Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të qëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë. Për pasojë kthjellimet do të jenë dominuese deri në mesditë kur vranësirat shfaqen nëpër territor ndërsa ndonjë shi i papërfillshëm pritet në skajin verior. Parashikohet që mbrëmja dhe nata të largojnë vranësirat nga republika e Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes po ashtu edhe në mesditë duke u luhatur nga 15°C mëngjesi deri në 37°C mesdita.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 3 ballë.
Kosova
Moti në republikën e Kosovës do të paraqitet gjatë paradites me kthjellime dhe vranësira të lehta. Po pasditja sjellë shpeshtim të vranësirave , ku më të dendura do jenë në zonat perëndimore duke rrezikuar ndonjë shi të izoluar. Mbrëmja largon vranësirat duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese.
Maqedonia e Veriut
Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë të diktojnë mot të kthjellët dhe me temperatura relativisht të larta në republikën e MV. Këto kushte atmosferike mbeten gjatë gjithë ditës edhe pse vranësirat e lehta e kalimtare shfaqen në zonat perëndimore.
Rajoni dhe Europa
Europa qëndrore dhe ishujt britanikë paraqiten në ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat herë pas here gjenerojnë shira aftashkurtër. Ndërsa me kthjellime vijon rajoni jugor i europës, veriu dhe lindja e kontinentit.
g.kosovari