• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rritet besimi/ Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA, pas sigurisë e drejtësisë, shtetet po shtojnë dhe bashkëpunimin ekonomik

by Java News
15/02/2024 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndonëse me ritme jo të njëjta, pas sigurisë dhe drejtësisë, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shtojnë edhe bashkëpunimin ekonomik. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se deri në fund të shtatorit të shkuar, investimet amerikane u zgjeruan me mbi 46 milionë euro. Ky është niveli më i lartë i viteve të fundit.

Nga përtej “Atlantikut” vitin e shkuar erdhën mallra si kurrë më parë. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se vlera e mallrave që Shqipëria importoi nga Shtetet e Bashkuara në 12 muajt e 2023-shit arriti në gati 167 milionë euro. Kjo është shifër 2-fish më e madhe se në 2018-n dhe 32 për qind më e lartë se ajo e regjistruar vitin e shkuar.

Por kundërta rezulton të ketë ndodhur në kahun tjetër, atë të eksporteve. Vlera e mallrave shqiptarë të shitur në tregjet amerikane gjatë 2023-shit përllogaritet në 94.2 milionë euro, 35.5 milionë euro më pak se në 2022-shin. Megjithatë në raport me vitet 2018-2019 apo 2020, kjo shifër është gati dy herë më e lartë.

Ndërkohë, Shqipërinë e vizituan vitin e shkuar gati 179 mijë turistë amerikanë, një rekord i ri ky në historinë e marrëdhënieve të dy shteteve, dikur “armiq të papajtueshëm.”/m.j

Por, me gjithë ecurinë pozitive, Shqipëria mbetet pak e lidhur me Shtetet e Bashkuara në krahasim me vendet e rajonit. Madje, në rrafshin e investimeve të huaja në vend, SHBA-të renditen ndjeshëm pas Holandës Zvicrës, Turqisë apo Greqisë.

Në vitin 2020, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës firmosën një Memorandum për Bashkëpunim Ekonomik, i pari pas Marrëveshjes Ekonomike të vitit 1992.

Next Post
Mesazhet e Blinken në Tiranë, analistët: Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane edhe më të forta. Ja deklarata që bëri zhurmë

Mesazhet e Blinken në Tiranë, analistët: Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane edhe më të forta. Ja deklarata që bëri zhurmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com