Autoritetet greke njoftuan sot 1152 raste të reja të koronavirusit në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 42080.
Ndërkohë që 153 pacientë po trajtohen të intubuar, 294 pacientë janë liruar nga ICU. Njëherazi sot janë konfirmuar 7 vdekje të tjera duke shkuar në 642 vdekje gjithsej në Greqi.