• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rriten tensionet/ SHBA akuzojnë Kinën për vjedhje, përmes hakerave, të punës kërkimore për vaksinën kundër COVID

by Java News
13/05/2020 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej muajsh, zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar për një rritje të sulmeve kibernetike gjatë pandemisë së koronavirusit, por nuk kishin akuzuar një vend të caktuar.

Tashmë që po përshpejtohet gara globale për një vaksinë për koronavirusin dhe hakerët po përqëndrohen tek puna kërkimore shkencore për këtë qëllim, zyrtarët amerikanë po përgatiten të veçojnë një vend të hershëm kundërshtar në kibernetikë – Kinën.

ë një deklaratë të përbashkët që pritet të qarkullohet në ditët në vazhdim, FBI-ja dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare pritet të akuzojnë publikisht Kinën se po përpiqet të vjedhë punën kërkimore amerikane për vaksinën, kurat dhe testet për koronavirusin.

Tad Bradshaw, drejtor ekzekutiv i kompanisë “Redpoint Cybersecurity”, njëkohësisht anëtar i grupit të punës të Departamentit të Sigurisë Kombëtare për shkëmbimin e hershëm të informacionit, e konfirmoi gjatë një interviste të hënën paralajmërimin e planifikuar.

“Mendoj se është gjëja e duhur“, i tha Zërit të Amerikës zoti Bradshaw. “Është një lëvizje politike për të drejtuar publikisht gishtin ndaj qeverisë komuniste kineze dhe për ti deklaruar botës se ata po përpiqen në mënyrë aktive të vjedhin teknologjinë amerikane“.

FBI-ja nuk dha komente. Departamenti i Sigurisë Kombëtare gjithashtu nuk iu përgjigj kërkesës për të komentuar.

Krahas Rusisë, prej kohësh Shtetet e Bashkuara kanë përmendur Kinën, Korenë e Veriut dhe Iranin si vende-origjinë kryesore të sulmeve kibernetike, dhe kanë akuzuar Pekinin për vjedhjen e pronësisë intelektuale amerikane në përpjekje për të siguruar avantazhin në konkurimin me Shtetet e Bashkuara.

“Çfarë gjëje tjetër bën Kina? Më thoni“, u shpreh Presidenti Donald Trump gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, kur u pyet për njoftimet ku aludohej se Kina vodhi punën kërkimore për vaksinën.

Akuzimi publikisht i Kinës se përpiqet të vjedhë punën kërkimore për vaksinat për COVID-19 pritet të rrisë tensionet mes Pekinin dhe Uashingtonit ndërsa administrata Trump vazhdon të fajësojë për pandeminë Kinën, vendin nga ku filloi, për shkak se nuk veproi me shpejtësinë e duhur për të paralajmëruar vendet e tjera dhe për të bllokuar përhapjen e koronavirusit.

Deklarata e FBI-së dhe Departamentit të Sigurisë Kombëtare pason një paralajmërim të përbashkët të bërë javën e kaluar nga zyrtarë amerikanë dhe britanikë të kibernetikës. Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Sigurinë Kibernetike dhe Sigurinë e Infrastrukturës (CISA) dhe Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike të Britanisë thanë se po hetonin një numër incidentesh me kompani farmaceutike, organizata kërkimore mjekësore dhe universitete.

“Organizatat e përfshira në kërkime për COVID-19 janë objektiva tërheqëse për… (hakerët) që kërkojnë të marrin informacion për përpjekjet e tyre kërkimore medicinale për COVID-19“, thuhej në deklaratën e agjensive.

Kërkimi i ethshëm për një vaksinë COVID-19 po zhvillohet në disa vende të globit. Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) aktualisht po ndjek tetë vaksina në fazën e vlerësimit klinik, duke përfshirë dy në Shtetet e Bashkuara dhe katër në Kinë. Këto janë në krye të një liste me të paktën 100 kandidatura për vaksina në fazën e vlerësimit paraklinik në të gjithë botën.

C8850E69-5ABA-44BD-AD16-C6C99F60B912_cx0_cy3_cw0_w1023_r1_s

Për Kinën, aftësia për të prodhuar me shpejtësi një vaksinë të suksesshme ka të bëjë me fitimin e një avantazhi gjeopolitik mbi Shtetet e Bashkuara si promovuese e shëndetit publik, thonë zyrtarët.

“Është me rëndësi të madhe, jo vetëm për nga vlera tregtare, por cilido shtet, kompani apo laborator hulumtues që zhvillon vaksinën i pari dhe është në gjendje ta prodhojë, do të ketë një histori të rëndësishme suksesi gjeopolitik“, tha muajin e kaluar John Demers, zyrtari më i lartë i sigurisë kombëtare i Departamentit të Drejtësisë.

Duke pasur parasysh historikun prej dekadash të Kinës për vjedhjen e pronës intelektuale, nocioni se Pekini mund të përpiqet të vjedhë kërkime që lidhen me vaksinat dhe trajtimet e koronavirusit nuk është shumë larg mundësisë e të qenit real, tha zoti Demers.

