Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2016, numri mesatar i familjeve të trajtuara me ndihmë ekonomike është 80.325 familje, nga të cilat 41.001 familje u trajtuan me ndihmë ekonomike të pjesshme dhe 39.324 familje me ndihmë ekonomike të plotë.
Numri mesatar i familjeve që përftuan ndihmë ekonomike gjatë tremujorit të tretë 2016, sipas buletinit të Institutit të Statistikave, INSTAT, është rritur me 0,9 % krahasuar me tremujorin e dytë 2016.
Qarku i Elbasanit ka numrin më te madh të familjeve ne skemën e ndihmës ekonomike (20,0 % të të gjitha familjeve në skemë në rang vendi) të cilat përfitojnë ndihmën ekonomike.
Familjet me katër anëtarë zënë peshën më të madhe (30,0 %) në numrin e familjeve në skemën e ndihmës ekonomike, 50,1 % e të cilave përfitojnë ndihmë ekonomike të plotë. /a.m.