• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rritet çmimi i arit gjatë pandemisë së koronavirusit

by Ardit Rada
06/09/2020 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çmimi i arit është rritur gjatë pandemisë, duke thyer rekorde me mbi 2000 dollarë për 28 gramë në Shtetet e Bashkuara. Në Britaninë e Madhe, tregtarët e shufrave të arit thonë se ata kanë bërë më shumë biznes gjatë kësaj periudhe sesa në një vit të tërë, pasi njerëzit kanë kthyer vëmendjen tek ari për siguri në një kohë krize.

Duket se kanë madhësinë e një telefoni celular, por shufrat e arit që peshojnë një kilogram vlejnë rreth 50,000 paund britanik secila.

Gjatë pandemisë, shitësit e shufrave të arit ose argjendit thonë se ata kanë punuar papushim për të plotësuar kërkesat e njerëzve për monedha dhe shufra ari, të cilat shpesh shihen si një investim i sigurt në kohë krize.

“Që nga momenti kur filloi pandemia kërkesat për ar u rritën. Unë mendoj se kemi shitur më shumë ar dhe argjend në ato dy muaj sesa gjatë gjithë vitit”, tha Oliver Temple, bashkëpronar i kompanisë Gold Investments në Londër, e cila merret me shitjen e shufrave prej ari.

Çmimet e arit dhe argjendit në të gjithë botën janë rritur pas pasigurisë ekonomike dhe rritjes së nivelit të papunësisë për shkak të Covid-19. Çmimi i arit arriti në nivel rekord, mbi 2,000 dollarë amerikanë për njësi (1 ons ose rreth 28 gramë) në korrik.

“Çmimi kaloi kufirin e mëparshëm prej 2000 dollarësh, duke arritur deri në rreth 2050 dollarë (për një njesi prej rreth 28 gramësh). Në të njëjtën kohë stërlina po lëvizte dhe po rritej, kështu që nga aspekti i stërlinës nuk u rrit aq shumë. Por ai arriti kulmin e të gjitha kohërave si në shitblerjen me dollarë, ashtu edhe me monedhën britanike, duke arritur çmimin prej rreth 1550 paund për ons (rreth 28 gramë)”, shpjegon zoti Temple.

Ndërsa bota ende po lufton me koronovirusin dhe frikën e rënies më të madhe ekonomike në historinë moderne, ekspertët e arit thonë se nuk është për t’u habitur që njerëzit po kthejnë vëmendjen te metalet e çmuara në këtë kohë.

“Ari shihet si një strehë e sigurt sepse gjithmonë ngadalë por me hapa të sigurt rritet. Ai ka tejkaluar performancën e tregut të aksioneve FTSE, ka tejkaluar normat e interesit, dhe është një mburojë nga inflacioni”, tha zoti Temple.

Në këndin e famshëm të shitjes së bizhuterive në Londër, “Hatton Gardens”, ka shumë shenja që inkurajojnë njerëzit të shesin arin dhe bizhuteritë e tyre.

James Constantinou është pronari i dyqanit “Prestige Pawnbrokers”, dhe është i njohur në Britani si ylli i shfaqjes televizive “Posh Pawn”, ku ai blen dhe shet gjithçka, nga çantat e dizajnerëve të famshëm deri te super makinat.

Ai thotë se kohët e fundit ka parë një rritje të madhe të numrit të njerëzve që vijnë tek ai për të shitur arin e tyre, duke e ditur se do të marrin një çmim të mirë për të.

“Njerëzit në përgjithësi vinin me materiale me vlerë nga 500 deri në 1,500 paund. Por gjatë dy javëve të fundit disa njerëz sollën shufra ari, në disa raste një numër të madh të tyre”, tha zoti Constantinou.

Ai shton se bizhuteritë dhe sendet luksoze në përgjithësi po shiten me çmim të mirë për momentin. Sipas tij, kjo është falë njerëzve që kanë kursyer para duke ngrënë më pak në restorante dhe duke mos shkuar në pushime gjatë kohës së masave kufizuese.

Në lidhje me mundësinë e vazhdimit të rritjes së çmimi i arit gjatë kësaj periudhe pasigurie ai thotë:

“Është shumë e vështirë të parashikosh se çfarë do të ndodhë, por në përgjithësi çmimi i arit ka një prirje të rrallë të rritjes historike. Mund të ketë rënie të përkoshme, po zakonisht ajo pasohet me një rritje të shpejt. Kështu që është një kohë e mrekullueshme për të fituar para në dorë nga shitja e arit, por, në anën tjetër, mund të shohim një rritje të mëtejshme të çmimit të tij.” /VOA/

Next Post
VIDEO/ Kthimi i pushuesve nga plazhet, Policia: Në akse ka fluks por nuk është bllokuar lëvizja, pezullohen 66 patenta

VIDEO/ Kthimi i pushuesve nga plazhet, Policia: Në akse ka fluks por nuk është bllokuar lëvizja, pezullohen 66 patenta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

Deputeti i PS-së: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë

July 10, 2026
Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

July 10, 2026
Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In