• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rriten tensionet, Erdogani i sulet ashpër Gjermanisë

by Java News
04/03/2017 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pritej që Erdogan të mos i pranonte kritikat për trajtimin e gazetarëve në Turqi. Por në këtë situatë, korrespondenti i arrestuar gjerman me prejardhje, Deniz Yücel ka rënë në mes të fronteve. Erdogan e quan atë “spiun”.

Tonet pajtuese nuk janë karakteristikë e tij. Por tani presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan e akuzon korrespondentin e gazetës gjermane,  “Die Welt”, Deniz Yücel për aktivitete spiunazhi për Gjermaninë. Yücel është “një agjent gjerman” dhe “përfaqësues” i partisë së ndaluar kurde, PKK, tha Erdogan. Ndërsa autoritetet gjermane Erdogan i akuzoi për mbështetje të terrorizmit në Turqi.

I fshehur në konsullatë?

Fjalimi që kreu i shtetit turk e mbajti të premten në mbrëmje në Stamboll mund të quhet një shkallëzim i ri në krizën aktuale mes Gjermanisë dhe Turqisë. Erdogan pretendon se Yücel “ka qenë fshehur një muaj rresht në konsullatën gjermane”, para se të paraqitej tek autoritetet turke. Ministria e Jashtme gjermane i hodhi poshtë fajësimet duke i cilësuar ato “pa lidhje”.

Ashtu si pritej, Erdogan shprehu kritika edhe për refuzimin në Gjermani të disa daljeve publike për fushatën zgjedhore pro referendumit të disa ministrave turq. Ministrat turq nuk lejohen të flasin atje, ndërsa përfaqësues të organizatës së ndaluar kurde, mund të flasin publikisht, u shpreh Erdogan. A

i propozon që autoritetet gjermane të “dalin para gjyqit për mbështetje dhe strehim të terrorizmit”. Lidhur me refuzimin e një aktiviteti në qytetin Gaggenau dy ditë më parë, u shpreh edhe ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag, duke e cilësuar atë si “veprim fashist”.

Deutschland Außenminister Gabriel Aufbruch Reise in die USA (picture-alliance/dpa/B.v. Jutrczenka)Diplomaci në kohë të vështira- Sigmar Gabriel, ministri i Jashtëm gjerman

Ndalim në Rotterdam

Jo vetëm në Gjermani, përfaqësues të qeverisë turke nuk shihen me sy të mirë edhe në vende të tjera. Holanda nuk është arenë fushate zgjedhore për vende të tjera, shkroi kryeministri holandez, Mark Rutte në Facebook. Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Cavusoglu donte të fliste para publikut më 11 Mars në Roterdam, por me sa duket aktiviteti nuk do të zhvillohet. “Ne nuk do të punojmë për këtë, kjo nuk është e dëshirueshme”, tha Rutte.

Kjo temë mund të kthehet në një provë të vështirë për ministrin e Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel (SPD). Gabriel telefonoi me homologun e tij, Cavusoglu për situatën. Të mërkurën e ardhshme është planifikuar një takim në Ankara. Ministria e Jashtme bëri fjalë për “një bisedë konstruktive dhe të angazhuar”.

Kritika nga Gjermania

Ndërkohë Parlamenti Komunal Gjerman kërkoi nga qeveria gjermane të mos e delegojë tek komunat grindjen për daljet publike të ministrave turq në fushatë zgjedhore. Presidentja e tij, Eva Lohse është shprehur për “Rheinische Post”, se “problemi i vërtetë është se deri në cilën masë duhet të lejohen politikanët turq të bëjnë fushatë zgjedhore në Gjermani.” Ky problem mund të zgjidhet vetëm mes Ankarasë dhe Berlinit. Ndërsa e ngarkuara e qeverisë gjermane për Integrimin, Aydan Özguz kritikoi reagimet e qeverisë turke si “tejet të ekzagjeruara”. Ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrmann (CSU) bëri thirrje për vetëpërmbajtje. “Gjermania nuk duhet të kthehet në skenë dhe shesh-loje për konfliktet e brendshme turke”, tha Hermann për gazetën “Bild”.

Këtë dielë (05.03) ishte planifikuar të fliste para një salle në Frechen, edhe ministri turk i Drejtësisë, Nihat Zeybekci, por pronari i sallës nuk dëshiron ta vërë sallën në dispozicion. Zeybekci para refuzimit ishte shprehur për agjencinë turke, Anadolu, se “do ta zhvillojë udhëtimin e planifikuar, e ne themi fitorja është e Allahut. Po qe se nuk më japin sallën, unë do të shkoj shtëpi më shtëpi, lokal më lokal”, ka thënë ministri turk. Të dielën është planifikuar edhe një përshëndetje e Zeybekci në një koncert në Leverkusen.

DW

Next Post
Lefter Koka prezanton nismën për pastrimin e territorit, kritika kryebashkiakëve

Lefter Koka prezanton nismën për pastrimin e territorit, kritika kryebashkiakëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zëvendës-Presidenti J.D. Vance dhe Evropianët

INTERVISTA/ Diplomati Mazi: “Integrimi s’është proces teknik, por politik!”

May 30, 2026
Video shokuese! Çiklisti kap për fyti dhe godet me grushte një grua në mes të rrugës

Video shokuese! Çiklisti kap për fyti dhe godet me grushte një grua në mes të rrugës

May 30, 2026
Berisha: Kush shkon në takimet e Salianjit, i mbyll hesapet më PD-në!

Berisha: Kush shkon në takimet e Salianjit, i mbyll hesapet më PD-në!

May 30, 2026
Finalja e ‘Champions’ PSG-Arsenal, shpërthen festa. Havertz kalon anglezët në avantazh

Finalja e ‘Champions’ PSG-Arsenal, shpërthen festa. Havertz kalon anglezët në avantazh

May 30, 2026
Kampione për herë të 13 radhazi, Vllaznia mbretëresha e futbollit të vajzave në Shqipëri

Kampione për herë të 13 radhazi, Vllaznia mbretëresha e futbollit të vajzave në Shqipëri

May 30, 2026
VIDEO / Restaurohet pas 69 vitesh filmi i parë shqiptar ‘Fëmijët e saj’! Rama: Punë e çmuar!

VIDEO / Restaurohet pas 69 vitesh filmi i parë shqiptar ‘Fëmijët e saj’! Rama: Punë e çmuar!

May 30, 2026
Mbyll punimet Kuvendi Kombëtar, ja kur do të numërohen votat për anëtarët e Këshillit Kombëtar

Mbyll punimet Kuvendi Kombëtar, ja kur do të numërohen votat për anëtarët e Këshillit Kombëtar

May 30, 2026
“Izraelitët na lidhën dhe na dhunuan”, aktivisti Baki Goxhaj rrëfen tmerrin në flotiljen humanitare

“Izraelitët na lidhën dhe na dhunuan”, aktivisti Baki Goxhaj rrëfen tmerrin në flotiljen humanitare

May 30, 2026
Fushata zgjedhore, PDK akuzon: Kosova është në krizë, u shkaktua nga Kurti

Fushata zgjedhore, PDK akuzon: Kosova është në krizë, u shkaktua nga Kurti

May 30, 2026
“Mundohuni të ruani distancat nga personat negativ”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

Cilat janë shenjat më me fat të Horoskopit në muajin Qershor?

May 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In