• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rriten tensionet/ Zyrtari i SHBA: Kina e menaxhoi koronavirusin si rusët Çernobilin

by Java News
25/05/2020 08:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë e krahasoi mënyrën se si e trajtoi Kina çështjen e koronavirusit me fshehjen që Bashkimi Sovjetik i bëri shpërthimit të termocentralit bërthamor të Çernobilit në vitin 1986.

Këshilltari i sigurisë kombëtare Robert O’Brien tha se Pekini e dinte qysh në nëntor se çfarë po ndodhte me virusin, i cili e kishte origjinën në Wuhan, por gënjeu Organizatën Botërore të Shëndetit dhe i pengoi ekspertët e huaj që të merrnin informacion.

“Ata lëshuan në botë një virus që i shkaktoi Amerikës triliona dollarë humbje ekonomike dhe tani na duhet të shpenzojmë për të mbajtur gjallë ekonominë tonë, për t’i mbajtur amerikanët në punë gjatë kësaj pandemie,” tha  O’Brien për televizionin NBC.

“Fshehja që ata i bënë virusit do të hyjë në histori, së bashku me Çernobilin. Dhjetë ose 15 vjet më vonë do të shohim një program special në HBO për këtë temë,” tha ai duke iu referuar një miniseriali televiziv.

Katastrofa e termocentralit bërthamor të Çernobilit në ish republikën sovjetike të Ukrainës shkaktoi një rrezatim bërthamor që çoi në vdekjen e dhjetëra njerëzve brenda pak javësh dhe detyroi dhjetëra mijëra të tjerë të largohen.

Me shumë vonesë Moska tregoi më në fund përmasat e tragjedisë, të asaj që vlerësohet si aksidenti më i rëndë bërthamor në histori.

Presidenti amerikan Donald Trump është ankuar në mënyrë të përsëritur për trajtimin që Kina i bëri shpërthimit të koronavirusit.

Kina i ka mohuar akuzat dhe kryediplomati i saj akuzoi të dielën Shtetet e Bashkuara se po përhapin gënjeshtra.

“Ky është një problem i vërtetë dhe po i kushton Amerikës dhe botës mijëra e mijëra jetë njerëzish sepse informacioni i vërtetë nuk u lejua të dilte,” tha O’Brien.

“Çështja u fsheh, por një ditë ne do t’i shkojmë asaj deri në fund,” tha ai. VOA

g.kosovari

Next Post
Rama për televizionin kroat: Idetë më të mira për të ardhmen e Europës gjenden në Ballkan

VIDEO/ Rama e nis ditën me një lajm të mirë: Ky investim do të punësojë një numër të konsiderueshëm njerëzish

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In