• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rriten përsëri tensionet/ Irani: Sulme shkatërruese brenda pak orësh! Izraeli: Bombardime ajrore të rëndësishme në proces

by E S
14/06/2025 21:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa fuqitë e mëdha po lëvizin nëpër telefona me biseda të gjata dhe intensive për të arritur paqen, Izraeli dhe Irani vazhdojnë të njoftojnë sulme dhe kundërsulme në proces, goditje shënjestrash dhe dëmet e shkaktuara nga bombardimet që nuk ndalen.

Teherani njoftoi sulme “shkatërruese” brenda pak orësh ndaj izralit. Televizioni shtetëror iranian kërcënoi me “sulme të rënda dhe shkatërruese kundër Izraelit do bëheshin brenda pak orësh”. Ndërkohë, media iraniane raportoi se “raketa kruiz izraelite u lëshuan nga Iraku kundër qyteteve në Iran”.

Edhe Izraeli njoftoi ‘ulme të rëndësishme ajrore në proces’, nga Forcat Ajrore izraelite, që janë duke u zhvilluar në disa zona të Iranit. Kjo u deklarua në një konferencë për shtyp nga zëdhënësja e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Effie Defrin, e cila foli për “një seri sulmesh që nuk kanë ndaluar për 40 orë dhe që kanë goditur më shumë se 150 objektiva”.

“Qindra avionë dhe aeroplanë izraelitë aktualisht ruajnë epërsi ajrore mbi Iranin perëndimor dhe Teheranin”, shtoi Defrin, “aeroplanët po përfundojnë një valë sulmesh kundër objektivave strategjikë të industrisë ushtarake, objektivave të programit bërthamor dhe zyrtarëve të lartë të udhëheqjes terroriste iraniane”.

Televizioni shtetëror iranian raportoi se sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan në zonën e portit Bandar Abbas në jug të vendit. Porti, i vendosur në bregun verior të Ngushticës së Hormuzit në hyrje të Gjirit Persik, është qendra më e madhe detare tregtare e vendit.

Agjencia iraniane e lajmeve Sabrin raportoi gjithashtu se sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan pranë objekteve bërthamore në Isfahan.

Next Post
Erion Veliaj rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës ‘arrest me burg’

Rekursi i Erion Veliajt mbërrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In