”, i cili çeli siparin mbrëmjen e së enjtes në Tiranë.

“Janë kryesisht kompani tregtare të cilat përfaqësojnë prodhime të firmave të ndryshme kineze”, shprehet për ATSH-në, Drejtorja e Përgjithshme e Organizimit të Panaireve të Kinës, Hu Ying.
Kompanitë tregtare operojnë kryesisht në fushën e tregtimit të pjesëve të këmbimit, pajisjeve ekektroshtëpiake, makineri pajisje dhe pajisje elektrike.

Është hera e tretë që marin pjesë në këtë panair. Ato vijnë nga Zhejiang, Nimbo zonë kjo ku çdo vit në muajin qershor kompani nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, përfshirë kompani shqiptare, marrin pjesë në panairin ndërkombëtar në kuadër të nismës së bashkëpunimit 16+1.

Kompanitë që marrin pjesë në panairin shqiptar kanë tërhequr konsumatorin shqiptar, pasi produktet e tyre janë të përshtatshme për tregun shqiptar si për cilësinë edhe për çmimet. Por theksoi Hu Ying, kanë shfaqur interes dhe do të jenë pjesëmarrëse në panairet e ardhshme edhe disa kompani që operojnë në fushën e makinerive dhe tekstileve.

E pyetur se si e shohin kompanitë kineze tregun shqiptar, Hu Ying shprehet se megjithëse Shqipëria është një treg i vogël shihet me interes nga kompanitë kineze për faktin se e shikojmë si një portë për të deportuar në tregjet e Europës Lindore, kryesisht në vendet e Ballkanit. Dhe Shqipëria si një vend që është në zhvillim të vazhdueshëm ka intres për kompanitë kineze.

Ajo shton se ka interes për importet shqiptare, kryesisht të mallrave tipike të zonës së mesdheut. “Nuk kemi plan konkret investimi në Shqipëri. Por kemi interes për të importuar produkte ushqimore nga Shqipëria, kryesisht verëra, mjalt, qumësht, vaj ulliri, produkte tipike të zonës së Mesdheut”, deklaroi Hu Ying.

Por, Kina e sheh atraktiv tregun shqiptar. Kjo lidhet edhe me faktin se dy kompani të mëdha kineze kanë investuar këtë vit në Shqipëri, konkrektisht blerja e koncesionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit dhe po kështu koncesioni i naftës Bankers Petroleum është blerë po nga një kompani kineze.

Me hyrjen e këtyre kompanive të mëdha rriten shancet që të tërhiqen edhe investime të tjera qoftë edhe nga kompani private kineze. Qeveria kineze ka shprehur gadishmërinë për te mbështetur investimet kineze në Shqipëri, kjo përmes edhe dy programeve konrete bashkëpunimi si ai 16+1, apo nismës “Një brez, një rrugë”.

Aktualisht ka disa kompani kineze që operojnë në tregun shqiptar, kryesisht në fushën e minierave. Pjesa më e madhe e kromit shqiptar eksportohet në Kinë, rreth 90 %. Kina gjatë këtij viti është vendi me investimet më të mëdha në Shqipëri, për shkak të blerjes së dy koncesioneve, atë të Rinasit dhe Bankers, ndërsa rezulton në muajin shtator partneri i 3 tregtar i Shqipërisë. Në fund të muajit shtator drejt Kinës u ekportuan 4.2 miliard lekë dhe u importuan 37 miliard lekë mallra./a.m.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është më i lirë”/ Pas miellit, edhe qumështi serb “përmbyt” tregun shqiptar

Hije skandali/ Jo vetëm me aflatoksinë, por edhe me mbetje ilaçesh! AKU zbulon prani të medikamenteve veterinare në mostrat e qumështit

November 27, 2026
Beteja e përjetshme e Qazim Mulletit me Robert Ndrenikën

Beteja e përjetshme e Qazim Mulletit me Robert Ndrenikën

November 27, 2026
“Më shfrytëzonin që kur isha 11 vjeçe”- 15-vjeçarja në Greqi denoncon prindërit, nëna dyshohet edhe si organizatorja kryesore

“Më shfrytëzonin që kur isha 11 vjeçe”- 15-vjeçarja në Greqi denoncon prindërit, nëna dyshohet edhe si organizatorja kryesore

November 27, 2026
Nga revolucioni permanent te djegia permanente; pse e gjitha është një boomerang politik?

Protesta e 28 Nëntorit në Tiranë, 2 mijë policë në terren, kontrolle edhe në kufij

November 27, 2026
Gjatë tremujorit të fundit u dhanë 289 leje ndërtimi, 72% prej tyre në Tiranë. Ja vlera e projekteve ndërtimore..

Ndërtimi merr hov të ri, lejet u rritën me 45% në tremujorin e tretë!

November 27, 2026
Pa telefon, laps e letër dhe nën mbikëqyrje të vazhdueshme! Zbardhen 16 kushtet e sigurisë për vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë

Pa telefon, laps e letër dhe nën mbikëqyrje të vazhdueshme! Zbardhen 16 kushtet e sigurisë për vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë

November 27, 2026
Kuvendi i ri, të rinjtë e politikës duhet të jenë bashkues

Protestat dhe kaosi na ndihmojnë të shohim më mirë

November 27, 2026
I dënuari kapet me drogë në burgun e Korçës, procedohet penalisht!

I dënuari kapet me drogë në burgun e Korçës, procedohet penalisht!

November 27, 2026
EMRI/ E rëndë në Itali, 23-vjeçarja shqiptare vritet nga partneri, fqinjët e panë autorin kur doli nga banesa dhe…

EMRI/ E rëndë në Itali, 23-vjeçarja shqiptare vritet nga partneri, fqinjët e panë autorin kur doli nga banesa dhe…

November 27, 2026
Bllokuan qarkullimin e mjeteve, gjobiten me nga 5 mijë lekë 26 protestues

Protesta e 28 Nëntorit në Tiranë, 2 mijë policë në terren, kontrolle të imtësishme në kufij

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In