“Do të ishte përtej absurdes të mendosh se, kinezëve u interesojnë të gjitha këto gjërat e tjera, por se këtë do ta anashkalojnë“, tha Demers.

Sulmet kibernetike me autorësi kineze dhe nga vende të tjera e shtuan ritmin pas shpërthimit të koronavirusit, në veçanti operacionet e quajtura ransomware.

Një grup i spiunazhit kinez i njohur si APT-41 ka patur prej kohësh në objektiv universitete kërkimore dhe “po merr shumë vëmendje tani për shkak të COVID-19“, tha zoti Bradshaw.

Në janar, hakerat të lidhur me qeverinë kineze sulmuan kompanitë e kujdesit shëndetësor dhe kompanitë në sektorë të tjerë, sipas firmës së sigurimit kibernetik FireEye. Kompania FireEye e quajti “një nga fushatat më të përhapura që kemi parë nga aktorët e spiunazhit të Kinës në vitet e fundit“.

Kina nuk është vendi i vetëm i përfshirë në sulmet në internet gjatë pandemisë. Grupi i Vlerësimit të Kërcënimeve të kompanisë Google ka identifikuar mbi dymëbëdhjetë grupe hakerësh të mbështetur nga qeveria që përdorin temat e COVID-19 për të fituar qasje në rrjetet kompjuterike.

Google nuk i ka përmendur emrat e vendeve, por firmat e sigurisë në internet të sektorit privat kanë identifikuar disa aktorë shtetërorë.

Nga janari deri në prill, hakera vietnamezë nisën sulme kibernetike ndaj objektivave kineze me qëllim mbledhjen e të dhënave të zbulimit për krizën e koronavirusit, raportoi FireEye muajin e kaluar.

Në prill, hakerët iranianë njoftuan se filluan një sulm ndaj kompanisë Gilead Sciences, prodhuesit të remdesivirit, ilaçi i miratuar kohët e fundit nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për t’u përdorur si trajtim për COVID-19.

Ndërsa sulmet kanë përfshirë një gamë të gjerë veprimtarish – që nga kriminelë që synojnë institucionet financiare italiane e deri te hakerat e Koresë së Veriut që synojnë organizatat në Korenë e Jugut – hulumtimi për vaksinat dhe trajtimet mbetet një objektiv i preferuar i aktorëve të sponsorizuara nga shteti.

“Nuk ka asgjë më të vlefshme sot sesa hulumtimi biomjekësor në lidhje me vaksinat për trajtime për koronavirusin“, tha zoti Demers./ VOA

g.kosovari

Next Post
Përballja me Covid-19/ Sazan Guri kalon OBSH dhe “zgjidh enigmën”: Libër 340 faqe. Imazheristi Osmënaj më vuri kyçin, e mbusha me bar jonxhe

Përballja me Covid-19/ Sazan Guri kalon OBSH dhe “zgjidh enigmën”: Libër 340 faqe. Imazheristi Osmënaj më vuri kyçin, e mbusha me bar jonxhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Shërimi i shpresës

May 13, 2026
Qeveria ndryshon rregulloren e Gardës së Republikës, lejohet organizimi në sindikata, ndalohet angazhimi politik

Qeveria ndryshon rregulloren e Gardës së Republikës, lejohet organizimi në sindikata, ndalohet angazhimi politik

May 13, 2026
NATO në alarm, avionët luftarakë ngrihen në Poloni pas sulmeve ruse me dronë

NATO në alarm, avionët luftarakë ngrihen në Poloni pas sulmeve ruse me dronë

May 13, 2026
Qeveria i hap rrugë ndërtimit të ‘Parkut të Besimit’ në Petrelë, miratohet faza paraprake e projektit

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të ‘Parkut të Besimit’ në Petrelë, miratohet faza paraprake e projektit

May 13, 2026
Shefi i Eurovisionit: Do të monitorojmë me kujdes votimin e shteteve

Shefi i Eurovisionit: Do të monitorojmë me kujdes votimin e shteteve

May 13, 2026
Kompensimi për fëmijët nga DIVA/ Tatimet nisin disbursimin, e drejta e përfitimit nuk humbet për 5 vite

Kompensimi për fëmijët nga DIVA/ Tatimet nisin disbursimin, e drejta e përfitimit nuk humbet për 5 vite

May 13, 2026
Projektligji për financimin e partive politike, Peleshi i drejtohet Komisionit të Venecias për opinion

Projektligji për financimin e partive politike, Peleshi i drejtohet Komisionit të Venecias për opinion

May 13, 2026
Babai i reperit Noizy jep dëshmi në GJKKO, në seancën tjetër thirret Cllevio

Babai i reperit Noizy jep dëshmi në GJKKO, në seancën tjetër thirret Cllevio

May 13, 2026
Prokuroria kërkon 7 vite burg dhe 300 mijë euro gjobë për ish-presidentin Sarkozi

Prokuroria kërkon 7 vite burg dhe 300 mijë euro gjobë për ish-presidentin Sarkozi

May 13, 2026
Kishte fshehur 1.2 kilogramë kokainë në jastëk, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Genova

Kishte fshehur 1.2 kilogramë kokainë në jastëk, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Genova

May 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In