Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar dy viktima nga COVID-19.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 2,243 raste të reja të infektuara me këtë virus. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Njoftimi i Plotë:
4 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.861 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.747841 doza të vaksinës.
Deri më sot 801.524 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 12.200 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 8.416 testime, 2.243 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 465 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.170.
Në total numri i rasteve aktive është 19.519.
/b.h